Forumi Horizont | Gjithsej 116 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
Pse francezet ca jane mi?!!
homme lale!
Ti vrasim nja 100 mije deri 1 milon! -thote fajtori. Jo-jo, se myslimanizmi eshte feja me e mire! -ia keput Kurti. E se fundi meraku i Cecit pour de la France dhe bileta e djegur e U2, ma kthyen pak humorin mes lajmeve te viktimave. Mir kto femrat, mir dhe Kurti se kur flet e ka mendjen tek pokeri, por fajtori qe mbahet per mendime te pjekura, c'i degradon problemet!? Apo ishte konflikt i ri ky? Qe sapo filloi dhe na lejohet te flasim kodra pas bregut.
Tani, meqe jemi tek tema e fese, akoma dreqin, e meqe dikush permendi Ben blushin, me lejoni mua Belulin t'ju merzis me dy shkrime, nje i shkurter qe s'ka te bej me kete teme, dhe tjetri pak me i gjate qe ka te beje me kete teme, pikerisht me terrorizmin mysliman alla blushian dhe myslimanizmin e mire, po alla blushian!
(Nuk gjeta ndonje nenteme me emrin e Ben Blushit, ndaj po i le te dyja ketu. Po te doje moderatori mund te hapi nje nenteme te re me Ben Blushin, ose ti heqi fare, si shkrime -mendime- te shpejta qe jane.)
Po me pare, meqe deshet te dini se c'jane francezet, po hedh ca vargje per francezet dhe Francen.
Francë
Francë,
kurva e Europës,
rrufjane,
politikane me shkollë,
dredharake, flirtuese,
e të gjitha ngjyrave,
e çdo manjak-diktatori,
finoke e hollë, di ta lidhësh,
din edhe ta zgjidhësh,
e ta mbulosh me art e finesë,
ta zbukurosh, kolorit farfarash,
din si ta ndërtosh,
din si ta rrahësh mendimin,
nuk e bën diçka ashtu kot,
e hollon, e mbledh, e trash, e ngjesh,
lart din ta ngresh,
të bukurën e don fort,
mjesi Madam, mjesi Mënsje,
me respekt kurdoherë,
jo ashtu trashë, formal,
ke shije qeratelleshë,
ke shije,
din ta ujdisësh, ta komoditosh,
në kondicione ngjyrash dhe përmasash,
në forma të kolme, por aspak të trasha,
monton kulla, ngre ndërtesa,
bën vetura dhe minibuze,
gjithshka origjinal,
gjithshka që të kënaq,
dhe trupin ta qetëson,
verën, ah, atë ta dua,
nëse më tej nuk ma shtrenjton,
kënaqësi, te Garsoni tek shërben,
ja, dhe atë Crosonsin, kërkush s’ta arrin,
ke art qerratelleshë, ke art,
jetën din si ta bësh,
me pak, por e zbukuron avllinë,
e ndrit rrugën,
e fluorizon parkun,
me shije, nën ngjyra dritash,
në radhë e formë,
sa kërkush s’i ka,
kudo e në çdo gjë,
ke art qerratelleshë,
mundohesh çdo gjë ta bësh saktë,
dhe bukur me art,
përpiqesh edhe me objektet të bësh dialektikë,
të mos kesh probleme nesër dej,
të vazhdojnë rrjedhën ujrat e zeza,
vetura më tepër rrugën ta zbukuroj,
edhe sateliti saktë në orbitën e tij të vej,
muzika, gjelbërimin e natyrës me njeriun
të bashkoj,
fëmijët në shkollë, kushtet ti kenë të plotësuara,
pleqtë …, ah këtu nuk ka lavdërim,
të vdesin i lanë më parë se një vit,
e ç’të them,
ke plot bukurira,
nuk e diskutoj, sa ke mirë e sa ke keq,
nga ty ke ç’të mësosh,
siç ka për ty edhe kritika,
ke art shejtankë, ke art mbi të gjitha,
të dua, thjesht të dua,
i detyruar jam, kapelen të të heq.
Feb. 2005
So. 15.11.2015
Fenomeni Blushi, një Don Kishot i rafinuar
Ka rreth një-dy vite, qysh se Ben Blushit nuk iu rezervua një vend në tryezën e rrushit qeveritar, që ky i fundit të buçasë me zërin e tij për padrejtësitë që i bëhen këtij populli, për qeveritarët e korruptuar, për problemet ekonomiko-sociale të kësaj shoqërie, pamja e së cilës duket i dhimka atij në shpirt. Dakort, ai mund të besojë po si Don Kishoti i vrarë prej mostakimit me Dylqinjën e Tobozës, se është në pararojë të luftës kundra korrupsionit, në ballë të betejave për të drejtat e këtij populli, në lartësinë e një idealisti për ti kthyer dinjitetin kësaj shoqërie. Por, a e kemi ne për detyrë ta besojmë këtë marrëzi të tij!?
