| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Citim:
Po citoj ato që tha Isra
e pra, sa keq![]()


Kam frike...
Jo,mos fli kaq gjate ne krahet e mi
Kam frike se nga ti, do shtij ndenje e duar ...
Kam frike se do digjesh ne krahet e mi
Kam frike se do digjem ne puthjet e tua.
Ne krahet e mi, ti mos fli kaq gjate
Sepse vjen nje cast dot nuk rezistoj..
Kam frike tek te shoh, fjetur ne krahe
Kam frike se te djeg e te cjerr me thonj.
Ti mos fli kaq shume ne te mijet krahe
Ndoshta nuk permbahem tek te shoh aty
Kam frike se do behem nje cast grabitqar
Per veten kam frike, por me shume per ty...
Jo, ne krahe te mi, ti mos fli kaq gjate
Valle a nuk e ndjen qe ke fjetur shume?
Zgjohu mjaft ke fjetur, hapi zemer, krahe..
Ne krahet e tua, te flej edhe pak une.
Ku ta gjej o Zot guximin!
Ku ta gjej o Zot guximin
Ku ta marr, a nuk me thua?
Ta ndaloj vashen ne rruge
E lirisht ti them: te dua.
Ku ta gjej o Zot guximin?
Ta ndaloj vashen ne rruge
T'ja drejtoj ne sy shikimin
Ta puth lehte permbi buze.
Nje grimce guxim ku ta gjej
Nje xixe zjarri te shkrij gjuhen
Zemren vajzes t'ja rrembej.
Sic rremben skifteri pulen.
Pa titull...( Gete )
Te pershendes
(Indriti)
Dy fjale!
Fjalet qe flasim nuk jane pervec shkronja
Tinguj te rende ne shprehje e fjale
Te renda jane fjalet qe dalin nga goja
Te vrasin, te presin me shume se nje shpate.
Dy fjale te vetme dhe asgje me shume
Mu ne fund te shpirtit te vrasin e ndrydhin
Dy fjale te djegin te bejne hi e shkrumb
Dy fjale te vogla ne trishtim ne zhysin..
Porsi helm i gjaperit jane dy fjale te liga
Pa meshire helmojne miq dhe dashuri…
Si flladi i pranveres jane dy fjale te mira
Te heqin c'do dhimbje te dhurojne freski.
Dy fjale qe dalin nga buzet e tua…
Te bejne qe qeshesh, te gezosh
Nje fjale e vetme qe leshon gjuha
Te ben me krahe te fluturosh
Ah po ta dinim c'fare jane dy fjale
Me shume pergjegjesi do ti hidhnim fjalet
Dy fjale te bejne te digjesh ne zjarr
Me dy fjale te vetme e fiton parajsen.
Shpifje...
Mbolla endrra sa u lodha
kur te tjeret me qortuan
dashuri ne zemer mbolla
dashuri nuk me dhuruan.
Nuk vola pervecse dhimbje
Vetem plage e lot ne sy
vola nje det plot me shpifje
dhe pse mbolla dashuri.
Fundja keshtu eshte kjo bote
Te ndihmon njerzit te njohesh
Mbjell c'te duash eshte e kote
Ne fund shpifje do te korresh.
Poezi shume e bukur kjo e mesipermja Indrit , ashtu si te gjitha te tjerat qe kam lexuar deri me sot prej jush . Permban nje mesazh domethenes . I te njejtit mendim jam dhe une per mosmirenjohesit dhe shpifesit , si specia me e urryer e shoqerise .
Urime!
Orig!
Te falenderoj per ndjekjen ne teme, nderkohe flm edhe per urimin e bukur.
Po te pershendes me nje cope bejte me poshte dhe uroj te te pelqeje gjithashtu.
indrit
Prandaj nuk me fal!
Te rinj jemi, si dime gjerat
Ndonjehere edhe gabojme
Jeta na perngjan me endrrat
Vone dremitjen e kuptojme.
Te rinj jemi, plot deshira
Dhe pas tyre shpesh vrapojme
Ndonjehere na genjen zemra
Dhe i thyejme koke e kembe.
Kush lindi e nuk gaboi
Kush nje here nuk beri keq?
Nje njeri nuk behet engjell
Por ama nuk eshte as dreq.
Te gabosh eshte njerezore
Ndaj gabojme sa jemi gjalle
Ndersa falja eshte hyjnore
Prandaj ndoshta nuk me fal.
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Shpifje...
Mbolla endrra sa u lodha
kur te tjeret me qortuan
dashuri ne zemer mbolla
dashuri nuk me dhuruan.
Nuk vola pervecse dhimbje
Vetem plage e lot ne sy
vola nje det plot me shpifje
dhe pse mbolla dashuri.
Fundja keshtu eshte kjo bote
Te ndihmon njerzit te njohesh
Mbjell c'te duash eshte e kote
Ne fund shpifje do te korresh.
| Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.