Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Klodel datë 06 Maj 2009 - 09:16:

Sa me shume shkeputem, aq me shume shkelqen ylli jot. Aq me te qarta duken gjerat, aq me te bukura, aq me te vyera, aq me te paharrueshme, aq me shume hapen dritaret e shpirtit, edhe pas perpjekjeve te mia per t'i mbyllur me drynj te rende. Nese ka nje te vertete te pamohueshme qe kam kuptuar ne lidhje me vetveten eshte qe nuk mundem dot te ndrydhem gjate. Keshtu qe edhe kesaj here, si cdo here tjeter do e le veten te jem nje lume i rrjedhshem, Keshtu ndihem e gjalleruar, keshtu ndihem e frymezuar, keshtu ndihem vetevetja. FJalet e pathena behen mal e shperthejne por ne menyra te tjera... ja si keto mendime sonte.
Buda ka shume shprehje te bukura, e mbaj mend nga filmi 7 vjet ne Tibet: Nese gjerat kane zgjidhje do zgjidhen e vret apo jo mendjen, nese nuk kane zgjidhje nuk zgjidhen sado ta vrasesh mendjen. Keshtu qe le te presim krahehapur te nesermen, duke mbetur vetevetja.... perhere e ndryshueshme, por ne thelb e njejta. Gjithnje rikthehem ku perkas, edhe pse perpiqem te emigroj larg, madje te humb edhe te gjitha anijet e kthimit pas qellimisht.
Perfundimisht me eshte mbushur mendja qe vullnet te lire kemi vetem per te bere gabime apo per te prishur rrjedhen e parapercaktuar te jetes sone, nga zgjedhjet tona te gabuara ne momente te caktuara. Por i biem tangent apo si Magelani, do shkojme serisht ne te njejten pike ku kemi qene te destinuar te mberrijme si pjese e nje zinxhiri ngjarjesh, rrethanash, veprimesh, ndodhish.

Ja psh gjeja me e thjeshte, po te mos kisha hyre ne kete forum shume vite me pare, nuk do isha ketu ku jam sot. Sikur te kisha qene ne forum tjeter apo mos kisha hyre fare ne internet, tani mendoj do isha ne Shqiperi me disa kolopuca. E themi pastaj qe jeta nuk eshte interesante

Qeshni rini se jeta eshte juaja. ( kjo per katileshen qe shume pesimiste eshte bere keto kohet e fundit). Mos harro qe ti po shkruan perrallen tende- tales of a dream . Kur te plakesh e nese forumi do ekzistoje akoma do ua tregosh kalamajve, ja keto ka shkruar mami kur ka qene e re

Ashtu si dhe une :p


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.