Forumi Horizont Gjithsej 116 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga Piktor datë 10 Janar 2016 - 01:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Hahaha, ca ke qe kruhesh piktoro. Problemi eshte i kundert me ate qe spjegon, jemi marre me politike me shume se duhet, ne cdo edicion lajmesh, ne cdo show humoristik, kudo ka politike. Kjo eshte shprehje e qarte e perversitetit social shqiptar.

Edi Rama po ben gjera qe shumica nuk i aprovon, madje ka pakenaqesi masive. Por edhe shume gjera duheshin bere, dhe nga larg tingellojne te sakta. Jane ata qe jane afer qe nuk jane dakort.

Kurse per Berishen, vazhdoj te mbetem i mendimit se vdekja e tij do qetesoje shpirtrat e shume njerezve. Mua do me qetesonte sikur te ekzekutohej, jo te vdiste nga pleqeria sic po e lene. Krimi me i madh qe i ka bere kombit eshte keq-edukimi i rinise dhe trashegimi i kafsherise, injorances, dhe konfliktualitetit tek brezi tjeter i PD-isteve. Plumbin ne koke e ka pak nje kriminel i gjithanshem si Berisha.

Jemi marre me politike, shume biles. Tashme Edi po ben ca gjera te mira qe shumica nuk i aprovon. Populli duhet ti aprovoje pasi Edi eshte vizionar sipas fajtorit. Biles populli sipas ideologut fajtori duhet te jete derr i kenaqur e te mos merret fare me politike si shfaqje e huaj dhe perverse e shoqerise. Biles biles ky ideolog arrin derisa te gjeje shkakun e keqedukimit te popullit tone, sidomos rinise sone dhe jep edhe recetat. Lol me kishte marre malli per informacion politik.


Postuar nga NS-6 datë 12 Janar 2016 - 03:24:

Piktor, jepi Cezarit cfare i takon Cezarit!
Ne disa gjera duhet ta pranojme qe i ka bere me hak ashtu sic duhet thene qe ne disa te tjera ja ka fut kot! Ceshtjen e dritave iher nuk ka rob qe te thote qe nuk i dha nje drejtim katrahures qe ishte bere! Paguaje ne poste dhe ajo e postes i mbante leket vete, fatura afrofe, ti paguaje e fqinji me trefazor ne shpi ja dilte paq...dhe prap ti e haje serish sepse cmimi ty te rritej se ai qe nuk kishte paguajtur nuk do paguante akoma! Dhe ketu besoj se jemi dakort!
Vijme tek ceshtja e kuponit! Te pelqen ste pelqen, shitblerja duhet te shoqerohet me nje fature ku edhe shteti duhet te marre pjesen e vet! Kaloje tek Myslim Shyri, dyqonet me cmime ne stratosfere, filloi fushata, gjysma u mbyllen! Nese ti i jep nje shpjegim, bujrum! Gjithmone nese duam te ecim drejt Evropes!
Per here te pare sheh deputete qe u iken mandati. Natyrisht ketu me ke edhe me mua me te njejtin mendim qe pjesa me e madhe eshte show, por te pakten behet!
Kishim me teper universitete se gjith Amerika dhe per me teper e dinim fare mire qe ishin fabrike diplomash. Lyje murin e universitetit dhe dilje me diplome. A mund ta mendosh mer ca do te thote kjo gje? A e mendon mer qe nje te neserme ky person te ben gjemen nese del arkitekt, jurist, mjek a cfaredo profesioni tjeter per te cilin mund te bohet armik publik!
Kemi rene qetesi neper lajme ku me pare gjysmen e zinte mbledhja e qeverise se Sales qe tregonte barcaleta dhe i fuste nje te qeshur, ose rekordet e notit. Te kapte gjysma e ores vec me degju si perfundonte fraza!
Per here te pare del qe financat dalin ne negativ. Lajm i hidhur por te pakten pranohet! Mos harro qe kjo eshte e veshtire te pranohet nga "ekonomia e dyte ne Europe pas Gjermanise" dhe "vendi qe i ka rruget me te mira se sa Norvegjia"
Ne shume gjera te tjera jam kundra natyrisht por per keto nuk ke cfare te thuash! Nje here e nje kohe kane qene tenderat ku abuzonin tani ja kane vene emrin koncesione dhe me ritmin qe po ndjekin edhe pak ska per te ngel asgje pa u dhene ne koncesion! Mjekesia falas eshte e destinuar te ngele utopi.
Ajo qe duhet te pranojme eshte qe e djathta nuk paraqet alternative per te pakten 2-3 mandate dhe nese edhe kjo e majte do deshtoje, shqiptaret me mire te votojne partine agrare se per sa "fshatare" qe jemi nga trute, nje cope toke do na e japin me e mbjelle!


Postuar nga robert datë 15 Janar 2016 - 21:33:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Nuk e di nese e pate gje nje video qe shihej nje polic i rrugores qe kalonte autostraden! Behesh fjale qe u korruptu dhe i dhane lek , por mua me beri pershtypjen se si polici kaloj rrugen pa pike turpi duke ua bere dhe makinave me dore qe te ulnin shpejtesine ... ne mes te autostrades

Nuk e besoj se nje vidio e tille perben sot ndonje sensacion! S.d.q., duhej sjelle linku, biles s'do ishte keq te na i shpjegonte dikush se si behet nje link, apo si merret dhe hidhet ketu.


