Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 » Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3404)
ok
ku u ndale foto
Re: pershendetje konti
Citim:
Po citoj ato që tha naimi
Pasi qe Ajo eshte e ngjeshur ne menyren te pashprese brenda vetvetes deri ne ate pike ku vellimi i saj eshte bere zero ndersa dendesia eshte bere e pafundete
Me sa duket edhe relativiteti i Anshtajnit ka disa lekunjde, mendohet qe sot universi eshte ne hapje e siper, ne jemi ne nje pike ku universi ka arritur pikerisht relativitetin per te cilin Anshtajni fliste, nderkohe qe ne pikat ekstreme universi perhapet me shpejtesi shume te madhe, prandaj, shpejtesia nuk eshte e njejte ne te gjithe universin.
Re: Universi
Citim:
Po citoj ato që tha Zinart
Cfar eshte Universi?
Si eshte krijuar?
A eshte e vertete se eshte i pafundshem?
Asnjeri nuk mund ta shpjegoj me qartesi si dhe perse eshte krijuar universi. Sidoqofte ka shume teori per krijimin e universit sic esht teoria Bing Bang. Njeriu nuk e shpjegon dot me qartesi as faktin se universi eshte i pafundshem. Shume njerez thone qe universi eshte i pafundshem sepse nuk ka se ku te mbaroje. Per shembull: Ta zeme se fundi i universit eshte nje mur. Ku mbaron ky mur dhe cfar ka pas tij??? Prandaj keto jane pyetje qe njeriu nuk i pergjigjet dot me saktesi sepse eshte e pamundur te mendoj aq larg. Njeriu nuk ka nje fantazi aq te madhe sa per te zgjidhur misteret e universit. Njeriu mund te mendoj vetem ne boten 3D(3 dimensionale).
Po ju si mendoni per universin?
vezhgimet qe beri Hubble ne fillimet e shekullit te kaluar treguan qe galaktikat shtojne shpejtesine tek largohen njera nga tjetri.me pak fjale universi eshte duke u zgjeruar dhe me nje shpejtesi edhe me te madhe dhe qe mund te shpjegohej me formula ku perdorej edhe kostantja e Hubble.nisur nga kjo gje,modeli i nje "Big Crunch" duket pak i mundshem,por gjithsesi nuk mund te hiqet nga modelet e mundshme,duke qene se nuk ja kemi idene e asaj qe po ndodh ne limitet e jashtme te universit...ne arrijme te dallojme nje univers qe ndodhet deri 15 miliar vjet drite larg nesh (me 15 miliard vjet vonese) nderkohe qe perllogaritjet tregojne qe universi ne keto momente eshte zgjeruar deri ne rreth 45 miliard vjet drite prej nesh...se cfare po ndodh pertej atij 15 miliardi vjet drita per ne eshte akoma mister...
duhet te kemi parasysh qe momenti i Big Bang-ut sipas shkencetareve fshin te gjithe modelet e asaj qe mund te kete ndodhur para saj kshu qe askush nuk mund te thote qe para Big Bang-ut pati nje univers qe pesoi nje "Big Crunch".
per sa i perket pyetjes qe ke bere (ose me mire,kane bere),pergjigja do ti jepej nese do dihej se si funksion graviteti.eshte per tu habit por forca qe u zbulua e para,eshte ajo qe nuk dihet mire se si funksionon dhe qe po i shmanget ekuacioneve te shkencetareve per te gjetur nje teori te vetme qe ti bashkonte te gjitha forcat e njohura(me shpresen qe te mos dalin te reja sic i ndodhi Ainshtajnit nderkohe qe po tentonte te bashkonte elektromagnetizmin me gravitetit)...
1
Po them dhe une nja dy fjale me shume.
Mendohet qe me big-bangun eshte krijuar edhe nje pjesez qe nuk ka nderveprim me pjesezat qe njohim ne dhe qe i quajme materie. Kjo pjesez e panjohur eshte pergjegjese per ate qe quhet lenda e zeze, dhe energjia e zeze. Mendohet qe e vetmja force qe ka kjo pjesez eshte ajo gravitacionale. Eshte njelloj sikur te thuash qe vakumi ka nje force gravitacionale brenda saj.
Si eshte gjetur prania e lendes se zeze? Jane bere matje per te gjetur masen e universit me dy menyra.
Njera menyre eshte duke llogaritur sasine e drites se te gjitha galaksive, duke ditur qe masa e nje ylli ndikon ne sasine e ndricimit te tij.
Menyra e dyte eshte duke llogaritur shpejtesite e rrotullimeve te te gjitha galaksive, duke shfrytezuar lidhjen midis mases dhe rrotullimit.
Eshte gjetur qe menyra e dyte prodhon nje mase te pergjithshme shume here me te madhe se menyra e pare. Ky ndryshim masash nuk mund t'i mvishet kurrsesi gabimeve ne llogaritje, keshtu qe fizikantet dolen ne perfundimin duhet te kete lende te padukshme qe e quajten lende te zeze.
Zbulimi i pranise se lendes se zeze eshte quajtur edhe hakmarrja e Ajnshajnit, sepse justifikon konstanten kozmologjike te Ajnshtajnit qe vete ai e quajti gabimin me te madh te jetes se tij. Nje here tjeter per kete.
Piktuarat e bashkangjitura tregojne perberjen e universit dhe te ardhmen e tij ne varesi te lendes se zeze dhe energjise se zeze. Vini re qe ka 8 here me shume hidrogjen dhe helium te lire, sesa neper yje. Gjithashtu te gjithe elementet e tjere me te rende qe perbejne pjesen "me interesante" perben vetem 0.03% te gjithe universit. Universi megjithmend qe eshte dicka shume e zbrazet.
Re: Re: Universi
Citim:
Po citoj ato që tha Laura3
Meqenese te gjithe trupat e universit ushtrojne forca terheqese, gravitacionale tek njeri-tjetri, cfare i pengon keto trupa te afrohen bashke dhe te perplasen?
Re: Re: Re: Universi
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ky eshte misteri qe sfidon ligjet fizike.....
Universi, pra zgjerohet ne menyre te vazhdueshme, kjo dihet dhe eshte e vertetuar shkencerisht.
Por universi eshe te ndryshime t vazhdueshme dhe levizje te panderprere.
Diku lind nje planet dhe diku lind nje Vrime e Zeze.
Ne jemi ne nje zone te re teper te re. Toka jone eshte foshnje.
Keto thote shkenca dhe ne i bidemi asaj.
Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 » Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.