Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1105 1106 1107 1108 1109 1110 1111 1112 1113 [1114] 1115 1116 1117 1118 1119 1120 1121 1122 1123 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 08 Mars 2009 - 00:09:

Zeri yt...

E kam kerkuar zerin tend kudo por se kam gjetur ,kam pasur nevojè te me ngrohi , te me pushtoj shpirtin dhe te behem skllav i tij.
Kam pasur nevoj te te degjoj teksa kendon kur zgjohesh nga gjumi , kur me peshperit ngadal-Zgjohu gjumash , ka ardhur koha te enderrosh me sy hapur.
Kam kerkuar zerin tend qe bredh akoma neper veshet e mi , qe me perkedhel , qe grindet me mua , qe hesht pastaj rilind per te me thene te dua.
Malli per ty me ka pushtuar syte , te kerkoj si ujin ne shkretetire per te shuar etjen , per ti dhene jete buzeve te thara per puthjen tende.
Te kam kerkuar ne anen tjeter te henes, te kerkova prapa diellit , te kerkova neper erresiren e se panjohures , te kerkova por ste gjeta , ste gjeta askund , askund nuk ishin gjurmet e tua , askund nuk tregohej rruga per ne parajse.
Por ne kete purgator tokesore une smund te jetoj dot pa endrra , smund te marr fryme pa endrren se dashurine perfekte do ta bej timen nje dite.
Purgatori eshte krijuar per endrrimtaret sy hapur , ata qe sduan asnjehere te besojne se endrrat quhen endrra se jane antonim i realitetit .
Eshte e cuditshme sesi une jam koshient qe ste dua por perseri kam mall per ty , per buzeqeshjen tende , per menyren sesi me shikon , me flet me gjykon, me perkedhel , sesi me flak tutje me inkoshence gjithcka dhe do ta rikesh perseri.
Tashme kam nevoj te mbyll syte dhe te vrapoj , te vrapoj pa e ditur se ku ,pa e ditur perse hapat e mi bredhin si te cmendur duke te kerkuar ty neper labirintet e ndergjegjes , neper drithijet e cdo femre ,ne buzeqeshjen e cdo femije.
Dua te vrapoj dhe nese te gjej kur hap syte do te kthehem serish mbrapa , serish ne kerkimin tend konstant , dhe serish do te te gjej e serish do te iki larg teje.
Do te iki pa pasur frike nga dihatjet e shpirtit , nga kataklizmat e ndjenjes , nga retorika veteflijuese e nje dashurie te humbur.
Por serish kam mall per zerin tend , sepse une u dashurova pas zerit tend , e desha edhe me shume sesa te desha ty .
E desha ashtu si femija do zerin e nenes se tij , e desha ashtu si hena do diellin ti marri pak drite .
Oh pak ngrohtesi nga zeri yt se kam ftohet ne kete dimer te gjate shpirtrash , ne kete agoni ndjenjash ku vdes dhe rilind serish 100 fish me i etur per dashuri per ngrohtesi...
Zeri yt vjen e me flet endrash ndersa imazhi yt vanitet , humb ,kthehet ne kujtim , ne fotografi memece e nje ndjenje .
Per zerin kam mall , vetem per te...


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1105 1106 1107 1108 1109 1110 1111 1112 1113 [1114] 1115 1116 1117 1118 1119 1120 1121 1122 1123 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.