Postuar nga Fajtori datë 16 Janar 2016 - 10:39:

NS6, me ne fund po arrike tek perfundimi qe mjekesia falas eshte utopi. Edhe pak do arrish te ideja qe kam kohe qe e them. Shqiperia nuk eshte vend ku mund te lulezoje shteti, prandaj duhet dhene drejtim vetem privatisht. Shqiptaret jane mesuar te japin leke, kshu qe me mire ti japin ligjerisht tek privati.

Megjithate, une gjykoj kshu per se largu. Nga afer ndoshta duken ndryshe gjerat.


Postuar nga robert datë 16 Janar 2016 - 22:31:

Citim:
[i] ... mjekesia falas eshte utopi. Edhe pak do arrish te ideja qe kam kohe qe e them. Shqiperia nuk eshte vend ku mund te lulezoje shteti, prandaj duhet dhene drejtim vetem privatisht. Shqiptaret jane mesuar te japin leke, kshu qe me mire ti japin ligjerisht tek privati. [/B]

Ide mjaft interesante, por te cilen une dua te pakten nje jave ta analizoj!


Postuar nga Fajtori datë 19 Janar 2016 - 03:54:

Cilen pjese nuk kupton robert. Me skeme se bej dot, po nja dy fjali me shume mund ti them. Thashe se ishte e thjeshte per tu kapur.


Postuar nga robert datë 19 Janar 2016 - 22:54:

Fajtor, kohe me pare jepje mendime te vlefshme, ndersa tani ia keput si kau peles ne shume tema. Ky problemi i mjeksise falas apo me pagese, apo ne nje kombinim te te dyjave, eshte diskutuar aq shume ne bote (jo vetem nga shek. i 19 e kendej, por edhe me pare), sa duhej treguar pak me kujdes kur leshohen shprehje te tilla si thikat e artistit te cirkut rreth kokes se artistes se lidhur.
Edhe vete mjeket kur kane folur per kete problem, kurre nuk kane qene per mjeksine me pagese, pasi kjo eshte edhe nje ofendim i punes dhe obligimit te tyre. Mjeksia nuk eshte pune si cdo pune tjeter, por dhe nje mision qe njerez te ndryshem i vene vetes; qofte dhe pjeserisht.
Nuk po flasim pastaj per avantazhet qe ka mjeksia falas, jo ne te gjitha por ne ato me imediatet, pasi garanton nje popullsi me vitale nga ajo qe katandiset deri atje sa te paguaje edhe per nje vizite te zakonshme pas nje temperature.
Nuk po diskutojme pastaj pasojat e keqija nga teresia e mjekimit me pagese, ku mjeket behen teresisht konkurrente, ku per kete shkak leshojne raporte sipas qejfit, e sa e sa deme te tjera nga nje mjeksi totale me pagese. Ndaj, pak me me llogjike kur diskutojme gjera qe bota (dhe Shqiperia) i kane diskutuar me kohe me miliona here.
Pa diskutim, mjeksia me pagese do te ekzistoje gjithashtu, qofte edhe si alternative ndaj asaj falas, apo ne disa proöese mjeksore, por ne te gjithe sherbimin mjeksor. (Nuk po i futem fshatit, se u hapa shume.)


Postuar nga robert datë 19 Janar 2016 - 22:56:

ne rreshtin e fundit kam nje gabim. Duhet: por jo ne te gjithe sherbimin mjeksor.


Postuar nga cecilia datë 20 Janar 2016 - 01:39:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Fajtor, kohe me pare jepje mendime te vlefshme, ndersa tani ia keput si kau peles ne shume tema. Ky problemi i mjeksise falas apo me pagese, apo ne nje kombinim te te dyjave, eshte diskutuar aq shume ne bote (jo vetem nga shek. i 19 e kendej, por edhe me pare), sa duhej treguar pak me kujdes kur leshohen shprehje te tilla si thikat e artistit te cirkut rreth kokes se artistes se lidhur.
Edhe vete mjeket kur kane folur per kete problem, kurre nuk kane qene per mjeksine me pagese, pasi kjo eshte edhe nje ofendim i punes dhe obligimit te tyre. Mjeksia nuk eshte pune si cdo pune tjeter, por dhe nje mision qe njerez te ndryshem i vene vetes; qofte dhe pjeserisht.
Nuk po flasim pastaj per avantazhet qe ka mjeksia falas, jo ne te gjitha por ne ato me imediatet, pasi garanton nje popullsi me vitale nga ajo qe katandiset deri atje sa te paguaje edhe per nje vizite te zakonshme pas nje temperature.
Nuk po diskutojme pastaj pasojat e keqija nga teresia e mjekimit me pagese, ku mjeket behen teresisht konkurrente, ku per kete shkak leshojne raporte sipas qejfit, e sa e sa deme te tjera nga nje mjeksi totale me pagese. Ndaj, pak me me llogjike kur diskutojme gjera qe bota (dhe Shqiperia) i kane diskutuar me kohe me miliona here.
Pa diskutim, mjeksia me pagese do te ekzistoje gjithashtu, qofte edhe si alternative ndaj asaj falas, apo ne disa proöese mjeksore, por ne te gjithe sherbimin mjeksor. (Nuk po i futem fshatit, se u hapa shume.)





