Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)


Postuar nga Zhylien Sorel datë 11 Maj 2007 - 01:10:

Re: Re: Ti hesht....

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever


Bukur iliriusa si gjithmone. Urime...



...demo ...mua me duket bukur dhe thelle ......


nga njehere heshtja flet me shume se miliona fjale ....


Postuar nga iliriusa datë 11 Maj 2007 - 02:00:

Faleminderit Martin Iden, Isra dhe Demokrate4ever, si gjithemon shume te vemendshem!


Postuar nga kontinenti datë 11 Maj 2007 - 03:24:

Sidoqofte......une e njoh nje poete!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 11 Maj 2007 - 12:57:

Nuk di te them me siguri ne ke nje shpirt te madh apo jo ....(nga pozita qe kam) por di te them se ke nje nga cilesite qe i dallon njerzit me shpirt te madh .....MODESTINE

ps,keshu jeni si familje ju me duket


Postuar nga iliriusa datë 16 Maj 2007 - 06:30:

Lamtumire (2)

Lamtumira kaq shpesh arrin pa u ndjere
perpelitet ne frymarrjen e nxituar
afrohet me hapat qe largohen ne terr
ne castet, momentet e harruar...

Zgjat rrenjet ngadal drejt shpirtit qe fle
si gjymtyre te huaj qe s'te perkasin
te mberthen e kacavirret ne kujtimet qe ke
e pa zhurem prej teje kujtimet rreshqasin.

E zgjohesh e lodhur me nje dhimbje pa emer
me nje mall te cuditshem pa arsye, pa shkak
edhe qan se ne shpirt gjithemon mbetesh femer
edhe lotet te bejne te vuash me pak

Lamtumira shperdridhet kacavirret ne hije
te mbeshtjell ne mjergullen e asaj qe vjen
edhe ti kupton se pa e ditur e dije
se pa 'lamtumiren', s'thua 'miresevjen'.


Postuar nga heathcliff datë 16 Maj 2007 - 23:20:

Bukuria ndjek

rikthimet ne vetvete

e struket ne rete e bardha

si nje fllad i lehte muzgu.

 

Çatia hapet

e magjia hyn brenda

me pluskimet e saj te yjta.

 

Toka dashuron hapat e sigurte

qielli frymen e shenjte

ne stinen e bukur te Qenies.

 

Fija e barit

tek gjallnon vogelsin

shkelet nga perditshmenia.

 

Grafullojne shembelltyrat

frymemarrjet e fundit te nje drite

qe banonte diku ne fyt...

ne fytin e asaj bukurise se shemtueme

qe me ka vjedhun tansisht.

 

 

A.K shkoder 2006

 

 

 


Postuar nga viper datë 17 Maj 2007 - 15:52:

Unhappy kurre s'te pata te timen

Kurre s'te pata te timen

Ne tymin e vrazhget te cigares,

jam futur thelle ne mendime,

te mendoj ty shpirti im qe kurre

s'te pata te timen.Do doja te te

kisha vetem nje nate te vetme.

Ku deshmitaret e dashuris tone

te ishin muret e shkrete,

me pafajsine e tyre dhe muzika ne sfond

te ishin psheretimat tona,

qe dilnin nga kenaqsia e pafundme,

por ti ike shume shpejt shpirti im,

si gonxhja e trendafilit kur e kepusin

pa i hapur petalet e saj,

ashtu shkove edhe ti, ti ike por

ne zemren time le gjurme qe s'do

te fshihen kurre,por te betohem

se te kam dashur dhe dote dua perjete...!


