Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga Unstoppable datë 11 Tetor 2005 - 12:53:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
awww sa bukur

Ok , vete e kerkove....

Girly girl dhe inteligjente
din me ba njerzit per vehte
her flet me delikatese
dhe her tjera te shkrin tu qesh
e kam patriote dhe e kam kojshi
lum si burri qe e fut n'shpi
Per bukuri s'di ca me than
se najher foton s'ma ka dhan..lol
ndoshta asht e bukur fort
e ndoshta jam tu ja fut kot..
Po per dica jam i sigurte
me e lexu ti shplodh trute
Kja asht Keila jone e dashur
simpatike dhe ne kry e pasur...


Postuar nga i/e paregjistruar datë 12 Tetor 2005 - 05:48:

awww edhe kjo e jemja e bukur boll

ket unstoppable e njoh pak
duket djal per marak
neper bejta e kam ortak
ndizet shpejt bash si cakmak
boll me qejf e ka kritiken
vec se mir e formulon
kerkujt s'duket se ja ka friken
e thot cop at qe mendon
njashtu robi ka lezet
kur nuk rrin fort me ba lajka
e shpreh qart mendjen e vet
s'rrin me bajt si sharabajka
gzohem qe e njof ktu ne forum
naj dit tjeter tesh flasim ma shum...

ishalla me shan eee


Postuar nga Unstoppable datë 12 Tetor 2005 - 08:52:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
awww edhe kjo e jemja e bukur boll

ket unstoppable e njoh pak
duket djal per marak
neper bejta e kam ortak
ndizet shpejt bash si cakmak
boll me qejf e ka kritiken
vec se mir e formulon
kerkujt s'duket se ja ka friken
e thot cop at qe mendon
njashtu robi ka lezet
kur nuk rrin fort me ba lajka
e shpreh qart mendjen e vet
s'rrin me bajt si sharabajka
gzohem qe e njof ktu ne forum
naj dit tjeter tesh flasim ma shum...

ishalla me shan eee


lol
Patriotja po m'merr me t'mire
po korruptohem me deshire
ja maj Keila nuk t'shaj un ty
se kam boll ktu ke me fy (lol)
dhe shkodranet i du fort
sidomos disa qe s'flasin kot
rri gjithmone dhe i mbaj anen
vec najnjenes qe m'permend nanen ..
Tash me fol ate qe asht
ndezem shpejt si me ken kasht
sidomos kur m'shkelin bishtin
ja fus nji t'shame dhe i kallxoj gishtin
Por di dhe me vecu
ato qe m'pelqejne di me i respektu
dhe pa dasht me kalu n'tepri
ti hyn n'ket kategori..
Ktu hy kot un per gallat
me ngacmu e me ba shamat
rri e qeshi me disa
qe vuajn shume dhe rrin tu qa
per nji post a nji replike
bajn si fmi dhe s'dijn me ik
Ktu kane gjet dashurine
disa kane ktu edhe shpine
disa tjere jane ba me fmi
ne MP tu ba dashni...
Ti je ndryshe s'je si kta
je valute sa ma s'ka
je me mend dhe kembe n'tok
je e ralle ktu s'ke shume shok..
Ik tash boll ta bana qefin
se s'ka burr me ta majt veshin
kot po t'rritet e t'del n'kat trete
e kojshia po ta pret...


Postuar nga Cindi datë 12 Tetor 2005 - 20:39:

Uaaauuu!!!!!!!!.
OK. Helges to my friend without age and borders.

Mendimet e tua vershojne,
Si shigjetat e Termopileve
Mbi kokat e perseve te hutuar.

Mbulojne qiellin e kalter
Dhe nje tjeter qiell shkruajne
Shume sy duhen per ti lexuar.

Mendja jote e "cmendur",
Ne shpirtin tend te paster,
Sa shume turbullohet
ne te brishtin trupin tend.

Forumi duhet te te ngreje nje piedestal,
Si magnet i fuqishem ti njerezit terheq.
I ben miq, armiq kudo qe jane,
por ti prape u jep jete.

Vetmia e urryer kudo ka pllakosur,
Vuajne shqiptaret kudo ku jane.
Por ti i jep shkelmin kesaj vetmie te mallkuar
e dergon larg shume larg.


Postuar nga Lela_Dr datë 14 Tetor 2005 - 00:24:

Jo jo nuk je cmendur.... eshte nje faze e tille qe me te kaluaren e kohes kalon vet vetiu..