Robert,
nese e kam kuptuar mire ate qe ka thene faja po e them une prape. ai thote se ne sistemin e Shqiperise sotpersot te korruptuar ku njerzit fukarenj paguajne spitalet publike si dhe mjeket e tyre te cilet e kane te pakten nje rroge mujore, me mire ti japin ato leke te privati se ndoshta sdo te abuzojne aq shume mbi ta sa vet shteti. kjo eshte idea.

nuk krahasohet Shqiperia me ato spitale qe ke ne koke ti. harroje
Shqiperia eshte si ajo shtepia me teneqe nga siper sa bie shi pike ketu e pike atje. te pikon gjithandej. do njerez te ndershem dhe qe e duan vendin e tyre pa te behet shqiperia. lere pastaj qe do ligje strikte dhe te zbatohen. po eh de kush ti bej keto..


Postuar nga eliz datë 20 Janar 2016 - 22:48:

A di njeri te me thote ca mbiemri eshte Schmidt?


Postuar nga robert datë 21 Janar 2016 - 00:34:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

Shqiperia eshte si ajo shtepia me teneqe nga siper sa bie shi pike ketu e pike atje. te pikon gjithandej. do njerez te ndershem dhe qe e duan vendin e tyre pa te behet shqiperia...


Nihilizmi nuk eshte argument! Dakort, pak nihiliste jemi te gjithe, por jo ne eksremizem. Te gjitha ambulancat e lagjeve ne Tirane funksionojne perbukuri dhe asnjeri paguan leke ekstra. Pervec ndonje katunari qe mendon, se pak pagese nen dore i jep favore!
Kam qelluar vete qe jam vizituar nja dy here ne ambulancen e lagjes time, pa llogaritur plaken qe eshte paciente e zakonshme, dhe vizitat jane bere te gjitha pa pagese. Edhe shumica e ilaceve merren cmim te lire, apo si quhen, me rimbusim.
Mendimi i fajtorit ne kete rast nuk vlen as per diskutim, sepse kjo teme (e mjeksise me apo pa pagese, apo me te dyja) eshte diskutuar marrezisht gjate nga te gjitha shoqerite. Shpesh perfundimet merren per zgjidhje! Fatkeqesisht!


Postuar nga robert datë 21 Janar 2016 - 00:40:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
A di njeri te me thote ca mbiemri eshte Schmidt?

Mbiemer gjerman. Mundet te kete lidhje me ata qe merreshin me perpunimin e hekurit, metaleve, shmieden=me farketuar, Schmieder=farketar. Pra kovaci, por ne kohet e lashta mund te jete prezantuar me kete emertim edhe ai qe nxirrte dhe perpunonte mineralin, bakrin, kallain, bronxin, hekurin.


Postuar nga eliz datë 21 Janar 2016 - 01:38:

Nuk e di pse me krijoj pershtypjen se ishte mbiemer cifut. Flm. Robert.


Postuar nga kurt datë 21 Janar 2016 - 16:33:

Boh, ikin vitet. Kalon jeta.
Nuk eshte e shendetshme kur refelktojm dhe vijm tek perfundimi i nje urrejtjeje te thelle ndaj vetes. Ka edhe gjera pozitive. Te jesh i bute/polite naive/besnik ne shoqeri dhe ne jete meson me shume mbi natyren njerzore sa asnje filozofer.(Po e shtoj kte pjesen ktu: sepse vetem tek nje natyre e bute kavaljer jo vetem materljalisht por me e rendesishmja si personalitet, kjo te jep shance gjate jetes te mesosh me shume se askush ndaj natyres njerzore. Sepse vetem ktu njerzit ndihen me te lirshem te tregojn ngjurat e brendhsme t'tyre. Pershembull askush nuk hapet tek nje aggressive gjykues dhe karakter harrjat ne brendesi)
Kjo te len noshta shije te keqe dhe shume zhgenjime per njerzimin ne pergjithesi por te len edhe te ndjehesh mire per veten.
Pasuria me e madhe e njeriut eshte kur ke aftesine/intelektin te gjykosh veten rreptesisht dhe te perfundosh ne nje pozicion sadopak pozitiv admirues ndaj vetes. Vetem kjo eshte pasuria.
Kur njeriu ndihet i pasur edhe ne vetmine absolute edhe sikur ky te jete shkraur si fati I jetes, eshte dhurate e vecante nga natyra. Zoti.


Postuar nga robert datë 21 Janar 2016 - 22:12:

C'ishte kjo filozofi kurtiane! Ishalla nuk ka te beje me humbjen e ndonje dore te mire parash ne letra! Por ka te beje me leximin e ndonje libri apo perjetsie ne urban, rruge, etj.!


Postuar nga kurt datë 22 Janar 2016 - 04:40:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
C'ishte kjo filozofi kurtiane! Ishalla nuk ka te beje me humbjen e ndonje dore te mire parash ne letra! Por ka te beje me leximin e ndonje libri apo perjetsie ne urban, rruge, etj.!

