Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Djalog me vetveten
Perse u krijua kjo bote, ky han i pafunde kjo hapsire e pa ane zhytur ne arresire?
e ne fund te fundit perse erdha une ne kete bote?
Ndoshta jam e vetmja qenie e bardhe e kesaj bote, i vetmi engjell mes djajve te ferrit dhe perseri sjam nderi i panjollosur.
e dua vetveten e adhuroj ate e ne te njejten kohe e urrej. Te dua sepse ti je qenia ime, te urrej sepse s'me jep kurre te drejten qe me takon, ti gjithmon me kundershton.
Je ti ajo qe me sjell ne mendje kuptimin e ksaj bote te felliqur te kesaj erresire te pa ane, te kesaj humnere qe s'ka fund, te kesaj.....
E mallkoj diten qe linda dhe do te mallkoj diten qe do te vdes.
Ndoshta po te mos ishe ti s'do te ndryshonte gje, por mbase une do te isha me e qete. Ti me kerkon te braktis kete jete - une do ta braktis do te bej gjithshka qe ti do te me kerkosh.
Me duhesh per shpirtin tend rebel dhe per ligesine qe te ka mbeshtjelle por dhe une te duhem per butesine dhe mirsine time.
Por ne fund te fundit c'do te thote te jesh nejri?
te ndjesh dashurite e pajetuara ndonjehere, te duash dike apo te braktisesh te tera e te thuash "vafsh ne djall!"
Ah vetja ime, qe nepermjet pasqyres me shkel syrin, ate sy qe shkelqen nga dinakeria...ti je djalli nuk te dua me tashme te urrej
Nuk do te braktis prej teje ata qe i kam me te afert.E kuptoj se ti doje vetem te largoheshe nga une
Ohh Bote-Bote engjellore, ti diell i arte mos me braktis si vetja ime, ti duhet te me mbrosh te mos me lesh vetem
E kuptoj se s'mund te jetoj pa vetveten time ashtu si ajo pa mua.
Megjithese ajo do te mbetet e mbyllur ne humnerat me te thella te qenies sime, kur te vishem e te dal rruges do te ndjej se neper klithmat e keshtjellave te shpirtit tim dicka perpelitet dicka kerkon te dale. Atehere do te qetsohem e do te behem pak me e sigurt se e di c'leviz aty brenda , prandaj do ti pershperis vetes
"KAM FRIKE"
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.