Jo, ne nuk e kemi për detyrë ta besojmë një marrëzi të tillë, ashtu siç nuk besonim as Don Kishotin e Servantesit e as Ilir Mukën me fjalimet e tij tek kali i Skëndërbeut për ti bërë të gjithë shqiptarët me vetura. Por ne do ta besonim me kënaqsi Ben Blushin për aspiratat që shpreh, nëse ai bashkë me titradat qejfbërse për këtë popull, do të shtronte qartë dhe hapur rrugë konkrete për përmisimin e jetës dhe çdo strukture të kësaj shoqërie. Një plan ekonomik, një plan social, një plan juridik, Ben Blushi nuk ka prezantuar deri më tani! Atëhere, përse duhet ta besojmë ne Ben Blushin, se ai do të bënte diçka më të mirë nga dallkaukët e tjerë, që qeverisin këtë vend, po të zgjidhej ai në vend të tyre!? Sepse është shkrimtar?...
E pranojmë se një shkrimtar ka shpirt më të ndjeshëm se një njeri tjetër, që nuk merret me letërsinë dhe artin. (E jo më kot e krahasova unë qysh në titull Ben Blushin me Don Kishotin, këtë figure sa qesharake, aq dhe simpatike!) Por ndjeshmëria shpirtërore nuk është çelësi i vetëm i përmisimit të jetës së një populli. Ndryshe do i isha futur edhe unë karrierës politike. Ti futesh politikës duhet të kesh jo rallë një shpirt të pandjeshëm. E mbi të gjitha të kesh një program të qartë ekonomik-social, e biles edhe juridik, kur ky ka çaluar shumë e është bërë pengesë për marrdhënie të reja social-ekonomike; gjithashtu programe mbi kulturën, artin, shkencën, sportin, etj.. Dhe, pas zgjedhjes nga populli për të drejtuar dhe udhëhequr, politikani duhet të jetë i vendosur, që programi i prezantuar më parë, të shkojë në vend, qoftë edhe sikur të kundërshtohet nga një e treta e popullsisë.
Çfarë programi ka prezantuar Blushi më të mirë se këto që ka përjetuar kjo shoqëri në këtë periudhë të përjetshme tranzicioni!? Historitë e romaneve të tij!? Më vjen keq, por një shkrimtar duhet ta njohë gjendjen e tij më mirë se sa duhet t’ia njohin të tjerët. Ndaj Ben Blushi duhet ta dijë se Don Kishotizmi i tij dallohet ashiqari që është ca i rafinuar. Ndërkohë që personazhi mesjetar spanjoll besonte me të vërtetë deri në minutat e fundit të jetës në idealizmin e tij kalorsiak, kështu edhe në betejat e tij me mullinjtë e erës, personazhi romancier shqiptar nuk duhet të jetë aq naiv sa ai i romanit të Servantesit. Por edhe në qoftë ndopak, ky i yni duhet të dali nga romanet e tij e të besojë se as idealizmi, as patetizmi, as keqardhja, as kritika dhe premtimi do ta përmisojnë jetën e këtij populli. Por vetëm një program i qartë, si ato programet e smartfonve, që përdorin shumica e të rinjve sot në Shqipëri dhe në botë, si dhe një karakter i vendosur për ta realizuar këtë program. Asgjë më shumë!
Fr. 20. 11. 2015
Ben Blushi dhe Versage
Me artikullin e fundit, “Koha për të ndihmuar islamin”, Ben Blushi u afirmua tërësisht si teoricien i modelit të karrierës politike, ndonëse kjo e fundit e ka shpërblyer zhdrejtësisht këtë afirmim të tij prej maestro modele-veshjesh politike. Ç’është e vërteta, ai e kryen këtë shou politik edhe ca nga “pengu” që ka ndaj kësaj feje, ithtarët fanatikë të së cilës u ndjenë të ofenduar nga përshkrimet e tij letrare. Kështu, ky preokupim i tij shoujan ndaj kësaj feje, mund të justifikohet deri diku, pasi –si të gjithë shkrimtarët– Ben Blushi ka patjetër ndjenja njerëzore dhe shpirt të ndjeshëm. Por nuk mund të lejojmë të justifikohet edhe teza e tij antitezë! Dhe ja, le ta shikojmë këtë tezë-antitezë, -një e vetme kjo, ndaj dhe ajo nuk mund të na shërbejë si sintezë-, pikërisht në artikullin e tij të fundit, ku ai hidhet gjithë seriozitet, hëm, me seriozitetin e politikanit!... (Oh, më falni për humorin! E di që e dini, se “serioziteti” dhe “politikani” janë pole të afrueshëm vetëm përsëjashtmi, si veshjet versage, se në të vërtetë janë antipode!)