Duke u bazuar nga firma jote e profilit patjeter qe ti do bie ne kundershtim me filozofine time Robert. Por je keqkutuar. Nuk e kam fjalen qe duhet dalim rruges apo ne shoqeri dhe te rrahim gjoksin qe "une jam me i miri" pamvarsish se ti je fokusuar tek kjo, fatkeqsisht.
Perkundrazi. Sic e kam shqiptuar ne rreshtin e pare qe nuk eshte e shendetshme te urrejme veten thelle. Qe supozon se ja kemi bere gjyqin me te rrepte vetes already.
Ajo qe them une eshte se gezimi apo mireqenia sadisfaksioni shqirtror i joni nuk varet cfar mendon bota per ne por cfar ne dijm per veten, mbasi kemi exploruar thelle ne detaje dhe rrepteisht veten tone dhe vijm tek nje perfundim pozitiv. Duke marre parasysh edhe njehere rreshtin e pare qe mos t'gnejejm veten.
Kjo gje diktohet kur njerzit nuk jetojn dot rehat me veten dhe gjithmone ndjekin aprovimin e shoqerise miqve apo bashkshorteses etj


Postuar nga Piktor datë 23 Janar 2016 - 01:20:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Piktor, jepi Cezarit cfare i takon Cezarit!
Ne disa gjera duhet ta pranojme qe i ka bere me hak ashtu sic duhet thene qe ne disa te tjera ja ka fut kot! Ceshtjen e dritave iher nuk ka rob qe te thote qe nuk i dha nje drejtim katrahures qe ishte bere! Paguaje ne poste dhe ajo e postes i mbante leket vete, fatura afrofe, ti paguaje e fqinji me trefazor ne shpi ja dilte paq...dhe prap ti e haje serish sepse cmimi ty te rritej se ai qe nuk kishte paguajtur nuk do paguante akoma! Dhe ketu besoj se jemi dakort!
Vijme tek ceshtja e kuponit! Te pelqen ste pelqen, shitblerja duhet te shoqerohet me nje fature ku edhe shteti duhet te marre pjesen e vet! Kaloje tek Myslim Shyri, dyqonet me cmime ne stratosfere, filloi fushata, gjysma u mbyllen! Nese ti i jep nje shpjegim, bujrum! Gjithmone nese duam te ecim drejt Evropes!
Per here te pare sheh deputete qe u iken mandati. Natyrisht ketu me ke edhe me mua me te njejtin mendim qe pjesa me e madhe eshte show, por te pakten behet!
Kishim me teper universitete se gjith Amerika dhe per me teper e dinim fare mire qe ishin fabrike diplomash. Lyje murin e universitetit dhe dilje me diplome. A mund ta mendosh mer ca do te thote kjo gje? A e mendon mer qe nje te neserme ky person te ben gjemen nese del arkitekt, jurist, mjek a cfaredo profesioni tjeter per te cilin mund te bohet armik publik!
Kemi rene qetesi neper lajme ku me pare gjysmen e zinte mbledhja e qeverise se Sales qe tregonte barcaleta dhe i fuste nje te qeshur, ose rekordet e notit. Te kapte gjysma e ores vec me degju si perfundonte fraza!
Per here te pare del qe financat dalin ne negativ. Lajm i hidhur por te pakten pranohet! Mos harro qe kjo eshte e veshtire te pranohet nga "ekonomia e dyte ne Europe pas Gjermanise" dhe "vendi qe i ka rruget me te mira se sa Norvegjia"
Ne shume gjera te tjera jam kundra natyrisht por per keto nuk ke cfare te thuash! Nje here e nje kohe kane qene tenderat ku abuzonin tani ja kane vene emrin koncesione dhe me ritmin qe po ndjekin edhe pak ska per te ngel asgje pa u dhene ne koncesion! Mjekesia falas eshte e destinuar te ngele utopi.
Ajo qe duhet te pranojme eshte qe e djathta nuk paraqet alternative per te pakten 2-3 mandate dhe nese edhe kjo e majte do deshtoje, shqiptaret me mire te votojne partine agrare se per sa "fshatare" qe jemi nga trute, nje cope toke do na e japin me e mbjelle!

Ne fakt dilema per popullin e thjeshte ka qene gjithmone, me mire nje veze sot apo nje pule mot. I shkruajta nje here nje njeriut tim, mos u qani tani se keni Edi Ramen. Merre me mend pergjigjen qe me ktheu. E pra ai ishte ndoshta edhe eshte fanatik i Ps. Mjafton te te them se ka marre pjese ne te gjitha protestat e ps-se.
Edhe une isha koshient se kishte ardhur koha per rotacion. Biles rotacionet duhet te jene me te shpeshta. Ishalla e ka kuptuar populli kete ne zgjedhjet me te para.


Postuar nga Fajtori datë 24 Janar 2016 - 06:31:

Per mjekesine:
Problemi i robertit (dhe shume te tjereve) eshte se duan te gjejne zgjidhje universale per cdo ceshtje. Mjekesia eshte si cdo teme tjeter, si kushtetuta, si drejtesia, si futbolli, etj. Sipas vendit dhe kuvendi. Shqiperia nuk ka brumosjen shoqerore qe te kerkoje koncepte socialiste, sepse shqiptaret nuk dine te bejne shtet ose komunitet. Ne kushtet aktuale, sidomos, me ardhjen e demokracise shqiptaret ecin me parimin secili per vete. Kjo spjegon cdo lloj korrupsioni dhe problemi qe ndodh. Ne keto kushte social-kulturore konceptet socialiste nuk ecin, jane utopi te kota. Madje dhe vete koncepti i shtetit shqiptar eshte nje farse e madhe qe duket hapur. Mjafton te shohesh sa varet Shqiperia nga ambasadoret e huaj, komisioni i venecias, trajneri kombetar, etj etj etj. Jemi nje popull qe nuk kemi as fuqi dhe as intelekt per te ndertuar industri, shkence, futboll, parlament, etj. Nje popull si shqiptaret nuk mund te aplikoje socializmin gjerman, sepse nuk ka brumosjen e gjermanit. Nese njerezit informojne policine quhen spiune edhe sot e kesaj dite, nga personazhe te medhenj e te vegjel dhe nga vete mediat. Ky popull mund te funksionoje VETEM nese konceptet socialiste abandonohen dhe mjekesia (si cdo farse tjeter) behet me pagese. Familjet e pakta ne nevoje mund te rimbursohen nga shteti (dhe nese nje familje abuzon ti hiqet e drejta e ndihmes pergjithmone).

