Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5491)
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
sa her flitet per gjuhen kshu me kujtohet nje djal axhit i imi jeton ne gjermani
po fmive te tij sjua meson gjuhen ai vet qellimishte sepse sdon qe ti flasin shqip me at pershtypjen qe marrin theks tjeter e ka dehsir te duken gjermane
aq me teper cfar me bente te qesh em vete gjithmone ishte menyra si u kenaqte kur thoshte qe kam komshij gjermane dhe merrem me ta
thosha me vete shif shqipatri i lollur sa pak i punon mendja do medoemos te duket dicka tjeter nga cesht po shqip vlal gjuha jote vendi jot pse e mohon per ti pelqy dikujt
thejsht sme pelqejn kto tipa dhe pse djal axhe po gjithe kunder i isha
jo une po thoja ai tipi sdonte tu mesonte shqip sepse thoshte si femijet te mesojne shqip e te flasin gjithe kohes shqip ne shpi sdo jen ne gjendje te flasin gjuhen gjermane si gjermanet kjo
po duke folur gjermanisht si shpi si jashte do kishte me shuem shance te duket si gjerman
kjo arsyeja
ndersa une thoja vetem tu flasesh femijeve pa patur nevoj te hysh tu mesosh aq shume jan ne gejndje te kuptojn e te flasin
se gjuhet tjera skan nga shkojn ne bot pa i mesu ata kur kan ne shkolle e krjet po gjuhen shqipe kur e flet shpi dhe femijet e mesojne ndoshta se din 100 % po nje 10 % a ben s ate komunikojne e te kuptojne e te flasin e
e po per me shuem sbesoj qe u duhet ta din perfekt perderisa ehste nej gjuhe qe shyn ne asnje vend te botes pervec se ne shqiperi se shof ndonje interes
po prape se prap gjuha jon si flet e shkruan kshu ska ndonje shkence te malle per tu elxu dhe shkru pse jo
ateher shqipaRET jemi te shkathet ca nuk kapim ne 10 her me shpejt se kta lol
Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Te jetosh ne nje vend te huaj nuk do te thote detyrimisht te shkepusesh lidhjet me origjinen tende vetem sepse nuk jemi mesues te kualifikuar gramatike (po dhe po te ishim do ishim egoiste), apo sepse sistemi social vendas eshte cope-cope, apo sepse duhet te respektojme gustot e femijes, etj etj. Ndoshta nuk do e shkruajne shqipen me gramatike, por shqipen e folur do e mesojne ashtu si e degjojne ne shtepi, po e degjuan ndonjehere. Femija e merr si loje, nuk e shqeteson komunikimi dy-gjuhesor sepse do i duket, te pakten ne vitet e para te jetes nje gjuhe e vetme. Dallimet me pas vijne gradualisht, e do jene pikerisht ata qe do i bejne. Mbase nuk do jene llafolloge te mbaruar, nuk do kene elokuencen e nje shqiptari te rritur ne Shqiperi, ama kenaqesine e te berit batuta me gjysherit apo me te afermit moshatare s'do ua mohoje askush. Nese eshte egoizem t'u mesosh pak shqipe, eshte po aq egoizem te mos ua mesosh e t'i destinosh drejt nje shkeputjeje totale kundrejt origjines. Preferoj shume me teper qe femija im ne nje te ardhme te vendose te distancohet vete nga origjina qe i kam "imponuar", se sa te vije te me pyese pse dreqin nuk ia kam "imponuar" deri ne ate kohe, e do jete kohe e humbur qe nuk do rekuperohet me.
Se kam ngelur dhe pa gjume nga ky debat
Fajtor femijet nuk e mesojne automatikisht shqipen duke degjuar prinderit, nuk eshte kaq e thjeshte. Nje lloj pune duhet ta beje dhe prindi qe t'i bashkangjise cdo fjale te re qe meson ne gjuhen e huaj edhe kuptimin ne shqip. Shqipen po e degjoi do e degjoje vetem nga prinderit, e nese keta te fundit nuk kane nerva atehere dihet qe femija do ambientohet duke e degjuar si gjuhe, ndoshta do e kuptoje, por nuk do sforcohet kurre ta flase.