Gjithë preokupim, versaxhiani shoujan i tapetit të politikës pyet, nëse pas veprës së fundit të terroristëve islamikë, a duhet Franca të bombardojë celulat e ISIS-it? Dhe përgjigjen e kësaj pyetje ai e gjen tek feja islame. Pra, për Ben Blushin, i gjithë konflikti i tanishëm, pas të cilit qëndrojnë interesa gjeo-politike, brenda të cilit gjindet hakmarrja e ithtarve fanatikë myslimanë ndaj ndërhyrjes me bomba të Francës dhe Perëndimit në Siri dhe Irak, dhe para të cilit qëndrojnë konflikte të hershme të botës kristiane me atë myslimane, (gjë që format e evoluara të komunikacionit, që e kanë “zvogëluar” botën, e kanë spostuar këtë luftë në të gjithë globin), ky konflikt me botën myslimane zgjidhet pra -sipas Ben Blushit- thjesht me anë të fesë myslimane!
Uuaau! Miracle! Një politikan, (e pse jo, kjo është detyrë e politikanit), që nuk merr vesh fare nga teollogjia fetare, (dhe as ka pse të marri vesh, përderisa ekziston një Kushtetutë dhe ligje juridike), jep udhëzime po si mijra imamë dhe hoxhallarë, që feja e tyre myslimane është shpëtimi nga terrorizmi mysliman!.. Por, ... por... (ah, dardha e ka bishtin mbrapa), kjo fe myslimane duhet –e përsëris: DUHET– të reformohet!..
Urraaaa!... Eureka!... Parti-Enver jemi gati kurdoher!.. Ku ishe më parë, o klasiku ynë i gjashtë, meqë vendin e pestë e ka zënë udhëheqësi ynë 40-vjeçar! Si nuk u kish vajtur mëndja më parë atyre imamëve të panumërt_!? Si nuk e kishin menduar....
Por prit pak, -se desh na përfshiu entuziazmi blushian dhe po fluturonim me presh në prapanicë. Ekzistenca e gjithë këtyre rrymave fetare myslimane, a nuk tregon se edhe kjo fe ka patur gjatë shekujve reformimet e veta?.. Gjithë kjo përshtatje me botën perëndimore e një pjese jo të vogël të njerëzve të ardhur nga ky komunitet fetar, a nuk tregon se ky reformim ka nisur pjesërisht prej kohësh? Po gjithë ai reprezentim i këtyre popujve myslimanë në vitet 60 dhe 70 gati i njëllojtë me ato të vendeve perëndimore, (shikoni filmimet e këtyre viteve dhe do të bindeni për këtë), a nuk tregon se kjo botë mysliane ka marrë një regres të fortë fetar vetëm këto dy-tre dekadat e fundit?
Atëhere, për cilin reformim na flet Blushi? Reformimin e regresit të pësuar dekadat e fundit? Apo reformimin e marrdhënieve të vendeve veriperëndimore me ato juglindore? Apo reformimin e Kuranit? Allah-terbestrakfullah! Po ky Kurani –në mos gaboj– ka zbritur direkt nga Zoti!? Ej, o kokë! E din ti ç’don të thotë Zot, Allah?... Pikërisht Ai që bëri Universin dhe njeriun bashkë! Atë don të reformosh ti Ben Blushi?.. Ti don të dalësh mbi Allahun, Ben Blushi? Ja ku po ta them dhe unë, që nuk besoj në Allahun e Kuranit, o Ben Blushi, se tu thuash arabëve që të reformojnë Allahun, jo vetëm do të të qeshin dhe do të të tallin, por do të vihesh në pozitat më qesharake që je vënë ndonjëherë në jetën tënde, edhe për sytë e kolegëve të tu!
Ooo Beeen Bluuushiiiii! A je në vete!? A e ke lexuar Kuranin? Allahu i thotë të gjitha! (E kam fjalën për ata që e besojnë si mesazh të Zotit.) Ndërsa ti don ta përshtatësh me botën tënde të rehatisë dhe lluksit! Allahu i Kuranit thotë (f.105, p.185: “Sejcili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” E more vesh o Ben, o bin i Zotit, o bene meravigliose! Kjo jetë është përjetim mashtrues! E sa e sa pjesë të tjera nga më të ndryshmet që ka Kurani; merreni dhe lexojeni!
Don ta vesh në dyshim fjalën e Allahut, ti Ben? Atëhere nis diskutimin një për një, e për të gjitha pikat e Kuranit! Po deshe të ndihmoj dhe unë! Por dëngla pelivanësh alla shou modelesh versaxhe mos na shit këtu! Mos na shit thasë me moralizime, si patate Kuksi!
