Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1109 1110 1111 1112 1113 1114 1115 1116 1117 [1118] 1119 1120 1121 1122 1123 1124 1125 1126 1127 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 12 Korrik 2009 - 22:34:

Ti erdhe duke celur lulet , dhe u bere vesa e tyre.
U zgjova edhe une atje ku mengjesi ishe ti
dhe ne preherin tend une preha friket , mahisa plaget , mohova erresiren .
E ngrita koken dhe pesha e se kaluares nuk u ndie me papritur ,
te pash ne sy dhe ne syte e tu njoha lumturine,
atje gjeta driten atje nuk kishte vec diell as terr as ferr , as tmerr.
Atje gjeta buzeqeshjen , tenden , timen, te vete botes
dhe krahet hapa kerkova te fluturoj , engjejt me paten zili
e mora rrugen me zemer,mendje , deshire , neper endrra
endrrat , deshirat , zemra me sillnin per tek ti.
Dhe i uleras botes ,ne zerin tim vibron agimi
agimi i nje ndjenje qe me mbush me jete
kam hapur velat , anija ime lundron mbi ndjenja
lundron e qete e ska tallaz ta trembe, ska frike ta step.
Un jam ketu , marr fryme thelle, hapat hedh
kridhem ne detin e pafund te qenies tende
neper lendinat me tulipan te trupit tend
neper buzet e tua kult i puthjes.
Tani cmendurisht ti je pjese e imja,
pafundesisht imja,perjetesisht imja
une do te jetoj ne buzeqeshjen tende
ndersa ti do te jesh buzeqeshja ime.



Ps:Sa me kish malli Ilirius e dashur per fjalen tende .Si gjithmon je e mrekullueshme .
Vetem prej teje e kam hedhur kete poezi ketu ...
Shpresoj se shprejti ne mos nje roman te lexosh nje liber me poezi nga une, ashti si shpresoj edhe une te kem neper duar nje liber tendin dhe te them me mburrje e ka shkruar nje mikja ime ...


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1109 1110 1111 1112 1113 1114 1115 1116 1117 [1118] 1119 1120 1121 1122 1123 1124 1125 1126 1127 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.