Forumi Horizont Gjithsej 116 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 »
Trego 1158 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Dashuria eshte...... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11641)


Postuar nga Zhylien Sorel datë 14 Dhjetor 2008 - 03:00:

Dashuria eshte si nje peme e vogel ne rritje,qe sa me shume dege,gjethe,sythe ti presesh...aq me shume shperthen ...


Postuar nga ColdFire datë 14 Dhjetor 2008 - 03:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Dashuria eshte..ai cifti i moshuar dje ne autobus...Ajo e burgosur ne nje karrige me rrota,Ai e shtynte me kujdes...e ngjiti ne autobus...e rregulloi karrigen mire,u sigurua qe nuk levizte me...e pa ate ne sy dhe i buzeqeshi plot siguri...Ajo me syte e qeshur i tha: Kam frike mos rreshket kjo...
Ai: Mos ki frike,te mbaj une...dhe u ul ne nje stol prane saj i kapi duart...dhe e pa ne sy i buzeqeshur: Te mbaj une ...
Une e ulur perballe tyre,mendoja se vertet dashuria nuk njeh moshe...thjeshte shfaqet ne forma te ndryshme...sepse ne kohe te ndryshme,njeriu ka nevoje per forma te ndryshme te saj...



Ndjenje perfekte. Shpresoj te jem me fat te gjej nje njeri te tille. Shpresoj......


Postuar nga kurt datë 14 Dhjetor 2008 - 04:05:

illuzion...


Postuar nga ColdFire datë 14 Dhjetor 2008 - 04:12:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
illuzion...


Illuzionet jane te pranishme gjithemone.


Postuar nga vajze_korcare datë 14 Dhjetor 2008 - 20:58:

dashuria eshte ... gabim...
dashuria DUHET te jete ... perfekte ...

dashuria eshte ... hyjnore ...
mundohemi ta bejme NJEREZORE

dashuria eshte ... rremuje ndjenjash ...
dashuria DUHET te jete ... sterile, e paster

dashuria eshte ... e shumellojshme ...
e bastardojme kur e perkufizojme, dime ne?


Postuar nga Eria datë 20 Dhjetor 2008 - 00:07:

Dashuria eshte KLIK..
Po po nje klik me maus...kete mendova keto dite duke pare profilet e disa mikeshave te mia...
Sa shpejt e ndryshon ate status....ne fillim e dashuruar...pastaj..e fejuar...pastaj do martohem...pastaj..SINGLE
Njera e ndryshon cdo dy muaj,sa i thashe..moj si shume shpesh zihesh ti me bandillin...ne ca faze jeni tani ...
A thua ndryshon dhe dashuria sipas humorit...apo sot dashuria eshte kthyer vertete ne nje klik---
A thua eshte jashte mode te besosh ne dashuri,pa klik


Postuar nga ira_885 datë 20 Dhjetor 2008 - 01:14:

Citoj ato qe tha Eria

(...A thua ndryshon dhe dashuria sipas humorit...apo sot dashuria eshte kthyer vertete ne nje klik---
A thua eshte jashte mode te besosh ne dashuri,pa klik )

Se di.Kur ta provoj do te them.......


Postuar nga Glaukus datë 20 Dhjetor 2008 - 04:23:

- dashuria është lek ...

kur ke lek të dun të gjitha ( je plot me dashuri dhe dashnore ) ......... kur s'ke lek ngel pa dashuri   ( me nji fjal pa dashnore )


Postuar nga ColdFire datë 20 Dhjetor 2008 - 04:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
- dashuria është lek ...

kur ke lek të dun të gjitha ( je plot me dashuri dhe dashnore ) ......... kur s'ke lek ngel pa dashuri   ( me nji fjal pa dashnore )



????????

lol. Kaq keq qenka puna Glaukus? Pa lek= pa dashuri?
Po eshte ashtu, mos dashurofsha kurre!

pershendetje


Postuar nga Katilesha datë 20 Dhjetor 2008 - 04:48:

Dashuria eshte nje mesazh ne shishe,te cilen e leshojme me vullnetin tone te plote ne det duke mosperfillur dallget, perplasjet ,shpesh fundosjet. Ku shpesh genjehemi nga rrezet dinake te diellit , qe na perkedhelin dhe na ngrohin vetem ne siperfaqe.


  Gjithsej 116 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 »
Trego 1158 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.