Forumi Horizont Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 14 Tetor 2005 - 22:10:

Përshëndetje...... Sykaltra!

J'u përshëndes Helga,

Kam nderin që gjindem në mesin e kësaj faqe të bukur
e po ashtu në mesin e të gjithve këtu.
J'u falenderoj nga zemra për komplimentet e bëra nga ju
dhe gëzohem që poezitë e mia u kanë pëlqyer sado pakë,
gjithashtu edhe nga unë keni komplimente për krijimtarinë tuaj,
sikur ti dhe të tjerët... vërtet shkruani bukur vetëm urimeeee.
Është e vërtetë ashtu siç thuani ju, që vargjet e mia janë vargje të shkruara me lotë dhe që kanë peshë të dhembjes në çdo germë,ndoshta dikush nuk mund ta vërej këtë, por e vërteta gjindet brënda këtyre vargjeve dhe meje...
Ka kohë që shkruaj poezi dhe proza për dashuri edhe pse nuk jam kurrfarë poete apo shkrimatre e vërtetë, por vetëm thjeshtë si një poete amatore, shkruaj për atë që ndjej, për atë që zemrën ma mundon, për lotët e mi që s'më ndalën kurrë, për dhembjen që tani e kam dhe s'më le të qetë në asnjë çast edhe pse nuk shkruaj me dëshirë, por loti dhe dhembja më Ldhëzojnë që të shkruaj për një dashuri...
Për kujtimin e saj që tani vetëm loti dhe dhembja më mbetë,
tani ndoshta ju mund ta kuptoni më mirë se pse e quaj vetën kështu Loti_Dashurisë,
isha, jam dhe do mbesë gjithmonë Loti_Dashurisë...




Loti_Dashurisë

Nuk qenka lehtë të bëhesh lotë i dashurisë
Në jetën tënde përjetë të vuash,
Në ditët më të mira të rinisë
Lotë e dhembje kurrë mos mund t'i shuash.


Por kështu qenka jeta,
ajo shpeshë herë të mashtron,
qenka e vështirë me shumë ngarkesa,
me lotë e dhembje jetën ta jeton.



Me respekt Loti_Dashurisë.....


  Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.