Kështu don ti kthesh terroristët në rrugën e paqes, ti o Ben?! Nga një anë tu thuash se feja juaj, pra Kurani, fjala e shenjtë e Allahut na thotë kështu, por ju silluni ashtu!!! Nga njëra anë Allahu na mëson në Kuran rregullat e skllavërisë, ndërsa nga ana tjetër ti u thua islamikëve të zbatojnë ligjet juridike! Nga njëra anë Kurani na mëson me dhjetra rregulla mbi trashëgiminë, (gruaja 1/6 e mallit), mbi martesën (ndarjen, rindarjen, bashkimin, ribashkimin, katër gra, etj.), mbi jetën seksuale (me gratë, me skllavet, në kohën e menstruacioneve të gruas, pas tyre, etj.), mbi dajakun, mbi alkolin, mbi mishin e derrit, etj.-etj., ndërsa ti Ben Blushi don që këto rregulla të Allahut ti modernizosh e, biles, ti zevëndësosh me ligjet juridike të kohës së sotme! Ti nuk dukesh në rregull nga trutë, o Ben! Ti nuk e ke kuptuar akoma, se koha e feve, aq më tepër ajo e fesë myslimane, ka kaluar!
Na thua se ka vetëm një rrugë për ti shpëtuar terrorizmit, bindja ndaj islamit! Atëhere nisu ti vetë i pari dhe bindju islamit, sepse unë dhe 95% e shqiptarve nuk besojmë andrra n’beze! Nëse mendon, se vetë islami ka vetëm një rrugë, reformimin, provo vetë ta reformosh, -sepse deri tani nuk ka bërë kërkush përpjekje ta reformojë!-, (gabohesh ore injorant i historisë dhe teologjisë, sepse janë me dhjetra prej tyre që kanë bërë përpjekje për ta reformuar islamin, dhe kanë dështuar; ka qenë jeta vetë ajo me marrdhëniet e saj ekonomike, sociale, kulturore, sportive, etj., që ka ndryshuar diçka në jetën e arabëve dhe myslimanve në botë, por jo vetë feja). Provo vetë ta reformosh fenë dhe të shohim ç’vezë do na bësh!.. Ja, po ta them unë më parë, një vezë të qelbur me erë të keqe do na bësh, o Ben, sepse –megjithë dëshirën e mirë që të karakterizon– atë kapacitet ke në lëmin e historisë dhe teologjisë!
Por, -siç thashë edhe më lart- ti e ke pak peng me fenë myslimanë dhe tani don të rregullosh urat, me këtë rast, ti afrohesh edhe ca më tepër rrugës karrieriste të politikës. Unë të dyja qëllimet ti kuptoj, ndaj dhe ti fal! Por unë nuk mund të të fal shoun tënd prej veshjesh alla versaxhe, që d.t.th., shoun e veshjes së jashtme të njeriut, të kësaj feje dhe të çdo feje tjetër, kështu që kështu të krijuar nga koka sharlatane e njeriut, nga kaplloqja e atyre parakaluesve tanë dhe –njëkohësisht– pasardhësve të majmunit afrikan.
Hajde mendim hajde 10 km i gjate lol
M.c.2
mendime shterpe...
Robert,
Ne fakt eshte veshtire qe mendimi i castit te jete si artikull gazete. Pse nuk i poston shkrimet mbi tema te caktuara aty ku pershtaten, psh tek neforumi i lajmeve apo letersise. Nejse.
Sa per mendimin e pare qe dhe, nuk eshte cudi qe dhe te pjekurit te cpiqen. Por nga eksperienca ime multi-nacionale kuptoj se aktualisht ka nje perplasje mes civilizimeve. Jo dhe aq myslimaneve sa nje fraksioni mylsiman qe bertet Allahu Akber (a si shkruhet) dhe vret njerez. Per mua keta jane pjese e nje kulture qe duhet zhdukur. Do kuptoja po te luftonin perendimin per padrejtesite qe u jane bere, kjo eshte normale. Por kjo eshte lufte fetare, e lindur nga keto fraksione myslimanesh, qe vrasin njerezit per aresye fetare. Ka kaluar koha kur keto grupe mund te mposhteshin me llogjike dhe me luftra te vogla. Ata tani jane tamam si nazistet ne kampet e shfarosjes, nuk ndjejne faj kur vrasin sepse ne te tjeret i dukemi si pleshta, si njerez inferiore, vetem kush lexon kuranin dhe ve burka ka vlere njerezore sipas tyre.
Evropa keto nuk i sheh mire, sepse si gjithmone mes burokracise dhe difuzionit te pergjegjesise pluskon mentaliteti "he se do e zgjidhim me te mire" derisa kryeqyteti historik i Evropes kthehet ne vend masakre.
Me pak fjale, ka dy grupe myslimanesh, shumicen qe jeton dhe respekton te tjeret, dhe xhihadistet qe na shikojne ne te tjereve si buburreca. Te paret jane njerezit te mire, pa te cilet shoqeria jone nuk do ishte ketu ku eshte, te dytet duhen masakruar ne mase deri ne zhdukje. Nese duan ta quajne lufte fetare le ta quajne te tille. Dihet edhe qe masakrimi i grupit te dyte nuk mund te behet ne menyre kirurgjike, te pafajshmit mund te humbin jeten, ne kohe lufte mbizoteron ligji i luftes, jo ligji i paqes. Sa per numrin, nje llogaritje e thjeshte me thote se duhet te vriten te pakten 100 mije deri ne 1 milione qe ai lloj radikalizmi islamik te zhduket.
