Forumi Horizont Gjithsej 572 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)


Postuar nga BUCS datë 29 Gusht 2003 - 18:33:

Per SHQIPERINE

Ca na bete more djema
se na mallengjyet...

Ah, jemi ketu ne dhe te huaj
punojme dite, e punojme nate
jemi ber si te terbuar
kur kujtojme at' vend te ngrate.
Qe kur ikem nga SHQIPERIA
u bene shume vjet
qe kur ikem nga ai vend
na djeg malli i shkrete.
Prush e zjarr e kemi zemren
per ate vendin tone
lot na shkojne nga hidherimi
kur SHQIPERINE e kujtojme.
Ah, ky malli i shkrete, na hengri
na treti si kandili pa vaj
kocke e lekure na beri
lotet dot me nuk i mbaj.
Ku kemi lene nenen
qe na dha dashurine
ku kemi lene baben
qe na dha miresine.
Kemi lene dhe shoqerine
qe dot si harroj
kemi lene dhe miqesine
qe me mall i kujtoj.
Jemi ketu ne fund te botes
bredhim si cifuti n'shkretetire
na kane ikur trute e kokes
per ate SHQIPERINE e mire.
Ah, SHQIPERI na ka marre malli
per ato lumenj te kulluar
na ka marre malli sa me s'thuhet
per ate toke te bekuar.
Na ka marre malli per ATDHENE
per ato shtepite me gure
na ka marre malli per MEMEDHENE
per shqiponjen ne flamur.
Eshte e jona SHQIPERIA
ate dot s'na e merr njeri
eshte e jone ARBERIA
ku esht' derdh' gjak per liri.
Per liri e per vatane
jane ngritur te gjithe ne kembe
kane luftuar anembane
me armikun dhembe per dhembe.….
Ah, Shqiperi dua te shkruaj
por lotet s'me lejojne
dua te them dy fjale per ty
qe te tjeret te degjojne.
Te degjojne e te ngrihen
mos te bredhin neper bote
vendi jone eshte atje
asnjeri se mohon dot…
Mire e thane dhe shoket tane
ajo dite s'do t'vonoj
kur te kthehemi ne vatane
per SHQIPERINE te punojm'...
Ta ndertojme e ta bejme lule
ashtu sic ka lezet
si trendafil me pekule
si na e do zemra vete.
……………………
Te pakten kemi kete forum
qe te mblidhemi te gjithe bashke
qe te flasim sa me shume
per ate vend te lashte
s’kemi dale ketu per tu zene
e per te ndare tokat
kemi dale per te nxene
jo per te ngrene kokat
te me falni ne po e teproj
po ma beni hallall
asnjeri nuk dua te ofendoj
po kam mall, mall, mall…

PERSHENDETJE NGA LARG TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO QE JANE


  Gjithsej 572 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.