Forumi Horizont Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga Tulipani datë 25 Prill 2007 - 18:31:

Ndoshta nje dite...

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali

Ndoshta kjo vjen dhe nga fakti qe nuk eshte kerkuar nje pasqyre me e qarte se cfare karakteristikash duhet te plotesoje nje figure per tu quajtur me i madhi i te gjithe koherave.

Vete koncepti i te gjithe koherave eshte i gabuar, pasi ne nuk dime asgje per te ardhmen e Shqiperise dhe figurave qe do te nxjerre ajo ne ate te ardhme, sa komplekse ka per te qene Shqiperia dhe ceshtja kombetare ne te ardhmen, etj.


Pastaj, per keto figura, a duhet pare dhe pranuar si ane negative ajo qe kane bere para se te benin dicka per Shqiperine


Atehere, cilat duhet te jene karakteristikat e duhura per te pasur nje figure sa me te pranueshme? 





Ne pergjithesi Admiral ke te drejte...dhe pse personalisht kam rezerva per te gjithe te lart permendurit. Duhet pranuar se te gjithe keto personalitete ne nje menyre apo tjetren kane influencuar fatin e Shqiperise. Ajo qe do te doja eshte rishikimi i disa figurave historike si psh

Zogu : s'eshte bere mjaft per te studiuar prijesin e pare te mirefillte te shtetit shqiptar bile dhe ne shkolla vazhdon paqartesia me absurde rreth kesaj figure. Miratuesi i kodit te pare shqiptar as sot s'po gjen vendin e tij ne histori sepse duket sikur s'ka njeri kohe per te analizuar gabimet dhe arritjet e tij.

Fan Noli : njihet si shkrimtar,perkthyes por me shume per te "ashtuquajturin" Revolucion i Qershorit...s'jane sqaruar ende mire prirjet e tij komuniste dhe etapat e kesaj periudhe por kemi akoma mbeturinat e historise se servirur nga diktatura.

Por sa te tjere ka qe duhen pare mire e pastaj te reflektohet per rendesine e tyre...kemi nje boshllek informacioni e paragjykim te influencuar nga prirjet tona politike qe na ben te jemi te anshem. Ajo qe mendoj eshte se s'mund te caktojme nje personalitet me te shquar te te gjithe koherave por te zgjidhet ai qe spikat me shume si leader, idealist, e perfaqesues i periudhes qe ka jetuar. Nuk mund te vene emerues te perbashket sepse s'jane formula matematike.

Shpresoj ama qe personaliteti me 'i madh' te mos jete midis tyre por ti takoje te ardhmes sepse do te thoshte qe ka akoma shpresa per kete vend te rehabilitoje figuren e tij ne historine boterore.

 


  Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.