Ky ishte mendimi im i disa casteve
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sa per numrin, nje llogaritje e thjeshte me thote se duhet te vriten te pakten 100 mije deri ne 1 milione qe ai lloj radikalizmi islamik te zhduket.
Ky ishte mendimi im i disa casteve![]()
Natyrisht Fajtor qe dy shkrimet mbi Blushin jane shkrime gazetash, (sic dallohet nga shkronja "ë" qe kane), por qe une nuk ua nis mw atyre, si humbje kohe qe eshte; thjesht, me ngacmon krimbi nga brenda kur dalloj -si ne rastin konkret te Blushit- se tjetri po flet me poza dhe gjuhe shou, pa plane konkrete, e po ashtu tek "ndihma ndaj fese myslimane" qe Blushi shkruan, nje shplarje goje e tij ne fakt, pa e njohur kete fe! Blushi dhe kushdo ka te drejten e tij te shkruaje, po ashtu kushdo ka te drejten te replikoje; dikush (te paktet) ka(ne) privilegjin te dale(n) ne gazete cdo dite dhe jave, dikush tjeter (me te shumtet) ka(ne) "privilegjin" te shfaqi(n) mendim-in/-et e tij/tyre neper komente dhe portale si ky. Ne rastin e Blushit mendova te hap nje nenteme me emrin e tij, tek letraret e rinj, dhe gabim qe nuk e hapa, por duke dashur mos ta kem emrin tim tek te gjitha temat ne kete kohe ku ky portal frekuentohet ralle, e keshtu po i lija te gjitha keto shkrime tek nje vend "i imi". Nese ke mundesi mund ta hapesh nje nenteme me emrin e Ben Blushit dhe i kalon dhe keto dy shkrime aty.
Tani persa i perket myslimanizmit dhe perplasjes se feve, kulturave dhe civilizimeve, per te cilen flet, duke perdorur keto terma kaq te medhenj mediatike te koheve te fundit, kjo perplasje ka qindra vjet qe ndodh e do te ndodhe. Konflikti eshte jo ralle produkt artificial i "te civilizuarit" dhe te zhvilluarit teknikisht, i cili permes ketij konflikti dominon te prapambeturin. Keshtu, vrasja e 100 mije kriminelve, apo potencialve per tu bere kriminele, nuk e zhduk me duket mua konfliktin, keshtu nuk i zhduk kamikazet, bombat, avionet luftarake, luftrat, etj.. Vetem debati i hapur, si nje nga kushtet e demokracise, mund te favorizoje sado pak zbutjen e konfliktit. Qe bota nuk ka qene kurre ne nje mendje dhe as ka per te qene, kete e di dhe kalamani i kopshtit tashme, ndaj rrofte ligji i te kundertave, -na mesonte materializmi dialektik ne shkolle.
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Keshtu, vrasja e 100 mije kriminelve, apo potencialve per tu bere kriminele, nuk e zhduk me duket mua konfliktin, keshtu nuk i zhduk kamikazet, bombat, avionet luftarake, luftrat, etj.. Vetem debati i hapur, si nje nga kushtet e demokracise, mund te favorizoje sado pak zbutjen e konfliktit. Qe bota nuk ka qene kurre ne nje mendje dhe as ka per te qene, kete e di dhe kalamani i kopshtit tashme, ndaj rrofte ligji i te kundertave, -na mesonte materializmi dialektik ne shkolle.
nigjova qe biletat e ndeshjeve te shqioperise ne france 2016 kane kap shifra 250 euro per ndeshje e kusur...Cec ma do menja o andej afer Marsejes...na luj haber per naj bilete se vim ne kom
Citim:
Po citoj ato që tha al74
nigjova qe biletat e ndeshjeve te shqioperise ne france 2016 kane kap shifra 250 euro per ndeshje e kusur...Cec ma do menja o andej afer Marsejes...na luj haber per naj bilete se vim ne kom![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
jo une sjam anej hic po do blej dy bileta te shkojme bashkepike
Citim:
Po citoj ato që tha al74
shif se jom me dy kalamoj mas vete ri ..![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
edhe une dy kom rri i qetena bohen 4 alamet familje te kompozume bojme
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha al74
ahahahahaha .....t'honkt e mira ty ri....gjo qe bohet!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
ate du dhe unese mos ti merr mendt nonji laraske anej dhe me harron
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha al74
shuj bre , mos ta nin hic se mend ma s'po kam![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
po ngaqe ske men mo po te paralajmeroj![]()
Citim:
Po citoj ato që tha al74
... jam be shum "filozof" ...jo mire , jo mire.
