Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga ingmetalboy datë 10 Shkurt 2010 - 12:33:

"Hear the sound of silence..." degjoj zerin ne radio dhe hap syte sikur ndjej dicka te me afrohet dhe dua ta vertetoj me shqisen e te parit. "Tingulli i heshtjes" ekon ne mendjen time dhe perhapet ne te gjithe trupin tim. I ndjej vibrimet e tij ne lekure dhe mornicat fillojne e pushtojne trupin. Me duket sikur mund ta nuhas dhe te ndjej ajrin ne dhome tek ftohet gradualisht. Valle mund te preket? Ka forme dhe materie? Mund te gjuhet me grusht apo te kafshohet me dhembe?

Behem kruspull nen batanie dhe mbyll syte serisht. Kete here me duket se jam endur shume larg. Ose jam shtyre me larg sec duhet. Per nje moment qetesi... Vetem frymemarja ime dhe mendime te thyera qe me duket se kurre nuk do te mund ti ndreq. Kujtime te shnderruara ne kukulla alabastre rrezohen, por per cudi nuk thyhen. Dua qe te thyhen. Dua qe te behen cope e therrime. Tingull i heshtjes ndjehet serisht dhe te dridhurat rishfaqen ne duart e mija. Vjen qe nga larg dhe ashtu mbytur fillon te ngjize magjine e saj te urryer tek une. Tani degjohet qart e me qarte dhe une mbuloj veshet me duar. "Make it stop" dua te uleras por fjalet nuk dalin. Bulza te reja djerse ndjej te me veshin ballin dhe gryka me thahet dhe te marr fryme eshte e veshtire.

Nuk qenka e lehte te hedhesh hapa te sigurt kur je vete, por per nje shaka pakripe fati ne disa rruge u dashka te endesh vete. Na pelqen apo jo... nuk ka rendesi. Mos me pyet "cfare ka rendesi?" Nuk eshte momenti per te bere kurjozin me mua tani.


  Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.