| Forumi Horizont | Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
Citim:
Po citoj ato që tha mona
Ana!Nuk mund te them asgje, dhimbja te le pa fjale...
Ana po shkruaj dicka te shpejte, dhe besoj do ishim nje mendje
**
Agimi,me zerin tend me s’me zgjon
perkedhelia dites i mungon
syte me jane thare, shpirti shpesh loton
emrin tend nuk mundem ta shqiptoj..
dhe ditet, muajt vazhdojne...
ritmi po ai, presje nuk ndryshon
udhetimi i jetes ndron emra, intenerare
por vendin tend,
Jo askush s'mundet ta zevendesoje
Ne diten tende arome lulesh do te t'dhuroja
e "shume urime per Ty do t'kendoja"
mes mallit dashurise e lotit
dhuraten me te bukur do t'jepja
shpirtin tim, dashurine e pafund
nene e bije nje zinxhir pa hallka, nje trup..
Mes engjejsh, engjell mbrojtes je bere
Ne endrra flasim, zerin te degjoj
cdo veprim i imi mbart nje pyetje
"a do ti pelqente mamit kjo qe po bej"?
dhe ditet vazhdojne, muajt gjithashtu
jeta shton emra, figura pa fund
mosha shton vitet, rrudhat mbi fytyre
por zemra ne vendin e Nenes
asnje s’le te hyje….
| Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.