Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Poezi per ty (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7973)


Postuar nga artidr datë 29 Maj 2005 - 19:32:

Te dua ,te dua sdo te harroje per jete dashurien tende veshtire e kam me gjete Une nuk t`i harroje ata syte e zi por mbi te gjitha tenden dashuri Mos harro se edhe une jam ne gjendje te dua kisha dashur buzet Ty me ti shijua Dje me ke knaqur me hare e gezim kur te pata e dashur Ty ne preherin tim Ah me sa deshire ti mu me shikove me puthe ne buze dhe fort me perqafove Ashtu si dy zogje njeri tjetrin shikuam nuk vonoi shume dhe buzet bashkuam Une teledhatoje Ty me mallengjim e ti vure koken mu ne gjoksin tim te putha ne balle ne buze e ne vetull.... kudo qe te jesh je shume te puth foort


Postuar nga artidr datë 29 Maj 2005 - 19:52:

Shpirt, cdo minute me ty eshte jete e vertete, cdo minute pa ty eshte shprese per te jetuar.

-Nese do te me gjuash ne zemer..shikoje mire shenjestren, aty je ti!


Postuar nga amor alucius datë 30 Maj 2005 - 01:15:

Talking Roneo,per ty qe s'permbahesh me keto tragjedite dasmore e prinderore

Ne dasmen time
ti zemra ime
eja e mos ngurro
ndon se na ndane
bashke nuk na lane
trego se ende me do
eja ne dasem eja
une te pres tek dera
dhe ense pyet per ty dikush
do te them se je krushk

bini o ju tubana
hallin kush ma di
ate qe desha une
sot e kam karshi
bini o ju tubana
bini vec per mua
ate qe desh une
sot s'kam drejte ta dua

(Rovena Stefa-dasma) :p


Postuar nga artidr datë 30 Maj 2005 - 15:23:

Dy fjale

dy fjale qe te gezojne
Dy fjale qe te hidherojne
Dy fjale qe tere jeten ta ndryshijne,dy fjale qe kane
domethenien cka ndjej une per ty!
Keto dy fjale dua qe t'mi thuash dhe ti!!
Dikush thote se keto fjale nuk jane shume,
por kane shume rendesi
Me keto dy fjale mundesh te ndertosh nje ardhmeri
dhe per kete,dua te t'i them ty,keto fjale te dashura
TE DUA.................................................. TI MIR E DI


Postuar nga artidr datë 30 Maj 2005 - 15:25:

Do të lëvdoj dashurinë
barabar me perëndinë,
se dashuri e vërtetë,
na mban të gjallë në jetë.

S'e kam parë perëndinë,
shoh ngaherë dashunnë;
dashuria mbretëron,
se njeriu pa të s'rron.
Cinë të besoj taninë,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë


Postuar nga artidr datë 30 Maj 2005 - 15:30:

me nje engjell nga lart sote fola
i tregova per ty u qetesova
i thashe se ne rruge te ndoqa si e cmendur mbreme
se shiu me lagu dhe shpirti me dhemb
i thashe se ne rrugen me peme te larta te poqa
zvarre erdha pas teje shpirtin ta terhoqa
i thashe se uleriva me zerin e heshtjes se qava me lotet e detit te dhembjes
i thashe se te dua deri ne pafundesi
valle a me do kaq shume edhe ti???
dedikuar dikujt qe se di sa shume e dua, dhe sdo ta dije kurre


Postuar nga artidr datë 30 Maj 2005 - 15:32:

henen shof dhe mendoj
sa shum te desha ty dikure
sa shume lote derdha per ty,
por ti zemer skishe kishe gure
dhe guret hodhe ti ne det,
poshte loteve te mi te flinin,
ti zemren fshehe ne fshehtesi,
sa mire per syrin tend sa keq per timin
tani ti vjen poshte e perjete
neper rruge e ne ballkone
qesh me sy e flet me goje
a thua se sishe ti qe me lendove
nje shanc te dyte ndoshta kerkon
nje loje te re ndoshta te nisesh
po zemren me ti sma fiton
une zemer kam po ty sta fal
si meriton ti ndjenjat e mia,
me mua loze porsi nje loje
ti nuk e di ceshte dashuria.


Postuar nga artidr datë 30 Maj 2005 - 15:33:

sa shume te desha ti kurre se dite
sa shume per ty qava kur shume larg me ike
sa shume te prita ne buze te detit ti te vije
si dikur lotet nder faqe te mi fshije
te prita tek deti ne Durres... te pres
sa here te shof pulebardhat fatesjellese une emerin tend do therres........


Postuar nga artidr datë 30 Maj 2005 - 15:36:

PO SHKOJ ME THE,
DHE 2 PIKA LOTI TE NDRINE NE SY,
PO SHKOJ ME THE,
ATJE KU MALLI DO TME TRETI PER TY.

DO SHKOSH TE THASH,
PO UNE CFARE TE JAP SI KUJTIM?
PARA SE TE NISESH,
TRETE NE ZEMREN TENDE MALLIN TIM

SA HERE QE SHUHET, NJE YLL NE QIELL,
2 PIKA LOTI ME NDRIJNE NE SY,
NE SHPIRTIN TIM NUK KA ME DIELL,
POR KA VEC MALL VEC MALL PER TY.


Postuar nga artidr datë 30 Maj 2005 - 15:57:

Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,
ballëtë si diell, faqetë si mollë,
qafa jot' e gjatë, mesi yt i hollë,
sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,
buzët si burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!


  Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.