Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:12:

Poezi nga Ismail Xhaferi

Dashuria e shurdhmemeceve

Nje shurdhmemec nje floke geshtenje
Me nje shurdhmemece ne dashuri pat rene
E ndiqte si i marre neper qytet
Po perballe dridhej si gjethe ne vjeshte.

Kaluan dite e muaj qe siu nda kudo
I bente asaj shenja ome do a po s me do
Pergjigjej shurdhmemecja me mermerine te embel
Te dua ja sa kjo me dore permbi zemer.

Ne mes te bulevardit me shenja c thone valle
Prej askujt su kuptua kjo dashuri pa fjale
Ne mbremjet e vona takohen me gezim
Me gishtat e dores lene ore per takim

Nuk u tremben thashethemeve te botes per rreth
Se fjalet e tyre askush si merr vesh
C´ju kam zili o shurdhmemec!


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.