Postuar nga i/e paregjistruar datë 14 Tetor 2005 - 04:41:

unstoppable me fal per ket vones
po per ket pune e ke fajin vet
se me kan ik krejt mendt e kres
tuj kerku veshet ne kat te tret
njaq efekt patne fjaltet qe the
sa qe veshet moren ekspresin
s'po te rrej, e po t'baj be
se me nji lexim ma hoqe tan stresin
bash jam shkri tuj te lexu
e shum qejfi me asht ba
pritezot t'kishe vazhdu
te dera me t'lyp m'kishe pa :p
tesh ja kalofsh ti sa ma kandshem
e qejf bash kudo qe t'jesh
se s'tlevdoj ma kshtu randshem
po respektin tem gjithmon do t'kesh
...............................................................

tesh pa shum hezitim
dy vargje analistes ja dedikoj
se edhe ajo gzon respektin tim
nder njerzit ma t'mir ktu e dalloj
asht e dashtun e puntore
e forumit kohe i kushton
asht profesioniste e jo amatore
t'lumt ata qe i jep leksion
jep mendime plot me vlere
e ku duhet kryeson
e vendosur asht perhere
s'ka qejf hic agjitacion
me ket vajz nuk ka shum lojna
se ka mend e seriozitet
e shef boten me plot bojna
me e lexu te ka lezet
e shoqnushme dhe e qeshun
un te till e shof perhere
do t'jet edhe bukur e veshun
c'do dit Zoti ja baft vere...



kaq per sot, heres tjeter e ka rradhen durrsaku


Postuar nga myzeqari datë 14 Tetor 2005 - 05:06:

Ehhh c'gabohesh ti moj vajze
me durrsakun kot ngatrohesh
ai i ka fut gjumin e shtate
mos prit nga ai te lavdohesh

nejse shpresoj te jesh mire
dhe durrsaku gjithashtu
te pershendes prej ketu ku jam
me gjith mace e kuturu

dhe per anen qefi ma kishte
ti thosha dhe une dy gjera
se kjo vajze shume na ngatron
i ka bere lemsh te tera

kur fillon e nxehet fort
hapi ruge e nisu e ik
se po filloje te zbrase cfare ka
ne ben te tereve kopesht zoologjik

koke me vete ske ci thua
mbi te gjitha ka llogjik
por me mire po e mbyll ketu
qe te mos ha ndonje ''zhapik''

per ta mbyllyr cfare te them
per te gjithe ju kam deshire
nga zemra tju uroj
gjum te embel dhe naten e mire


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 14 Tetor 2005 - 09:03:

Arrow -"Nje Nate ne Mergim..."-

Mu kujtua femijeria,
pluhuri mbi trotuaret e vrare;
Mu kujtua dhe oborri tere balte,
ku hodha hapin e pare!

Mu kujtua ajo vajze bjondine,
qe qeshte
kur i ati kthehej nga puna;
Mu kujtuan syte e saj plot lote,
kur e merrte uria!!!

Mu kujtua dhe lulemellaga,
qe thahej dimrit te ftohte!
Eh c`mu kujtua kete nate dhe halla
qe na piqte geshtenja ne sobe!!!

usa/tetor/2005


Postuar nga Cindi datë 14 Tetor 2005 - 20:14:

Natyrisht qe nuk je e c'mendur, thjesht je nje njeri normal me ndjenja dhe shpirt, me te mirat dhe te keqiat.


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 14 Tetor 2005 - 22:10:

Përshëndetje...... Sykaltra!

J'u përshëndes Helga,

Kam nderin që gjindem në mesin e kësaj faqe të bukur
e po ashtu në mesin e të gjithve këtu.
J'u falenderoj nga zemra për komplimentet e bëra nga ju
dhe gëzohem që poezitë e mia u kanë pëlqyer sado pakë,
gjithashtu edhe nga unë keni komplimente për krijimtarinë tuaj,
sikur ti dhe të tjerët... vërtet shkruani bukur vetëm urimeeee.
Është e vërtetë ashtu siç thuani ju, që vargjet e mia janë vargje të shkruara me lotë dhe që kanë peshë të dhembjes në çdo germë,ndoshta dikush nuk mund ta vërej këtë, por e vërteta gjindet brënda këtyre vargjeve dhe meje...
Ka kohë që shkruaj poezi dhe proza për dashuri edhe pse nuk jam kurrfarë poete apo shkrimatre e vërtetë, por vetëm thjeshtë si një poete amatore, shkruaj për atë që ndjej, për atë që zemrën ma mundon, për lotët e mi që s'më ndalën kurrë, për dhembjen që tani e kam dhe s'më le të qetë në asnjë çast edhe pse nuk shkruaj me dëshirë, por loti dhe dhembja më Ldhëzojnë që të shkruaj për një dashuri...
Për kujtimin e saj që tani vetëm loti dhe dhembja më mbetë,
tani ndoshta ju mund ta kuptoni më mirë se pse e quaj vetën kështu Loti_Dashurisë,
isha, jam dhe do mbesë gjithmonë Loti_Dashurisë...




Loti_Dashurisë

Nuk qenka lehtë të bëhesh lotë i dashurisë
Në jetën tënde përjetë të vuash,
Në ditët më të mira të rinisë
Lotë e dhembje kurrë mos mund t'i shuash.


Por kështu qenka jeta,
ajo shpeshë herë të mashtron,
qenka e vështirë me shumë ngarkesa,
me lotë e dhembje jetën ta jeton.



Me respekt Loti_Dashurisë.....


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.