Forumi Horizont Gjithsej 158 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 158 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Debate mbi ajetet e Kur'anit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11651)


Postuar nga Dr. Gery Miller datë 01 Dhjetor 2006 - 20:25:

Paqa qofte mbi te udhezuarit!

Per Ventili-in:

Ju jeni ai që keni gënjyer duke thënë se: Një ditë Muhamedi shkon tek shtëpia e saj dhe shikon shërbëtoren e saj Marija dhe i pëlqen shumë. I nderuar! Tek Vëlumi i 3-të, Libri 43, Numër 648-të, që ju sollët nuk qëndron kjo. Pse gënjeni? Marija, ka qenë gruaja e Profetit, dhurat nga Mbreti i Egjiptit. Të gjithë i kanë thënë Marija Robëresha, për arsye sepse e kanë njohur si robëresh që kur ka qenë tek mbreti në Egjipt para se të dhurohej në Medine tek Profeti. Të gjithë njerëzit e kanë ditur se ajo grua është e Profetit, e nëse të gjithë e kanë ditur, si shpëtuan grat e tija të mos e dijnë? Ah gënjeshtra, gënjeshtra, pse o Ventil gënjen kaq palogjikshëm? Lexojeni ti vet atë hadithin, që e keni tek ky linku:
http://www.usc.edu/dept/MSA/fundame...ri/043.sbt.html
Bile këtu në këtë hadith, tregohet ajeti kur’anorë, i kaptinës së 33-të të quajtur Ahzabë, citati i 18-të, që thotë: “O ti Profet, thuaju grave tuaja: "Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës”. Eh, ky është argumenti më bindës për atë ngjarje. Bile bile, ju keni bërë gënjshtrën e dytë rreth citateve të shpallura në Kur’an, në kaptinën e 66-të, të quajtur Et-Tahrim. Këto ajete kanë zbritur në lidhje me ngjarjen e grave të Profetit dhe xhelozisë së tyre. Zejnebeja njëra nga gratë e Profetit, i jepte atij mjaltë dhe Aisha dhe Hafsah mendonin se mjalti po bëhej arsye për vajtjen shpesh të Profetit tek Zejneb dhe thanë: Kur të vije Profeti do ti themi që ose “të vinka era Maghafir” (erë e rendë) ose “a ke ngrënë maghafir” (lloj bime me erë të rëndë)? Ato po ashtu i thanë edhe Savdes që të thotë po ashtu. Kur Profetit i thanë këtë ai tha: Jam betuar se nuk do ta ha më dhe mos e beni më fjalë këtë çështje. Për këtë erdhën edhe këto ajete dhe dijeni se akuzat e juaja nuk kanë bazë aspak. Dijetarët e hadithit e kanë transmetuar këtë ngjarje dhe Bukhari është ndër ta. A e shikuat se sa i qartë është transmetimi (tregimi), i cili tregon se Profeti është betuar se nuk do t’a haje më atë llojë bime, e jo se nuk do të bëjë marëdhënie me gruan e tij.

E për fund ti Ventil, ti je ai që e ke trilluar tregimin që gjindet tek Bukhari Volumi 3, Libri 43, numër 648. Ai linku që eshte aty, tregon historinë e vërtetë të këtij rasti, i cili është krejt ndryshe nga ai që ju e keni sjellur këtu në forum. Keni gënjyer ne mënyrë totale! Nëse dëshironi të e shfaqni të vërtetën, postojeni hadithin nga ueb faqeja që keni cituar.

p.s:
E gjithe Medineja dhe Mekja, e kane ditur se Marija eshte e Muhamedit. E kur nje grua eshte e ytja, ti me te ben edhe maredhenie, ngase e ke grua.

Paqa qofte mbi te udhezuar!

Dr. Gery


  Gjithsej 158 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 158 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.