Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 279 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit(pak nga te gjitha, histori, politike, genetike, sport dhe magji). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18472)


Postuar nga Fajtori datë 07 Tetor 2011 - 00:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
He pra, lere qe nivelin ua kam lene ju te dyve xhanem.
Si ishte ajo fotoja me ate diçituren
"ata qe rrine lart shohin mut poshte, kurse sa me poshte te jesh aq me shume bythe me mut sheh"

Fajtor me te degjuar e kam, ketu ne itali per ate qe mbaron shkelqyeshme e ka vizen ne xhep per ne amerike, vize do te thote pune dhe shpi dhe nje kontrate te mire.




Une kam pershtypjen e kundert. Ne Itali po pate shkollen te japin dokumentat. Ne SHBA nuk pyesin hic per shkolle. Po mbaroi viza do kthehesh mbrapsh. Gerti Bogdani prandaj u kthye ne Shqiperi, se mbaroi shkollen dhe s'e lane te rrinte. Po ashtu dhe njerez te tjere qe njoh. Eshte shume me veshtire ne Amerike te marresh dokumentat e punes, sepse ate kontrollojne. Ndersa ne Itali eshte lehte te rrish kur je brenda.



Losto, i plasi b... xhajes se s'bleve peshk ti.


Postuar nga Piktor datë 07 Tetor 2011 - 00:50:

Tani nuk e di si ka qene puna e Gertit, por nje miken time e mbajten ne Kanada.
Per kuriozitet eshte gollobordase.

Per me teper per çeshtjen e vizes lexo ketu:

http://it.wikipedia.org/wiki/Fuga_di_cervelli


Postuar nga shelgu datë 07 Tetor 2011 - 06:00:

Thjesht per Salen.
Ka tru krejt te vecante, memorje te shkelqyer, mprehtesi te jashtezakonshme ne zgjidhjen e situatave...gjithmone si mjek po flas. Ishte nje nga me te aftet ne fushen e mjeksise.
Por ka nje te care te madhe ne tru qe aman amaa.

Sa per te ndjerin....kur vdes njeriu nuk shahet. Kaq di une qe me ka thon nona.


Postuar nga Fajtori datë 07 Tetor 2011 - 06:48:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Sa per te ndjerin....kur vdes njeriu nuk shahet. Kaq di une qe me ka thon nona.



Ke te drejte, duhet te kaloje ca kohe. Sic beri mileti me Enverin. Se ne i respektojme zakonet, jo per gje

E sidoqofte nuk u sha i vdekuri, por ne te gjallet.


Postuar nga Fajtori datë 07 Tetor 2011 - 07:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Tani nuk e di si ka qene puna e Gertit, por nje miken time e mbajten ne Kanada.
Per kuriozitet eshte gollobordase.

Per me teper per çeshtjen e vizes lexo ketu:

http://it.wikipedia.org/wiki/Fuga_di_cervelli



O Piktor, ky problem eshte i vjeter sa Italia. Nuk ka sezon televiziv pa dale dokumentar per kete pune. Ca i ke online e mund ti shofesh (psh. Report, RAI3). Po ikja e trurit nuk vjen thjesht nga politika e dobet aq sa nga kushtet dhe sistemi akademik.

Ne Shqiperi ka nje kenge te bukur te Agron Llakaj dhe Agim Bajkos (doganieret e truve). Po ta bashkangjis, degjoje vete


Postuar nga AngelDevil datë 07 Tetor 2011 - 10:36:

Paska vdekur Ramiz Alia


Postuar nga shelgu datë 07 Tetor 2011 - 16:29:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Paska vdekur Ramiz Alia

Perendia e ndjefte.


Postuar nga RAIMONDI datë 07 Tetor 2011 - 16:56:

Ndjese paste Ramiz Alia--Ishte politikani me inteligjent dhe me patriot i Shqiperise

---- Zgjedhjet parlamentare qe organizoi Ramizi ne vitin 1991 , jane te vetmet zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi

--Mira Vickers qe ka bere Librin historik Albania thote se po te ishte degjuar R.Alia nuk do ishte shkaterruar asgje nga Ekonomia, bujqeisa, Arsimi , Ushtria etj

Pasi Ramizi kishte thene qe :" ..te ndertohen ne fillim strukturat e reja dhe pastaj te prishen te vjetrat ....", dhe jo e kunderta sic beri Saliu.

Ishte me te vertete politikan inteligjent . Edhe nderimin e sistemve e beri pa gjakederdhje,
ne menyren me paqesore te mundeshme

-----U prefte ne paqe dhe Zoti e bekofte per jeten plot dinjitet qe beri ne sherbim te Atdheut te tij ....


Postuar nga lost_soul datë 07 Tetor 2011 - 20:20:

Po per Haxhi Lleshin, Pali Misken, Hekuran Isain, dhe te tjere te sorrollopit te tyre dihet gje ne cilen ane te dheut jane?


Postuar nga Fajtori datë 07 Tetor 2011 - 23:36:

Ramiz Alia shahet nga shume njerez. Por ishte personi qe dorezoi pushtetin 50 vjecar komunist ne menyre paqesore. Keta qe jane sot e kane lene vetem me gjak. Ne fakt me eshte dukur gjithmone se mbarimi i epokes komuniste ishte viti 1997, jo viti 1992. vendi vajti ne lufte civile sepse u aplikua po ai mentalitet diktatorial qe nje njeri kishte mesuar ne komunizem. Madje ndryshe nga viti 1991, ne 1997 u dha urdher te bombardohet jugu me avione luftarake. Ramiz Alia kishte ne dore kaq dhe shume me teper, por vendosi te beje tranzicion duke emeruar fytyra te reja (Fatos Nanon). Dhe kjo megjithese nje krah agresiv u be gati te fuste ushtrine per te ndaluar Ramiz Aline (grupi i Xhelil Gjonit). Kalimi i pushtetit ne menyre paqesore ishte dicka shume me delikate sesa duket sot. Mjafton te shikoni Libine sot. Perjashto rastin e 4 prillit ne Shokder, nuk pati gjakderdhje. Ndersa kete vit u vrane 4 veta perballe kryeministrise nuk i levizi asnje qime shtetit, pa llogaritur 3000 vete qe vdiqen si pasoje e shperberjes se shtetit ne 1997-en.


  Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 279 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.