Forumi Horizont | Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)
Pershendetje
Eshte e vertete se ekziston dhe dashuria midis seksit te njejte . Dhe padyshim qe ne Shqiperi do te kete edhe kundershtime te ashpra, kjo duke marre parasysh edhe normat morale te shqiptarit te pervetesuara ne shekuj. Nuk e di sesi e perceptojne te tjeret kete fenomen, une personalisht i respektoj personat qe jane homoseksuale thjesht si qenie njerezore, por te them te drejten nuk jam aspak dakort me zgjedhjen e tyre. Kjo nuk do te thote se nuk do te pranoj te kem ne krah nje homoseksual (e) thjesht si shok apo shoqe. Pavaresisht nga sa thone disa se eshte nje ndjenje qe ka ardhur ne menyre te befte, eshte nje dashuri e pamundur te refuzohet etj, une nuk besoj se eshte nje diçka qe vjen ne menyre natyrore (biologjike). Bile edhe ne mjekesi , seksologet jane te ndare midis tyre, disa e shpjegojne kete thjesht si nje fenomen natyror, disa si nje perversitet te rraces njerezore. Personalisht nuk me eshte dhene mundesia te bisedoj me ta ne menyre te hapur per kete teme, por mendoj se kjo varet nga shume aresye.
Per disa qe jane velur nga jeta e shfrenuar qe bejne, eshte nje eksperience me teper, per disa te tjere , eshte nje lloj hakmarrjeje ndaj seksit te tyre te kundert( per aresye te ndryshme) per nje pjese tjeter eshte thjesht nje "shkarje" psikologjike ose biologjike.
Ky eshte mendimi im personal per kete teme, por do te shtoja se fundi i fundit eshte nje zgjedhje personale dhe , askush nuk ka te drejte ti doje apo urreje per kete. Duhen trajtuar thjesht si qenie njerezore.
Me respekt
Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.