Per Edi Ramen:
Pakenaqqesi ka sa te duash, madje dhe zhgenjim. Por ka dy gjera qe duhen pranuar. E para se dihej shume mire cfare do prodhonin zgjedhjet e fundit. Listat ishin mbushur me njerez ordinere, dhe kualicioni me Ilir Meten solli akoma me shume mafioze ne parlament. Prandaj nuk ka asgje per te habitur tani, prodhimi i demokracise eshte i qarte qe para se te behen zgjedhjet. Thjesht njerezit duhet te mesohen te shikojne me largpamesi ne vend qe te habiten pse nuk ka perparime.
Se dyti, nuk ka ASNJE shqiptar ne bote qe mund te rregulloje ate vend, sado vullnet te kete. Sepse problemi nuk eshte ne qeveri por ne popull. Nje pjese e mire e zhgenjimit ndaj Edi Rames (jo i gjithi ama) vjen ngaqe po ndermerr hapa drastike per zgjidhjen e krimeve. Dhe ai popull eshte mesuar te jetoje me krimin, nuk e ka te kollajte te pranoje qe diplomat nuk merren duke dhuruar lope, apo se gjobat e dritat duhen paguar. Ekziston nje mentalitet i trasheguar prej shekujsh se shteti eshte i keq dhe duhet luftuar. Shqiptaret kurre nuk e kane besuar dhe pranuar shtetin, madje as ne kohe te komunizmit kur shteti ju imponua. Ate mentalitet nuk e fshin dot asnje shqiptar sot me neser, dhe cdo kryeminister, edhe sikur te kete qellime te mira, do perballet me rezistencen e mentalitetit kriminal.


Postuar nga kurt datë 24 Janar 2016 - 07:07:

Shqiptaret kane qene te robnuar tash 2000 vjet. Nese shikojm zezaket e amerikes ata akoma nuk dijn te krijojn nje shoqeri funksionale ne mes te amerikes. Cdo qytet apo lagje zezakesh eshte skandaloze e prapambetur. Dhe ata nuk kane qene te shtypur sa shqiptaret.
Pra kur te gjithe themi se shqiptaret nuk bejn shtet kurr kjo eshte e sakte. Jane popull i demtuar thelle ne themel.
Cdo talent apo njeri normal shqiptar kerkon te zhduket nga shqiperia apo shoqeria shqiptare, dhe nuk duhet fajsohen per kte. Eshte sikur te marresh ne patronazh te krijosh nje jete te shendoshe ne nje spital psikopatesh. Eshte e pamundur.


Postuar nga robert datë 24 Janar 2016 - 20:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Per mjekesine:
Ky popull mund te funksionoje VETEM nese konceptet socialiste abandonohen dhe mjekesia (si cdo farse tjeter) behet me pagese. Familjet e pakta ne nevoje mund te rimbursohen nga shteti (dhe nese nje familje abuzon ti hiqet e drejta e ndihmes pergjithmone).


Dy fjali, dy koncepte te ndryshme! Ky rimbursimi a nuk eshte metode sociale?...


Postuar nga robert datë 24 Janar 2016 - 20:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Thjesht njerezit duhet te mesohen te shikojne me largpamesi ne vend qe te habiten pse nuk ka perparime.


Konstatimet fajtor nuk i ke te pasakta, qendrojne ne nje mase te tyre, por ama keto moralizime prifterinjsh... me keto nuk shkohet as ... lere s'po e them. Largpamesia ka te beje me ARSIMIN, dhe ky eshte rrudhur tani.


Postuar nga Fajtori datë 24 Janar 2016 - 21:00:

Si te thush ti, robert.


Postuar nga NS-6 datë 25 Janar 2016 - 00:09:

Citim:
Po citoj ato që tha robert

Largpamesia ka te beje me ARSIMIN, dhe ky eshte rrudhur tani.



Largpamesia fillon dhe zhvillohet me secilin prej nesh. Kerkohet ndihma e secilit per tu bere realitet! Ky koncept ne Shqiperi eshte derrmuar fare sepse secili ben sipas kokes se vet! Me kujtohet ajo fjale Ahmet Zogun (sdi me te thene nese ka qene barcalete apo eshte thene me te vertete) qe tha "Jam mbreti i 1 milion mbreterve".
Arsimi ka qene pika ku me teper eshte abuzuar ne te kaluaren dhe pasojat po ndihen sepse nje pjese e mire e atyre qe blene diploma, sot i gjen ne poste te rendesishme dhe te thote "Diplome ti, diplome une, ca m*tin do" dhe ty te te rrofte qe je mnduar me mish e me shpirt ta marresh ate diplome nderkohe qe ai e ka ble me 10 kokrra veze! Dhe e di ku eshte me e keqja? Qe nese e tregon kete histori nje shqiptari, te thote "i lumt, rob i qut" dhe e cilesojne si virtyt mashtrimin e genjeshtren!

