Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)


Postuar nga NS-6 datë 02 Nëntor 2007 - 04:02:



Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
ok te shtjellojme kerkesa
Ne gju kemi artrit ,kaq te thote imazheria.Gjeje ti origjinen
Funksioni renal normal.
Ne sy kemi konjuktivit,kaq,pa komplikacione.

Analizat e bera kete here :

TA  95/70
FK  90/min
FR  28/min
Temp. 37.7 

hemograma:
eritr. 3300000
leukoc.15000
Hb.    8 mg/dl
eritrosed. 27
tromboc. 100000
ne mikroskop verehen shenja hemolize(Coombs +)

fibrinogjen  400
Fe           10 (14-31 mikromol/l)
ferritinemia 9 (12-200 mikr.g/l)
transferin. 3.8 (2.5-3.5 g/l)

elektrolitet   normal
Sat O2   90%
D-dimer   400 ng/ml
T3,T4,TSH   normal
PCR         5 mg/dl
PSA        normale

ANA       neg
ENA       neg
C-ANCA    neg
p-ANCA    pozitiv

PT,aPTT,faktoret koagulues jane te alteruar per shkak te terapise  antitrombocitare qe ka filluar tashme.

Gjendja e pacientit e renduar.Dhimbja ne gju eshte rikthyer perseri fuqishem sa e le pa gjume pacientin.Gjuri paraqitet i enjtur ,i skuqur,dhe me teperature lokale.    Nderkohe kemba eshte kthyer ne gjendjen normale pothuajse.
Humori i pacientit sa vjen dhe perkeqesohet.Refuzon te ngrenit.Ndjehet i dobet i pafuqishem.



 


atehere,pacienti po perkeqsohet dhe nje shenje diagnoze akoma nuk po arrihet te shihet tamam.pacienti paraqet hipotension qe i vjen nga dehidratimi si dhe nje rritje te frekuences se frymemarrjes dhe hipertermi 37.7. kemi te bejme akoma me nje proces infiamator (PCR= 5, leukocitet 15.000). rritjen e frekuences respiratore do ta konsideroja si rrjedhoje e anemise qe pacienti ka si dhe e grades se ngopjes se oksigjenit qe tregon 90%,ne limitet e vlerave te lejueshme. nje perqindje kaq e ulet mendoj qe vjen si pasoje e anemise qe ka kapur vlerat 8 te hemoglobines dhe jo si pasoje e nje interesimi te mushkerise (edhe pse do e rikonsideroj kete gje prap sepse edhe mund te kete dicka te fshehur).do te kerkoja nje radiografi dhe mundesisht nese pacienti ulet nen 90% do ta vendosja ne terapi me oksigjen.


 


tek hemograma shoh qe anemia eshte perkeqsuar duke kaluar hemoglobina nga 8.7 qe ishte ne 8,edhe pse tromboza venoze eshte ne rruge sherimi me terapine qe ben. nje ulje e tille me duket pak e habitshme sepse prisja qe hemoglobina te rritej. por nga ajo qe shoh,mund te kete ndonje problem edhe me prodhimin e qelizave te gjakut dhe kete e them per shkak se trombocitet jane ulur ne 100.000 (vlerat normale jane ndermjet 150.000 dhe 400.000) si dhe shoh qe ka nje problem me hekurin.


hekuri eshte ne sasi te vogel,bazuar ne vlerat qe shoh. ferritina eshte e ulur dhe kjo tregon qe me te vertete sasia e hekurit eshte e ulet sepse pasqyron perqendrimin e hekurit ne trup ne menyre te perpikte. transferrina eshte rritur dhe kjo eshte nje forme qe organizmi i pergjigjet nje mungese te hekurit duke shtuar kete enzime me shpresen qe te terheqe me shume hekur. nga keto mund te them qe hekuri ose eshte humbur ne sasi te medha,ose nuk po thithet ne sasi te duhur ( shtoni ketu edhe dieten qe po ben pacienti me deshiren e vet)! ketu jam disi ne dyshim por do te qartesohesha pak me teper nese do dija parametrat MCH,MCHC dhe MCV si dhe retikolocitet ne gjakun periferik.ato 3 te parat do me tregonin dicka rreth volumit te eritrociteve qe pres te jene te ulet nese nuk perdoret hekuri si dhe te kene nje sasi te vogel hemoglobine. me kujtohet qe u permend dicka,makrocite ne mikroskop...prandaj dua te di per qelizat ne gjakun periferik si dhe per volumin sepse nese me vjen ndonje problem me volumin atehere mund te drejtohem drejt nje shkaku malasorbimi (do me jepte nje dore edhe vitamina B12 ndoshta ne ate rast duke qene se thithja e saj behet ne disa zona ku kryhet thithja e hekurit...dhe do me drejtonte drejt nje hipoteze te nje semundjeje infiamatore te zorres...gjithsesi,eshte per tu pare iher)...prandaj dua te di MCV,MCH,MCHC, qelizat ne gjakun periferik,retikolocitet ne gjakun periferik!nje ide e mire do ishte edhe matja e vitamines B12 dhe folatit sepse makrocite ne gjak mund te shihen ne raste te mungeses se ketyre 2 substancave.nese kjo gje vertetohet duket me kontrollu edhe palcen e kockes!


 


D-dimeri negativ.dicka e pritshme duke qene se dhimbja e pulpes kishte nje kohe te shkurter qe kishte filluar,por gjithsesi frika e nje embolie ma bente te justifikueshme matjen e ketij parametri.embolia perjashtohet!


 


p-ANCA pozitiv. dhe ketu gjerat bohen edhe me lemsh sepse do fusnim ne loje vaskulitet. jane 2 forma vaskuliti qe jane pozitiv per p-ANCA, poliangjoiti mikroskopik dhe sindroma e Kurg-Shtrausit! dhe ajo qe i ben edhe me te habitshem eshte qe keto mund te godasin nyjet dhe ne nje sasi te vogel rastesh te arrijne deri ne sinovit.dhe per me teper mund te godasin edhe sistemin gastrointestinal dhe ate te frymemarrjes (nese eshte ne kete rast, shpresoj qe radiografia qe kerkova me siper  te gjeje ndonje shenje) dhe renal...pacienti thote qe merrte kortizon,dhe normalisht prednizoni perben terapine e tyre cilado forme qofte!


nese kemi perjashtuar cdo mundesi te nje infeksioni,do nisja terapine me kortizon dhe te shihja se si do ecte sepse si poliangjoiti si kurg-shtrausi te njejten kane si terapi!


 


e di qe do hapesha shume por doja te dija nese jane bere analizat per hepatitin B dhe C. e them kete sepse me qelloi nje rast para 2 muajsh ku nje pacient kishte dhimbje te artikulimeve te kyceve si dhe lodhje dhe humbje oreksi dhe nga analizat doli qe ishte ne faze aktive te nje infeksioni nga hepatiti B...prandaj do shtoja edhe GOT,AST,GGT!


 


me pak fjale,hipotezat qe me drejtojne ne kete rast jane ato te nje semundje autoimune dhe vaskulitet jane per momentin te parat ne liste.


do permendja edhe faktin qe ka semundje gastrointestinale te tipit infiamator (kroni psh) qe japin artrit por me duken te pamundshme ne kete rast.


 


kete rast klinik e fillova lemsh dhe po eci lemsh...kshu osh kur nuk i kerkon gjerat te plota qe ne fillim! kur te dale pergjigja e ketij rasti,spitali do firmose falimentimin per shpenzimet e teperta  


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.