Forumi Horizont | Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Dielli lindi serish, si cdo tjeter dite. Por lindja e tij e sotme ishte e dhimbshme edhe e pashe se si qielli u ca e zhvat e perlye me te kuqe edhe pothuajse degjohej klithma e larget e mengjesit qe afrohej e qe zhvaste lekuren e squllet te nates.
Dielli lindi serish, si cdo tjeter dite. Vetem se sot e ndjeva teksa shkundi supet e u rrokullis me shpatullat e arta perkundrejte reve. Edhe thehu shtresen e veses mbi barin e blerte... edhe krisi endrrat ne qepallat e pergjumura.
Dielli lindi serish, si cdo tjeter dite. Por lindja e tij e sotme ishte e dhimbshme, sepse me puthi ne kraharor me zjarrin e tij te perhereshem edhe e ndjeva se brenda meje ka ende hije te dikurshme...
Dielli lindi serish, si cdo tjeter dite. Vetem se sot ndjeva se desha edhe une te lindja serish, jo vetem te zgjohesha.... Te shkundja supet e rrokullisesha ngadale me shpatullat perkundrejte murit. Edhe shikimi im te thyente shtresen e mekur te zhgenjimeve te djeshme edhe te ri-qepja endrra te reja ne majat e gishtave e ti fshihja ngadal nen qepallat e mija te pergjumura...
Dielli lindi serish... sot pothuajse me verboi... sepse ne shkelqimin e tij njoha shpresat e dikurshme...
Marr fryme thelle... numeroj sekondat.... neser.... agon dielli....
Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.