Ne vendet e huaja, mesuesi vleresohet me teper se cilido profesion tjeter sepse eshte ai qe pergatit brezat, ndersa ketu tek ne nuk vleresohet sic duhet por edhe ata qe jane, nje pjese kane rene pre e sistemit qe ngriti ne piedestal genjeshtren, hajduterine dhe shkaterroi largpamesine! Nese do te kishte ushqyer konceptin e largpamesise, ai sistem do ishte larguar kohe me pare!


Postuar nga al74 datë 25 Janar 2016 - 01:28:

Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Boh, ikin vitet. Kalon jeta.
Nuk eshte e shendetshme kur refelktojm dhe vijm tek perfundimi i nje urrejtjeje te thelle ndaj vetes. Ka edhe gjera pozitive. Te jesh i bute/polite naive/besnik ne shoqeri dhe ne jete meson me shume mbi natyren njerzore sa asnje filozofer.(Po e shtoj kte pjesen ktu: sepse vetem tek nje natyre e bute kavaljer jo vetem materljalisht por me e rendesishmja si personalitet, kjo te jep shance gjate jetes te mesosh me shume se askush ndaj natyres njerzore. Sepse vetem ktu njerzit ndihen me te lirshem te tregojn ngjurat e brendhsme t'tyre. Pershembull askush nuk hapet tek nje aggressive gjykues dhe karakter harrjat ne brendesi)
Kjo te len noshta shije te keqe dhe shume zhgenjime per njerzimin ne pergjithesi por te len edhe te ndjehesh mire per veten.
Pasuria me e madhe e njeriut eshte kur ke aftesine/intelektin te gjykosh veten rreptesisht dhe te perfundosh ne nje pozicion sadopak pozitiv admirues ndaj vetes. Vetem kjo eshte pasuria.
Kur njeriu ndihet i pasur edhe ne vetmine absolute edhe sikur ky te jete shkraur si fati I jetes, eshte dhurate e vecante nga natyra. Zoti.



filozofi e lezecme kurt


Postuar nga kurt datë 26 Janar 2016 - 06:10:

Citim:
Po citoj ato që tha al74


filozofi e lezecme kurt


Thnx al74


Postuar nga kurt datë 26 Janar 2016 - 10:03:

Eshte taman depresionuese te lexosh..
Po lexoja dy artikuj, njeri shojegon se si femijet shqiptar sot jane shume ne rrezik nga interneti dhe pedofilet atje ku prinderit e femijeve as nuk ja kane haberrin qe kto femij shikojn porn cdo dite dhe chat me njerz predatora te rritur. Internet ne Shqiperi ka edhe ne maje te malit. Njerzit burrat e rritur atje rrijn mbas gardhit te gjimnazeve gjithe diten. I pashe vet kur isha atje. Njerz te semure, vend i tmerrshem.

Ndersa artikulli tjeter bente fjale per viktimat e trafikantave sexual. Sa femra Vajza Jane perdhunuar nga babai I tyre apo burri I dashuri qe I ka bere me zor te punojn si prostituta. Sa shume horror story ka ne Shqiperi o perendi.


Postuar nga robert datë 29 Janar 2016 - 23:40:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

Me kujtohet ajo fjale e Ahmet Zogut ... qe tha "Jam mbreti i 1 milion mbreterve".


Shume e forte kjo! Dhe e vertete! Nuk me kujtohet tani ta kem hasur gjekundi, po me duket e kam degjuar!
S.d.q. mbreter, por perpara arsimit shqiptaret nuk tregohen mbreter, pra i heqin kapelen arsimimit. Problemi eshte se tekstet jane reduktuar, dhe shtuar budadalleqet e seksollogjise! Se si duhet ndryshuar kjo situate, as un nuk kam receta te gatshme, por vertitem si ju tek moralizimet, duke i meshuar idealizmit! (Qe nganjehere me vjen edhe vete te qesh me fjalet e mia!)


Postuar nga robert datë 29 Janar 2016 - 23:44:

Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Ndersa artikulli tjeter bente fjale per viktimat e trafikantave sexual. Sa femra Vajza Jane perdhunuar nga babai I tyre apo burri I dashuri qe I ka bere me zor te punojn si prostituta. Sa shume horror story ka ne Shqiperi o perendi. [/B]

Po, ishte sot nje artikull-interviste me nje tutor. Histori prekese, gati nisa te qaj nga mallengjimi. Thash ky tutor duhet te marri cmimin e republikes!
(Bera shaka! Por s.d.q., historira te tilla jane bere sot mediale dhe jo tragjike! Nuk e kuptoj se si femrat shpesh pranojne vete te punojne si prostituta neper rruge! Ku e di une se cfare truri kane! Dhe nuk jane 5 apo 10, por me mijra nga cdo vend e cdo kohe!)


Postuar nga al74 datë 31 Janar 2016 - 01:38:

si neper mjegull kujtoj qe knej nga Italia duhet te ket qene "family day" sot...
nuk di si kan shku shifrat e pjesemarrjes po vallaj une jam gjithmone e me i bindur qe nuk ka me fè.


Postuar nga al74 datë 06 Shkurt 2016 - 01:57:

neser futboll....kelyshi i madh me siguri do me fuse ndonje top shalesh po vallaj po munda me e kap do i jap komet ne krahe...


Postuar nga robert datë 07 Shkurt 2016 - 00:03:

Ndersa mua po me rane ne dore ata futbollistet europiane, do ua bej rrogat sa 1/10 qe marrin sot, dhe me tendencen per t'ua ulur akoma!


