Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1107 1108 1109 1110 1111 1112 1113 1114 1115 [1116] 1117 1118 1119 1120 1121 1122 1123 1124 1125 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Merre me vete copezen e fundit te kujtimit tend qe ti le pas si kasander qe do te me paralajmeronte tendin kthim.
Ndonjehere shfaqesh ashtu pa dashur dhe me perkedhel kujtesen , por tashme nuk kam me as mall per ty ,kam thjesht nje vakum shpirteror qe perpiqem ta mbush me deshiren time per te jetuar pa ty.
Ti e di je koshiente per kete gje por perseri nuk harron te vish ne momentet e vetmis time te me besh vizite sikur te ushqeheshe me nga pa vetmi.Kisha kohe qe nuk flisja me ty , kisha kohe qe humbisja neper nonologje me veten pa e ditur arsyen .
Je kaq e larget , kaq e ftohte , kam frike te te prek , kam frike te te flas , ka frike se mos zeri im behet acar e thyet ne mijra copeza te vogela .
Ti je bere si peme e thare nga vjeshta , me gjethet e zverdhura qe bien ngadal si floket e debores duke lozur me eren.
Ku ke qene gjithe keto kohe ?!
Ku je strukur , ku je fshehur , ku dhe nga ke marre fryme ?
Dashuron serish ?
Jo ?!
As ti se di , as ti se di se cfar po ndodhe me ty .
I gjori une per ty...
Vazhdon akoma te genjesh veteveten ?
Jo?!
Cfar ?
Se ke bere kurre ?!
Akoma vazhdoke ta genjesh veten atehere , akoma pret ate qe as ti nuk e di se cfar eshte.
Akoma po pret dashurine e perrallave , princin e kalter hypur mbi kale duke harruar qe princesha sje ti.
Une vazhdoj te pertyp ditet e mia me ide dashurish , duke lozur me hijet e tyre , duke lozur me veten , me boten , me ndjenjen.
Vazhdoj akoma te shkruaj poezi , jo me ato veteflijuese por ato qe ringjallen serish sa here qe kerkoj nje shpirt te humbur e dashurohem pas tij.
Si ?!
Jo jo, as une nuk dua askend , pervecse vetes.
Por nuk kam vene barriera , zemra ime eshte e hapur , per aventuriera , per dashuri pasjonale , per dashuri te perjetshme , mjafton qe te vij e te trokasi ne portat e zemres time .
A e ndjen ?!
A e ndjen sesi largohemi pa dashur , diametralisht kunder jane rruget tona ,dhe shpirtrat tane te uritur nuk e ndjejne me prezencen e njeri tjetrit.
Eshte mjergull ... nuk te shikoj mè ... ku humbe ?! jepja doren , ike ?!
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1107 1108 1109 1110 1111 1112 1113 1114 1115 [1116] 1117 1118 1119 1120 1121 1122 1123 1124 1125 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.