Forumi Horizont Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)


Postuar nga i_pafajshem datë 25 Tetor 2003 - 23:56:

Pershendetje

Une nuk e kuptova mire kete shprehjen tuaj" persona me nje mendesi tenden", por me duket se u sqarova me larte se personalisht nuk e kam problem te kem ne krah nje shok apo nje shoqe homoseksual (e). Tani se si vepruan te tjeret edhe kete gjithashtu me duket se e sqarova.
Mendoj se nuk mund te detyrojme njeri te jete apo te tregohet i afert me nje person tjeter te ndryshem nga ai. Dhe sa per rastin ne fjale , mund tju them se secili prej jush ka ndjekur logjiken e vet, pra nuk eshte ndikuar nga te tjeret. Gje qe eshte mese normale per mua. Une nuk e di se ku banoni, por ketu ku banoj edhe pse ekziston nje liri shume me e madhe se ne Shqiperi persa i perket kesaj teme , kur je ne nje rreth te ngushte shoqerie , perseri nxjerr krye nje lloj rracizmi persa i perket kesaj kategorie njerezish. Dhe me lejoni te perseris edhe nje here mendimin tim personal; edhe pse nuk jam dakort me menyren e tyre te jeteses seksuale, perseri i respektoj si qenie njerezore. Dhe kjo pavaresisht mendimit te te tjereve per kete.
P.s Tani vone kam degjuar se edhe Shekspiri ka pasur shenja te homoseksualitetit , bile nje biograf i tij ka treguar disa letra ne shtyp te cilat compromentojne kete figure te madhe te letersise boterore. Si mendoni, te vazhdojme ta lexojme apo jo ( kjo pyetje eshte per te gjithe ata te cileve homoseksualet u ngjallin krupen)?

Me respekt


  Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.