Postuar nga Fajtori datë 13 Shkurt 2016 - 19:42:

Shi ca gjeta:


Postuar nga kurt datë 13 Shkurt 2016 - 20:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shi ca gjeta:


A e din kush cfar eshte bere me kyt njeri?!?! A eshte gjalle a vdekur?!
Kyt dhe luan zhegun i votoj si njerzit me koollera qe ka prodhuar kombi shqiptar. Tipa te qete ne skene, te papame!lol


Postuar nga Fajtori datë 24 Shkurt 2016 - 21:40:

Po shifja kete harten e rrugeve qe ndjekin emigrantet dhe po mendoja:

Ca nuk bejne te shkretet... qe mos i bien nga Shqiperia.


Postuar nga shelgu datë 25 Shkurt 2016 - 00:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
NS6, me ne fund po arrike tek perfundimi qe mjekesia falas eshte utopi. Edhe pak do arrish te ideja qe kam kohe qe e them. Shqiperia nuk eshte vend ku mund te lulezoje shteti, prandaj duhet dhene drejtim vetem privatisht. Shqiptaret jane mesuar te japin leke, kshu qe me mire ti japin ligjerisht tek privati.

Megjithate, une gjykoj kshu per se largu. Nga afer ndoshta duken ndryshe gjerat.


Fajtor, ne shqiperi eshte nje kontradikte e thelle midis pages dhe cmimeve.
Pagesat per njesine e kohes tek private jane shume here me te larta se tek shteterori.
Ne jetojme te rrethuar nga vende me nivele ekonomike shume here me te larta nga tonat dhe gjykojme shume here gabim duke u ngaterruar e hyre ne qorrsokaqe.
Te ardhurat per fryme ne Shqiperi jane 4800 dollare (ne vit) kur greqia duke qene ne krize ekonomike varion ne 27 000- 28 000 dollare. Mendo qe Italia I ka 38 000.

Por edhe kjo nuk eshte e mjaftueshme. Shperndarja e te ardhurave per fryme eshtee tille qe faktikisht tek shqiptari arrijne shume me pak.

Ky diskutim eshte shume malinj po te mendosh qe ne njeren ane kerkohet sherbim I mire shendetsor dhe ne anen tjeter nje kasap fiton disa here me shume se mjeku.


Postuar nga al74 datë 25 Shkurt 2016 - 00:53:

Re: Po shifja kete harten e rrugeve qe ndjekin emigrantet dhe po mendoja:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ca nuk bejne te shkretet... qe mos i bien nga Shqiperia.


ne shqiperi te hudhin celsin shoku. avash avash po ribehemi shtet....diktatiorial


Postuar nga Fajtori datë 25 Shkurt 2016 - 04:24:

Ej, po mire mo, vetem te kalojne thashe. Pse i hyte kaq shume problemeve shqiptare.

Po thuaj as ta kalojne nuk duan...


Postuar nga robert datë 28 Shkurt 2016 - 00:23:

Si shume lehte me duket se e kane marre shqiptaret kete punen e emigranteve! por kur te vijne me dhjetra mijra ne Shqiperi dhe shumica te tentojne t'ia mbathin me varka drejt Italise, sepse Mali i Zi do i bllokoje shtigjet, dhe keshtu me mijra emigrante do te mbeten ne Shqiperi me muaj e me vite, ka shume rrezik qe Shqiperia te pesoje krizen me te madhe qeveritare qysh pas 1912-es, krizen me te madhe politike, ekonomike, identitare, dhe te perfundoje ne kaos! Por shpresoj qe kjo qeveri ti mbylle ca me mire shtigjet shqiptare, e mos tu futet aventurave, sepse ky vend nuk e ka takatin.


Postuar nga shelgu datë 01 Mars 2016 - 01:12:

Po sikur do vine nja 3000 iraninane degjova.
Po sikur te vine 20 000?
Une thjesht imagjinoj cfare permiresim kulturor do na sjellin


Postuar nga eliz datë 03 Mars 2016 - 02:14:

Po plas te shof qe e kam gjet pergjigjen e sakte . 96. Spo e thone qe s'po e thone


Postuar nga al74 datë 04 Mars 2016 - 01:52:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Po plas te shof qe e kam gjet pergjigjen e sakte . 96. Spo e thone qe s'po e thone


pergjigja e sakte eshte 69 ...mund te plasesh kur te duash tani


Postuar nga eliz datë 04 Mars 2016 - 03:55:

Jo mo shoku s'plas per 69 une, por per keto testet e inteligjences, e teste qe kane lidhje me matematike plas me gjith mend i kam shume qef.


Postuar nga al74 datë 05 Mars 2016 - 18:27:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Jo mo shoku s'plas per 69 une, por per keto testet e inteligjences, e teste qe kane lidhje me matematike plas me gjith mend i kam shume qef.


qejfe qejfe kjo dynja , qejfi qejfit nuk i ngja ....ne fakt mendova qe pytja mund te kete qene " ca numri o ai qe kado da xhirosh nuk ndrysho ?" . une ia plasa me at thrrime fantazi qe me m'ka mbet.

meqe jemi:

po e mbyt ne bore pikerisht kur nuk duhet . pati gjithe ate kohe ne dimer te ulej e tani e vendosi te na caje trapin. e padurueshme!


Postuar nga kurt datë 15 Mars 2016 - 10:36:

Kjo news story me ket kompania Apple tregon cfar niveli te madh demokracie te drejtetave individuale ka amerika ne krahasim me vended e tjera ne bote.
FBI gjithe kandidatet per president dhe gjithe populli pothuaj shajn kompanine apple se rrefuzojn te hapin telefonin e terroristit.. Bravo Apple per mendimin tim. Kane treguar dinjitet te jashtzakonshem.