Nuk diskutoj rendesine e gjuhes vendase si gjuhe primare, ne studimin gramatikor e ne pervetesimin sa me te plote te saj. Por femija ne kete pike eshte me i privilegjuar, se midis shkolles dhe shoqerise do e mesoje s'ka rruge tjeter. Une nuk konceptoj dot idene qe pse shqipja eshte tashme nje gjuhe demodè dhe nuk te con askund pervec se ne Shqiperi atehere duhet lene ne hije, se tashme nuk i sherben askujt.. c'gje e tmerrshme! As qe ma ndjen per nacionalizma sinqerisht, ma ndjen qe te flas shqip ne familjen time sot e deri sa te plakem. Mund te jetohet fare mire edhe me dy gjuhe, jam e bindur per kete.. ne nje te ardhme le te vendosin vete femijet nese jane te interesuar te studiojne kohen e kryer te thjeshte.
E sa per punen e prespektives, ndoshta ate mendje kishin dhe ata shqiptaret qe kane marre plackat e jane kthyer pergjithmone ne Shqiperi. Kthehu nga te kthehesh, gjithmone aty perplaset koka, sa cudi e..
Citim:
Po citoj ato që tha al74
dylan une shqip flas ne shpi edhe mundohem tu shpjegoj ndonje gje po gjuha shqipe eshte aq e veshtire sa mua me duket humbje kohe qe femite e mi ti hyjne me themel .
ja ta shtroj nje pyetje qe mund edhe Dulcis ti pergjigjet neser me nge:
ti do ta kuptoje nje dialekt te folur ngushte nga nje filan zone e Shqiperise? ja e zeme qe une komunikoj ne dialektin tim me femine dhe ai do e mesoje . a eshte te mesuari gjuhe shqipe kjo?
Mendime, gjykime interesante ketu.
...Mbesa ime, vajza e motres, para tre ditesh mbushi dy vjec dhe dje e festuam, kupton dhe "flet" te dy gjuhet (shqip+gjermanisht).
Motra ime qysh ne ditet e para i ka folur vetem shqip. Kete gje ajo ka kerkuar e insiston (m.q.se une jam i vetmi ketu me kete gjuhe-shqipen me te cilin mbesa ka kontakt me shume), qe femijes ti flas vetem shqip.
I jati i femijes eshte gjerman dhe, si rrjedhoje ai i ka folur gjermanisht.
Po kete gje kerkon dhe i jati qe me shume ti flitet shqip femijes, te marre sa me shume nga gjuha shqipe tani, tani qe eshte e vogel.
Tani, cudia, edhe pse femija eshte vetem dy vjec, dallon qe mua duhet t'me flasi shqip (ajo se di qe eshte shqip, por di qe eshte nje gjuhe tjeter perkundrejte gjuhes qe perdor i jati) dhe, kur i flas une gjermanisht me shikon me habi sepse e di qe eshte gjuha qe perdor i jati, gjyshja gjermane e Halla e saje. E sigurisht thote me veten "C'ne daja qe me flet si babi !?", e me pergjigjet ne shqip!!!
Pra, sipas mendimit tim, ajo e ben dallimin e gjuhes sipas njerzeve tani per tani. Me motren=te emen, me mua, me gjyshen=mamin tim flet ne shqip.
Une nuk shoh-kuptoj asnje sforcim tek ajo qe ta ktheje te folurin-pergjigjen ne moment sipas gjuhes me te cilen i drejtohesh.
Gjermanishten detyrimisht e llogjikisht ajo do ta kete gjuhe primare por, akumulimi i fjaleve qe merr tani ne shqip, rrahja e veshit me kete gjuhe qysh ne kete moshe (motra i ka fol qysh diten e pare qe doli ne jete ne shqip), jane hapa te rendesishem per me teje, persa i perket gjuhes.
Perse ajo dhe cdo femije duhet ta dije shqipen, te pakten per te folur-komunikuar?
1-Cdo femije Shqiptar, me prejardhje shqiptare, eshte pashmangerisht i lidhur me Shqiperine. I lidhur nepermjet njerzve te gjakut qe jetojne atje si; Gjysherit, Hallat apo Tezet si dhe femijet e tyre me te cilet ky femije edhe pse jeton diku ne Bote, do te kete kontakt gjithe jeten, dhe gjuha eshte ajo qe forcon apo dhe dobeson nje lidhje shpirterore, sic eshte rasti i mbeses time me femijet e motres qe jetojne ne Shqiperi.