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
ore leni llafet ti po do mash premtimin se zben![]()
Citim:
Po citoj ato që tha al74
per premtime t'thaj tasin une ...oj kjo!!!!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
ja te shofim.![]()
Vertet gjendje e komplikuar.
Degjoj lajme nga me te cuditshmet nga komentatore "kompetente" qe ne fakt as qe e kane idene e zakoneve te rajonit.
Me ISIS jane bashkuar ekstremistet e fese islame, por islame, por jo myslimanet e mire. mendoni nje seri rrathesh koncentrike ku rrethi I mesit jane keta ekstremmistet. Duke u larguar nga qendrandjenjat ekstreme fillojne e zbuten, por prape jane atje forma te tjera te sterholluara te propagandes, te tilla si: jane vrare kaq myslimane nga perendimi etj.
Perplasjet sot jane njesoj si ato qe kane qene perhere dhe ne baze eshte dominimi I nje kombi mbi nje tjeter. Keshtu beri Roma, keshtu beri Otomani, keshtu Britania dhe te tjeret. Vidh te vjedhim sa te mundim nga ata qe nuk kane fuqi.
Puna eshte qe bota ka hyre ne nje faze te tille qe nepermjet komunikimit hapesirat jane ngushtuar shume.
Si do behet?
Turqia idiote rrezon nje avion rus duke vene tere NATO-n ne bela. Zor I madh qe te rrezosh nje bombardier me rakete te leshuar nga F16?. Po pasojat I paguajne popujt rus dhe turk, ndersa klika ne fuqi ben para me nafte kontrabande, si sala ne kohen e luftes se Kosoves, po ashtu edhe klika e Putinit duke shitur arme.
Me vjen cudi si nuk e paskeni shtjelluar me gjere kete krize.
Kjo Ceci mbeti duke u lutur me kete fanellen e Gjermanit
KHE
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Natyrisht Fajtor qe dy shkrimet mbi Blushin jane shkrime gazetash, (sic dallohet nga shkronja "ë" qe kane), por qe une nuk ua nis mw atyre, si humbje kohe qe eshte; thjesht, me ngacmon krimbi nga brenda kur dalloj -si ne rastin konkret te Blushit- se tjetri po flet me poza dhe gjuhe shou, pa plane konkrete, e po ashtu tek "ndihma ndaj fese myslimane" qe Blushi shkruan, nje shplarje goje e tij ne fakt, pa e njohur kete fe! Blushi dhe kushdo ka te drejten e tij te shkruaje, po ashtu kushdo ka te drejten te replikoje; dikush (te paktet) ka(ne) privilegjin te dale(n) ne gazete cdo dite dhe jave, dikush tjeter (me te shumtet) ka(ne) "privilegjin" te shfaqi(n) mendim-in/-et e tij/tyre neper komente dhe portale si ky. Ne rastin e Blushit mendova te hap nje nenteme me emrin e tij, tek letraret e rinj, dhe gabim qe nuk e hapa, por duke dashur mos ta kem emrin tim tek te gjitha temat ne kete kohe ku ky portal frekuentohet ralle, e keshtu po i lija te gjitha keto shkrime tek nje vend "i imi". Nese ke mundesi mund ta hapesh nje nenteme me emrin e Ben Blushit dhe i kalon dhe keto dy shkrime aty.
Tani persa i perket myslimanizmit dhe perplasjes se feve, kulturave dhe civilizimeve, per te cilen flet, duke perdorur keto terma kaq te medhenj mediatike te koheve te fundit, kjo perplasje ka qindra vjet qe ndodh e do te ndodhe. Konflikti eshte jo ralle produkt artificial i "te civilizuarit" dhe te zhvilluarit teknikisht, i cili permes ketij konflikti dominon te prapambeturin. Keshtu, vrasja e 100 mije kriminelve, apo potencialve per tu bere kriminele, nuk e zhduk me duket mua konfliktin, keshtu nuk i zhduk kamikazet, bombat, avionet luftarake, luftrat, etj.. Vetem debati i hapur, si nje nga kushtet e demokracise, mund te favorizoje sado pak zbutjen e konfliktit. Qe bota nuk ka qene kurre ne nje mendje dhe as ka per te qene, kete e di dhe kalamani i kopshtit tashme, ndaj rrofte ligji i te kundertave, -na mesonte materializmi dialektik ne shkolle.
Me 11.06.2016 jemi ne Lens.
Biletat u siguruan.
Shqiperi vs Zvicer
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Ti Robert shkruan shume gjate(me keq se une).
Lere blushin se eshte "nej ze ndryshe" dhe duhen edhe te tille. E dime mire se perse replicon dhe cfare do. Politikanet tane jane te paafte ne sensing e pergatitjes educative. Ne pergjithesi ne shqiptaret kemi pikerisht kete lloj kompleksi dominues ne karakterin tone: pra na duket se dime shume, fatkeqesisht.