Postuar nga eliz datë 17 Mars 2016 - 03:18:

Po me vjen per te qesh me kete lajmin qe lexova tani. Nje qytetar hollandez I eshte drejtuar Daiselblumit me leter higjenike. Marrveshja qe keni bere perms Evropes dhe Ukraines eshte nje m... prandaj kjo letra do t'iu nevojitet hahaha sa fantazi kane ca njerez


Postuar nga NS-6 datë 17 Mars 2016 - 03:40:

Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Kjo news story me ket kompania Apple tregon cfar niveli te madh demokracie te drejtetave individuale ka amerika ne krahasim me vended e tjera ne bote.
FBI gjithe kandidatet per president dhe gjithe populli pothuaj shajn kompanine apple se rrefuzojn te hapin telefonin e terroristit.. Bravo Apple per mendimin tim. Kane treguar dinjitet te jashtzakonshem.



Me duket me teper si show mediatik! Nese do kishte aq info te rendesishme, mendon se do merrnin mendimin e Apple? Mos harro qe jane nisur luftra per te bere amerikanet "me te sigurte" e jo me te hapet nje telefon!


Postuar nga Piktor datë 15 Prill 2016 - 00:12:

Po shoh entuziazmin e madh qe ka mberthyer anekend simpatizantet e Rames lart e poshte ne media, mbi takimiet me Biden e Obama. Gezim i ligjshem. megjithate...
Me duket me shume si nje takim i rendomte pune. Ne te dyja rastet mungon flamuri yne kombetar. nuk kam informacion dhe ndoshta amerikanet e kane praktike kete.


Postuar nga Vizioner datë 15 Prill 2016 - 09:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
. megjithate...
Me duket me shume si nje takim i rendomte pune. Ne te dyja rastet mungon flamuri yne kombetar. nuk kam informacion dhe ndoshta amerikanet e kane praktike kete.



Piktor, ajo eshte Zyra- vendi i punes te nje President dhe,nuk (mund te) ndryshohet-ndryshoje pamjen ne cdo vizite te nje funksionari te nje Shteti tjeter.
Flamuri i nje Shteti tjeter vihet ne sallen ku behen bisedime-marreveshje bilaterale DHE,ne konferecen e perbashket te Shtyp Italien = para mediave.

-Takim i rendomte pune?!
Perse duhej fut shprehja "e rendomte" ne fjali???!!! Per te nenvleftesuar takimin?!

Gjithsesi, e rendomte e parendomte,ishte nje takim me President Presidentin e shtetit me te fuqishem te Botes.....pavaresisht se, Obama (per mua dhe disa Experte gjermane), eshte Presidenti amerikan me i dobet ne Histori. Ia uli Reputation amerikes si superfuqi e cila mbante te ekuilibruar Boten dhe,ngriti deri diku lart Putinin.
Kjo Bote ka nevoje per nje diktature-superfuqi qe ta mbaje te ekuilibruar.


Postuar nga robert datë 16 Prill 2016 - 20:17:

C'bejne disa qeveritare vendesh te vogla, more!... Per nje fotografi i harxhojne buxhetit te shtetit te tyre te varfer nje shume kolosale, humbasin disa dite pune, dhe bejne rreth 20 mije km. tutje-tehu!... Vej bast ne ka dhene shtypi amerikan ndonje lajm mbi kete vizite! As edhe nje rresht ne gazetat kryesore, as edhe nje sekonde ne TV! Po ajd, mo, te vegjelve nuk u ben pershtypje servilizmi ndaj te medhenjve!


Postuar nga Fajtori datë 17 Prill 2016 - 06:40:

Sa me shume lexoj keto komentet filo-europjane aq me shume bindem qe ky mentalitet qe shikon kospiracione, prapaskena dhe klishe ne cdo gje do e marre me qafe ate popull.

Edi Rama mund edhe ta perdore deridiku viziten per reklame ndaj qeverise se vet, por kjo nuk eshte Hena por gishti. Marrdheniet mes shteteve duhen pare me kujdes pertej inateve personale. Edi Rama dhe Sajmir Tahiri folen per bashkepunime me FBI. Por edhe pa ato bashkepunime fare, fakti qe presidenti i vendit me te fuqishem ne bote, me popullsi 100x me shume se yni, i dedikon kohe takimit me qeveritaret tane, eshte per tu vleresuar. Ne mos per gje tjeter per faktin se Shqiperia eshte gjithmone e me shume nje protektorat i ambasadave te huaja (sado te pellasin nacionalistet per te kunderten). Prandaj eshte mire qe te jemi nen hyqmin (1) e vendeve me peshe politike dhe (2) e popujve qe kane akoma nje moral politik dhe nuk pranojne degradimin politiko-moral shume kollaj. Mos harroni se SHBA jane te ngjashme me kulturen angleze, ku parlamentaret dhane doreheqje se mungonin 600 euro ne arke, dhe jane larg mentalitetit greko-italian qe jane mesuar me hajdutlliqe.

Ja pse mendoj, se mendimet evropjane te shqiptareve qe cdo gje eshte e shkruar dhe cdo gje ka nje prapaskene po i zhysin akoma me shume shpresat e popullit ne qorrsokak.


  Gjithsej 116 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.