Pa gjuhen e perbashket, ato nuk do te munden te komunikojne dhe si rrjedhoje do te dobesohet lidhja.
2-Cdo gjuhe plus e ditur, eshte nje celes per njohje dimensionesh te tjera ne jete (kultura te shteteve, komunikim lirshem mes njerzve etj, etj.).
3-Nje gjuhe plus e ditur, eshte dhe nje fare sigurie per te ardhmen, pershembull punesim.
Jetojme ne Globalizem dhe ngjarjet ne Bote rrokullisen aq shpejt sa ne tani edhe smund ti mendojme.
Edhe Shqipja mbase dikur, do te kete vendin e vet ne Europe dhe me gjere.
Rasti i Italise qe, gjuhen shqipe e futi me Ligj neper shkolla (me sa kam lexuar), eshte hapi i pare qe dhe kjo gjuhe=shqipja, ne nje kohe te afert do te jete e nevojshme ne fusha te ndryshme te jetes EDHE JASHTE Shqiperise.
p.s. Nuk jam fare dakort me Fajtorin qe shprehet ose mendon se ajo te te vdese.
Gjuha vdes kur nje popull shuhet. Shqiptaret nuk po shuhen, perkundrazi po shumohen qofshin ato neper Bote por edhe ne Shqiperi ku, nuk duhet harruar qe mosha mesatare ne shqiperi anon nga te rinjte.
O dulcis, e di si flet ti si ato familjet aristokrate qe s'dine ku te cojne leket dhe kane tre dado ne shtepi, ku njera merret me gatimin, tjetra me eduakten e pergjithshme dhe e fundit me gjuhet e huaja, fut brenda edhe traditat e familjes se saj.
Po jo o goce se s'eshte kaq e lehte sic e thua, se te ishte, te gjitha nenat shqipetare do vepronin.
Ne shqip po flasim e s'po merremi vesh. Une dua te di nga ty nje gje teper te thjeshte, a e kuptove te pakten fajtorin sec cfare tha?
I ka spjeguar tamam me pika e me presje, jo per gje.
Hahah Cec.. Po ti mua a me kuptove se cfare thashe? E pastaj jam une ajo qe s'jam dakort me ty
Une nuk jetoj ne planetin e aristokrateve, jam e ndergjegjshme per lodhjet mendore dhe fizike te cdo prindi ne emigrim (me shume nga c'mund ta imagjinosh). Thjesht ketu kemi mendime/kendveshtrime te ndryshme per te njejten ceshtje. Une nisem nga realiteti im, nga parimet e mia, nga ajo cfare shoh e cfare ndjej.. Ti bazohesh ne realitetin e ndjenjat e tua. Une them qe behet e duhet te behet (per arsye qe s'po t'i rreshtoj nga fillimi), ti thua qe s'behet.
Dakort. Cdokush jeton si i duket me e drejte.. c'duhet te me shpjegohet mua ketu nuk e kuptova.
si moj nuk mesojne fmijet tu nigju
po kmija 2 vjec dhe fillon flet tre gjuhe nejheresh
te thot hanger
thot encore
e te thote stop
e ca don ti tre gjuhe
sa ka nis me fol imagjino me vone
mundesisht ket fjalen stop
ta thot dhe shqip
boll
lol
po noshta smesojne te gjithe mire e kshu po komunikim po
e tani mir do ishte dhe me shume po mjafton noshta em kalimin e kohes do vije do e humbasin krjet po cti besh kshu e kemi zgjellur jeten femijet qe jane jashte sdo munden kurre te ket gjithmone traditen shqiptare e veshtire ta ruash brez pas brezi se femijes qe rritet jahste mondohu sa te duash ti tja fusesh ne tru esht e veshtire jeton me nje shoqeri tjeter ku ska te bej me shqiptar
flAS ne kushte ku jetoj un per vete
gjuha shqipe shkon shume me tej parimeve te tua Dulcis .
Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.