Postuar nga <<KeShTjElLa >> datë 17 Maj 2007 - 18:31:

DO BEHET MIRE

PERGEZIEM PER POEZIT DO TE DOJA TE SHKRUAJA EDHE UNE CA FJAL:
NE NJE SHTATOR TE VITEVE TONA
ZGJOHESHA ME BINDJEN SE
TI DO TE KTHEHESH
TE PAKTEN PER MUA
UNE PRISJA POR ZERI YT
KURRE NUK U DEGJUA
TE PRITA NE VJESHTEN E FTOHTE
STREH KISHA QIELLIN
NE DITET ME SHI
GJETHET I MORI ERA
POR JO EDHE NDJENJEN
QE KISHA PER TY
TE PRITA EDHE PSE PER TY
NUK KISHTE KTHIM
PO NE DO JEMI BASHKE
TE PAKTEN NE AMSHIM


Postuar nga ishpeshtimi datë 17 Maj 2007 - 19:33:

Re: Lamtumire (2)

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Lamtumira kaq shpesh arrin pa u ndjere
perpelitet ne frymarrjen e nxituar
afrohet me hapat qe largohen ne terr
ne castet, momentet e harruar...

Zgjat rrenjet ngadal drejt shpirtit qe fle
si gjymtyre te huaj qe s'te perkasin
te mberthen e kacavirret ne kujtimet qe ke
e pa zhurem prej teje kujtimet rreshqasin.

E zgjohesh e lodhur me nje dhimbje pa emer
me nje mall te cuditshem pa arsye, pa shkak
edhe qan se ne shpirt gjithemon mbetesh femer
edhe lotet te bejne te vuash me pak

Lamtumira shperdridhet kacavirret ne hije
te mbeshtjell ne mjergullen e asaj qe vjen
edhe ti kupton se pa e ditur e dije
se pa 'lamtumiren', s'thua 'miresevjen'.



Shume e bukur Iliriusa....po qe se nuk merzitesh me ler te shkruaj nje variant pak me te "perpunum":

Lamtumira kaq shpesh arrin pa u ndjer'
Perpelitet ne frymemarjen e nxituar
Afrohet me hapat qe largohen ne terr
Ne castet, ne ndjenjen e harruar...

Zgjat rrenjet ngadal drejt shpirtit qe fle
Si gjymtyre te huaja qe nuk te perkasin
I mberthen e kacavirret ne kujtimet qe ke
E pa buje prej teje kujtimet rreshqasin.

E zgjohesh e lodhur me nje dhimbje pa emer
Me nje mall te cuditshem pa arsye, pa shkak
Perlotesh se ne shpirt gjith'mon mbetesh femer
E lotet te bejne te vuash me pak.

Lamtumira sperdridhet, kacavirret ne hije
Te mbeshtjell ne mjegullen e asaj qe vjen
Ehe ti kupton se ne shekuj e dije
Qe pa 'lamtumiren', s'thua 'miresevjen'

Te kerkoj te falur qe po e prek pa leje....Ndoshta nuk e kam cenuar per keq..


Postuar nga viper datë 17 Maj 2007 - 21:55:

MASHTRIMI

Ne flaken e zjarrit gjeta syte e ty,

ne tymin e cigares ndjeva eren tende

thelle ne veten time gjurmet nuk jane tretur,

sepse te dua edhe pse ke vdekur.

Kujtoj ditet qe bashke jetuam,

kujtoj castet e bukura qe kaluam.

Ehh sa shume te kam kujtuar

vetem per te te mos harruar.

te quaj te vdekur sepse nuk je e gjalle

te pakten per mua qe te pres me malle.

Me mall e nostalgji po dieg shpirtin tim

qe ai shpirti yt e la jetim,

te kujtoj kot se s'te harroj dot,

pyes veten pse lodhem me kujtimet e tua.

Por ajo peshperit lehte fjalen "TE DUA".

E di qe genjehem kot me keto fjale

e di qe do dashuroj nje tjeter vajze,

sepse zemra ime me nuk po e duron

kete dashuri te harruar po e mallkon.

Si dy pika loti ishim ne te dy,

ishim vetem dy e s'kishim te trete,

por zoti s'na deshi dhe na la te shkrete.

na hoqi na largoi dhe une e kuptova se kush me

                MASHTROI.............


  Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.