| Forumi Horizont | Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)
Kush eshte shqiptari me i madh?
Pyetje e veshtire. Pastaj a mund ti thuhet njerit me i madh se tjetri? Secili prej atyre qe keni sjelle ketu (te gjithe ju) kane qene te medhenj ne kohen dhe per momentin qe kane jetuar. Te gjithe kane kontribuar ne berjen e kesaj Shqiperie (te mire apo te keqe) qe kemi sot.
Mendoj se kriteri kryesor per te identifikuar shqiptaret e medhenj duhet te jete MOSKONTESTIMI I FIGURES SE TYRE NGA ASNJE SHQIPTAR TJETER.
Per kete arsye ma merr mendja se duhet te perjashtojme nga "lista" gjithe shqiptaret "e medhenj" te viteve pas 1920. Historia e ketyre shqiptareve, ne te mira dhe ne te keqia ka qene e shumeindoktrinuar ne vitet e komunizmit, vite ne te cilat kemi mesuar dhe studiuar te gjithe ne anetaret e forumit. PRANDAJ JEMI NE PAMUNDESI TE JAPIM NJE GJYKIM OBJEKTIV PER KETO FIGURA. Ne per keto figura dime cfare na eshte servirur nga ideollogjia e rregjimit dhe jo te verteten historike. Mendoj se keto figura (pas 1920) do "hyjne" per te marre vendin qe meritojne ne historine tone, per mire apo per keq, me gjeneratat e ardhshme. Vetem ato gjenerata do jene te afta qe te konsiderojne ne menyre te drejte keto figura.
Meqe mendoj se duhet te marrim ne konsiderate figuarat e para 1920, figura keto per te cilat mendoj se jemi te gjithe dakort ne vleresimin kompleks te tyre une po them keto:
1) Skenderbeu (luftetari me i madh shqiptari te gjitha koheve)
2) Ali Pashe Tepelena - figure komplekse por, duke ditur se shqiptaret kane qene gjithmone nje popull paqesor dhe gjithmone ne mbrojtje, eshte i vetmi shqiptar qe del jashte ketij konteksti duke menduar qe ne kohen e tij per Shqiperine e Madhe (pavaresisht se nuk arriti te bindte Bushatllinjte per kete) dhe njekohesisht per zgjerimin e trojeve shqiptare (sidomos ne kurriz te grekut)
3) Ismail Qemali (krijuesi de jure i shtetit te pare shqiptar). Mos kish bere ate qe beri ai do ishim ndare me kohe ndermjet Jugosllavise dhe Greqise. Shteti qe na dha ai na krijoi nje ideal, nje fe (shqiptarine) e cila na mbajti gjalle si popull ne vitet e mepasme.
Perjashtoj dy figura nga te pas 1920 te cilat na bashkojne te gjitheve, mendoj:
1) Nene Tereza (nuk ka nevoje per koment)
2) Eqerem Cabej (per kontributin e padiskutueshem ne studimin e gjuhes sone amtare)
P.s. Dikush ketu fut edhe gjithe rilindasit, por ata nuk duhet te futen ne kategorine e "shqiptareve te medhenj" por "figura te shquara te kombit" sepse jane shume dhe secili ka bere nga nje kontribut te vecante dhe jo te pergjithshem si ata tre te mesipermit.
| Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.