Megjithate ka disa principe ku duhet te qendroje njeriu: Te doje vendin e tij duke filluar qe nga pragu I shtepise, qyteti, gadishulli, globi. Nuk po ja fut kot kur them globi. Po sikur Putini te perdore nukes?
Kot nje pyetje po bej.
Me eshte dukur mua apo ky vit iku shume shpejt...
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Me eshte dukur mua apo ky vit iku shume shpejt...
Ok:d Paska shpjegime te ndryshme pse kalon shpejt koha vitet, por pak a shume i njejti koncept i dhene lart.
P,sh kur jemi 5 vjec 1 vit eshte 20% e gjithe jetes tone ndersa kur jemi 50 vjec 2%, kjo ka kuptim pse vitet rrealisht kalojn me shpejt cdo vit.
Prandaj kur te vegjel koha ngadalsohet sepse cdo gje eshte e experience e re per ne.
Nese doni te ngadalsoni kohen beni dicka te re ne weekend dhe do shikoni kur te reflektoni te henen qe weekendi ishte me i gjate se tjeret.
Duhet marrim parasysh qe ikja shpejt e kohes nuk eshte gje e keqe sepse koha ndalon kur experienca te kqija ndodhin tek ne. P.sh nese refelktojm ne momente te veshtira apo experienca qe na bejn te djersitemi, koha duket se ndalon komplet. Ndersa kur bejm rutinen tone te dites koha kalon shpejt se nuk mbajm gje mend, nuk ka experienca te reja.
Kjo me ben te mendoj pse jeta e gamblit ndalon, sepse eshte experience e re cdo dite, varet nga rezultati i asaj dite. Prandaj kaluan 20 vjet dhe asgje nuk ka ndryshuar me mu sikur isha 19. Smoke weed play as much as I can whenever I can,lol
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Politikanet tane jane te paafte ne sensing e pergatitjes educative. Ne pergjithesi ne shqiptaret kemi pikerisht kete lloj kompleksi dominues ne karakterin tone: pra na duket se dime shume, fatkeqesisht.
Megjithate ka disa principe ku duhet te qendroje njeriu: Te doje vendin e tij duke filluar qe nga pragu I shtepise, qyteti, gadishulli, globi. Nuk po ja fut kot kur them globi. Po sikur Putini te perdore nukes?
Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Une them se eshte rezik jete nese diskuton politike ne jeten rreale mes nje grupi shqiptaresh. Ose duhet te vritesh me njerz ose mbyll gojen. Hahah, pa tallje! Njerz me komplekse shume. I kam neveri, sinqerisht.
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Shkaku pse ky vit ka ikur shpejt, mendoj se eshte gjuha shqipe. (Si, qysh, pse?)
Sepse gjuha shqipe eshte mjaft e pasur. (C'dreqin derdellit?)
Po ja pra, kete vit shqiptaret jane marre shume me opinione, kritika te pergjithshme, sharje dhe edhe moralizime, sic po shoh edhe tek komenti i Shelgut. Pra nuk jane merzitur nga perseritjet, sepse gjuha shqipe ka shume fjale ne keto drejtime.
Diskutimet ne tema konkrete, me argumente dhe fakte, jane terrur ne hije!
Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Cdo vit kalon me shpejt se tjetri Angel. Nje vit kur jemi ne moshe te sapo lindur eshte rrealisht shume me i gjate se nje vit kur jemi ne moshe 20 apo 30.
Ka kohe qe po lexoja diku nje artikull mbi kte specifikisht.
Koha per ne fillon ngadale pastaj iken shpejt, accelerates. Njesoj si karroca me guzhineta ne nje rruge teposhte.
ka mbi nje vit e kusur qe te fundit smartphone i dhashe lamtumiren duke e hedhur ne lum. kisha pershtypjen qe me shtrengonte "fytin". mbaj nje telefon thjesht per telefonuar e maksimumi per te derguar sms. dreqi ta haje si ka mundesi qe mjafton nje telefonate drejtuar ndonje X personi qofte edhe per arsye me banale te te perditshmes te trasformohet ne nje mundesi per te njohur miq ne facebook....
po ku dreqin eshte liria ne kte mes?! ...po filloj te urrej keto kohe moderne.
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Viti iken shpejt kur ka ngjarje shume. Kur do te tregosh ato qe ke kaluar, atehere kupton qe eshte mendim kontradiktor.
Ne fakt duhej te dukej ndryshe: sa me shume ngarkese ngjarjesh aq me I gjate, por jo.
AD duhet te dije dicka, po nuk e tregon
Citim:
Po citoj ato që tha al74
ka mbi nje vit e kusur qe te fundit smartphone i dhashe lamtumiren duke e hedhur ne lum. kisha pershtypjen qe me shtrengonte "fytin". mbaj nje telefon thjesht per telefonuar e maksimumi per te derguar sms. dreqi ta haje si ka mundesi qe mjafton nje telefonate drejtuar ndonje X personi qofte edhe per arsye me banale te te perditshmes te trasformohet ne nje mundesi per te njohur miq ne facebook....
po ku dreqin eshte liria ne kte mes?! ...po filloj te urrej keto kohe moderne.![]()
Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Eshte kontardiktore Cedrus por them se ka kuptim..
