Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 19 Korrik 2010 - 06:33:

C'eravamo tanto amati (1974)

Regjia: Ettore Scola
Skenari: Age-Scarpelli
Aktore: Vittorio Gassman, Nino Manfredi, Stefano Satta Flores, Stefania Sandrelli

Tre shoke kane kryer luften e II boterore se bashku neper alpe. Por lufta ka mbaruar dhe vitet e pasluftes kane rrjedhur si pa kuptuar. E gjithe historia e tyre tregohet ne menyre retrospektive, sesi kalojne vitet e optimizmit te 50-es, vitet e ndryshimeve te 60-es dhe deri ne vitet 70, kur takohen prape. Miqesia e tyre nderthuret me historine e nje vajze, simpatine qe secili ka per te dhe dashurine qe nuk shkon asnjehere andej nga duhet.

Ky film eshte nje autobiografi e holle e kinematografise italiane. Gjithshka ka lidhje me filmat, vajza kerkon te beje aktoren, nje nga djemte njeh regjizore, aktore, xhirime, etj. Personazhet asistojne ne xhirmin e "La dolce vita" (jane vertet Fellini dhe Mastroianni duke xhiruar, e pabesueshme). Pra eshte film mbi filmat dhe kjo nuk eshte e rastesishme. Filmi i dedikohet Vittorio De Sices i cili vdiq ne 1974-en, nderkohe qek y film po montohej. Titulli eshte vargu i nje kenge te 1920-es qe De Sica kendonte.

Te le vertet shijen e nje lamtumire, sikur Ettore Scola mos kishte bere "Brutti, sporchi e cattivi" dy vjet me vone do mendoja se regjizori ishte ne renie te thelle psikologjike. Ndersa lidhja me Shqiperine gjendet ne nje fjali emblematike qe thote njeri nga personazhet:
"Credevamo di cambiare il mondo invece il mondo ha cambiato a noi"
(Kujtonim se do ndryshonim boten kur ne fakt bota na ndryshoi ne)

Nje fragment:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.