| Forumi Horizont | Gjithsej 572 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)
Ore shok, ore vllezer
sot i merzitur jane une
edhe s'me dilet kerkund.
Po qaj shume,
se malli me ka marre
per Shqiperine tone
te dlire, te bukur e te mire.
Dua te rri vetem
e ne mall te mbytem
asgje s'ka me vlere
ne ket' jete plot hidh'rime.
Raki do pi ne vetmi
muzike do degjoj ne Shqip.
Malli per Atdhene sot me ka marre
aq sa shpirti po me qan,
nuk dua me te dhemb
e ne Shqiperi te fluturoj
te lodroj e vrapoj
neper kodra e lendina
atje ku me lindi nën' e mira.
Atje dua te shkoj
vetem Shqip te degjoj,
nene e babe te perqafoj
t'i puth me mall e me deshire
e mos t'i le kurre me ne vetmi.
Shqiperi pritme se do vi
ne gjirin tend do jem perseri femi
do t'jem i mire e s'do t'le
kurre me ti vetem s'ke me ndejt.
Une atje do vi
nder ato vise t'lashta
do t'kendoj kengen e shpirtit tim
qe vjen me mall e me zell
e atje n'jehonen e malit -
do humb zeri im perseri -
si dikur kur isha femi.
Mbi balten e vjeter dua te shkel
femijerine time te ndjell,
se zemra nga malli po me dhemb
atje ne Shqiperi dua t'jetoj -
me shprese e me dashuri
ne vendin tim ku u linda I LIRE!
Shqiperi ty ta thone emrin
fjala me e paster ti me je
vendi me i dashur per ne
me mall ty te kujtojme
ngado qe ne shkojme.
Ti je nena jone
e pa ty s'rrojme dot ne k'te bote.
Gjalle mbaj shpresat tona Shqiperi,
se nje dite do kthehemi te gjithe,
krahapur n'vatren tende do vime
per ta bere Shqiperine Mrekulli.
Atje ku lindem do kthehemi te gjithe
se atje zemra jone me krah fluturon
n'vise tjera fort po na peshon.
Kur n'Shqiperi do shkojme
si zogj do kendojme
nga hareja ne kraharor t'shpirtit do gezojme
e nje lot prej lumturise do na shkoje.
Pritna Shqiperi,
prane teje po vrapojme te vime
tani e pergjithmone
ne Shqiperine tone do jetojme,
atje ku u linden te paret tone
atje ku do vdesim t'gjithe tok.
Pritna Shqiperi,
nena jone je ti der' ne pafund'si.
Pritna pra Shqiperi -
dhimbjen tende shpirtnore
flake ne lumej pa kthime
se ne po vime...!!!
| Gjithsej 572 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.