Kur kalojm gjera te reja events te nje-pasnjeshme koha kalon ngadale sepse truni jone eshte shume i ngarkuar duke rregjistuar gjerat e reja ne momorje.
P.sh heren e pare kur kam udhetuar me makine ne shkretire nga vegasi ne Los Angelos diku ne 96-en akoma me kujtohet se ky udhetim okupoi gjithe diten. Pra ishte nje aventure.
Kur u ktheva mu duk shume rruge e shkurter se truni nuk eshte me duke rregjistruar..
E njejta gje vjet kur isha be Shqiperi, nga Tirana ne himare mu duk rruge e gjate ne kthim jo edhe aq.
Tani ktu behet icik e komplikuar qe e ben kontardiktore, por sipas Einstein sa me shpejt nje object leviz aq me ngadale kalon koha.
Pra nese truni/syni jone eshte i bombarduar gjithnje me gjera te reja kjo do thote se jemi duke jetuar/traveling shume shpejt dhe koha ngadalsohet ne krahasim me diken qe ka nje rutine te rregult cdo dite qe e din permenc orarin e 24 oreshit.
Per kte por reflektoja edhe ne jete e nje kumarxhiu p.sh.
Ngaqe truni eshte i okupuar cdo minute me adrenaline 20 vjet kalojn shume shpejt meqe eshte nje jete shume e shpejt. Njekohesisht koha ngadalsohet..
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Ke te drejte. Edhe une shkruaj gjate, po ti e zgjat shume robert.
E zgjat shume shume edhe pse ke mendime te vyera Brenda.
Citim:Te ka keqkuptu sipas meje. Ti nuk ke shku me pa makinen. Ndoshta duhet te shkosh prape te shohesh ndonje makine tjeter. Nuk i dihet. A don me te gjet une makine?
Po citoj ato që tha cecilia
e ku e shef problemin ti ketu? pse s'paske liri?
une shkova pashe nje makine te njeri para nje viti dhe merreshim vesh me sms a do ti qe ky tipi rrin rrin dhe me shkruanthem me vete hej cme gjeti me kete une makinen i pashe dhe se bleva ky me shkruan akoma.. e shef si ndodhin njohjet edhe kur si do akoma me keq
ahahaha
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Te ka keqkuptu sipas meje. Ti nuk ke shku me pa makinen. Ndoshta duhet te shkosh prape te shohesh ndonje makine tjeter. Nuk i dihet. A don me te gjet une makine?
Po mendoja !
Dikur kjo faqe ka qene vend ideal diskutimesh, tani kenaqemi me vetem digiturat qe postohen ne JOQ ..
Smoker ketu ne itali kryeson inter. deri dje askush nuk fliste per futboll. tashi qe juvja eshte hudh ka kryt kan fillu me lef naj llaf. ja keshtu duhet me ardh Berisha ne pushtet dhe i mbushin karikatoret keta. asnje verejtje nuk kane per qeverine e hallet e popullit. sidomos fajtori qe ben strucin si muci.
***
cec kur do na besh nje gjiro me touran-in 5 vendesh marshalla.
Cudi! S'po shoh ndonje urim ketu! Nejse, ndonse nuk me takon mua, sepse nuk jam me i vjetri ketu, po uroj kedo qe merr pjese ne kete portal: GEZUAR VITIN E RI 2016, mbi te gjitha SHENDET, SUKSESE ne familje, pune dhe shoqeri, si dhe SA ME SHUME KOMENTE me fakte dhe argumente shkencore, packa se dhe me gabime, pasi pa gabime nuk mesohet!
Gezuar te gjitheve 2016. Qofte nje vit me i mbare e me i bukur se vitet e kaluara per te gjithe lexuesit e ketij forumi.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Smoker ketu ne itali kryeson inter. deri dje askush nuk fliste per futboll. tashi qe juvja eshte hudh ka kryt kan fillu me lef naj llaf. ja keshtu duhet me ardh Berisha ne pushtet dhe i mbushin karikatoret keta. asnje verejtje nuk kane per qeverine e hallet e popullit. sidomos fajtori qe ben strucin si muci.
***
cec kur do na besh nje gjiro me touran-in 5 vendesh marshalla.
fucked up year. 2015 was weird fucked up year. And has nothing to do with gambling:p
Nuk e di nese e pate gje nje video qe shihej nje polic i rrugores qe kalonte autostraden! Behesh fjale qe u korruptu dhe i dhane lek , por mua me beri pershtypjen se si polici kaloj rrugen pa pike turpi duke ua bere dhe makinave me dore qe te ulnin shpejtesine ... ne mes te autostrades
Gjithsej 116 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.