Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Cuditerisht hera e pare qe po e lexoj kete teme.Nuk pata mundesi ti lexoja te gjitha.
Diabolic ,Urime shkruan vertet shume bukur.I ke botuar shkrimet e tua?
Kundershtuese faleminderit per komplimentat.
Akoma si kam botuar , shpresoj qe nga gushti te botoj librin tim te pare, te pakten keshtu jane planet pastaj si dihet...
Pershendetje...
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Kundershtuese faleminderit per komplimentat.
Akoma si kam botuar , shpresoj qe nga gushti te botoj librin tim te pare, te pakten keshtu jane planet pastaj si dihet...
Pershendetje...
Zeri yt...
E kam kerkuar zerin tend kudo por se kam gjetur ,kam pasur nevojè te me ngrohi , te me pushtoj shpirtin dhe te behem skllav i tij.
Kam pasur nevoj te te degjoj teksa kendon kur zgjohesh nga gjumi , kur me peshperit ngadal-Zgjohu gjumash , ka ardhur koha te enderrosh me sy hapur.
Kam kerkuar zerin tend qe bredh akoma neper veshet e mi , qe me perkedhel , qe grindet me mua , qe hesht pastaj rilind per te me thene te dua.
Malli per ty me ka pushtuar syte , te kerkoj si ujin ne shkretetire per te shuar etjen , per ti dhene jete buzeve te thara per puthjen tende.
Te kam kerkuar ne anen tjeter te henes, te kerkova prapa diellit , te kerkova neper erresiren e se panjohures , te kerkova por ste gjeta , ste gjeta askund , askund nuk ishin gjurmet e tua , askund nuk tregohej rruga per ne parajse.
Por ne kete purgator tokesore une smund te jetoj dot pa endrra , smund te marr fryme pa endrren se dashurine perfekte do ta bej timen nje dite.
Purgatori eshte krijuar per endrrimtaret sy hapur , ata qe sduan asnjehere te besojne se endrrat quhen endrra se jane antonim i realitetit .
Eshte e cuditshme sesi une jam koshient qe ste dua por perseri kam mall per ty , per buzeqeshjen tende , per menyren sesi me shikon , me flet me gjykon, me perkedhel , sesi me flak tutje me inkoshence gjithcka dhe do ta rikesh perseri.
Tashme kam nevoj te mbyll syte dhe te vrapoj , te vrapoj pa e ditur se ku ,pa e ditur perse hapat e mi bredhin si te cmendur duke te kerkuar ty neper labirintet e ndergjegjes , neper drithijet e cdo femre ,ne buzeqeshjen e cdo femije.
Dua te vrapoj dhe nese te gjej kur hap syte do te kthehem serish mbrapa , serish ne kerkimin tend konstant , dhe serish do te te gjej e serish do te iki larg teje.
Do te iki pa pasur frike nga dihatjet e shpirtit , nga kataklizmat e ndjenjes , nga retorika veteflijuese e nje dashurie te humbur.
Por serish kam mall per zerin tend , sepse une u dashurova pas zerit tend , e desha edhe me shume sesa te desha ty .
E desha ashtu si femija do zerin e nenes se tij , e desha ashtu si hena do diellin ti marri pak drite .
Oh pak ngrohtesi nga zeri yt se kam ftohet ne kete dimer te gjate shpirtrash , ne kete agoni ndjenjash ku vdes dhe rilind serish 100 fish me i etur per dashuri per ngrohtesi...
Zeri yt vjen e me flet endrash ndersa imazhi yt vanitet , humb ,kthehet ne kujtim , ne fotografi memece e nje ndjenje .
Per zerin kam mall , vetem per te...
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Purgatori eshte krijuar per endrrimtaret sy hapur , ata qe sduan asnjehere te besojne se endrrat quhen endrra se jane antonim i realitetit .
Dua te vrapoj dhe nese te gjej kur hap syte do te kthehem serish mbrapa , serish ne kerkimin tend konstant , dhe serish do te te gjej e serish do te iki larg teje.
Merre me vete copezen e fundit te kujtimit tend qe ti le pas si kasander qe do te me paralajmeronte tendin kthim.
Ndonjehere shfaqesh ashtu pa dashur dhe me perkedhel kujtesen , por tashme nuk kam me as mall per ty ,kam thjesht nje vakum shpirteror qe perpiqem ta mbush me deshiren time per te jetuar pa ty.
Ti e di je koshiente per kete gje por perseri nuk harron te vish ne momentet e vetmis time te me besh vizite sikur te ushqeheshe me nga pa vetmi.Kisha kohe qe nuk flisja me ty , kisha kohe qe humbisja neper nonologje me veten pa e ditur arsyen .
Je kaq e larget , kaq e ftohte , kam frike te te prek , kam frike te te flas , ka frike se mos zeri im behet acar e thyet ne mijra copeza te vogela .
Ti je bere si peme e thare nga vjeshta , me gjethet e zverdhura qe bien ngadal si floket e debores duke lozur me eren.
Ku ke qene gjithe keto kohe ?!
Ku je strukur , ku je fshehur , ku dhe nga ke marre fryme ?
Dashuron serish ?
Jo ?!
As ti se di , as ti se di se cfar po ndodhe me ty .
I gjori une per ty...
Vazhdon akoma te genjesh veteveten ?
Jo?!
Cfar ?
Se ke bere kurre ?!
Akoma vazhdoke ta genjesh veten atehere , akoma pret ate qe as ti nuk e di se cfar eshte.
Akoma po pret dashurine e perrallave , princin e kalter hypur mbi kale duke harruar qe princesha sje ti.
Une vazhdoj te pertyp ditet e mia me ide dashurish , duke lozur me hijet e tyre , duke lozur me veten , me boten , me ndjenjen.
Vazhdoj akoma te shkruaj poezi , jo me ato veteflijuese por ato qe ringjallen serish sa here qe kerkoj nje shpirt te humbur e dashurohem pas tij.
Si ?!
Jo jo, as une nuk dua askend , pervecse vetes.
Por nuk kam vene barriera , zemra ime eshte e hapur , per aventuriera , per dashuri pasjonale , per dashuri te perjetshme , mjafton qe te vij e te trokasi ne portat e zemres time .
A e ndjen ?!
A e ndjen sesi largohemi pa dashur , diametralisht kunder jane rruget tona ,dhe shpirtrat tane te uritur nuk e ndjejne me prezencen e njeri tjetrit.
Eshte mjergull ... nuk te shikoj mè ... ku humbe ?! jepja doren , ike ?!
Momentet te perfshijne ne vorrbullen e tyre te ndjenjave. E ne marrim grumbull shkronjash e filluajme e luajme me to, perpiqemi ti japim emer ndjenjave, ti japim ngjyra, aroma, koncepte te fiksuara ne hapsire sepse keshtu do te ndiheshim me se fundimi ne kontrroll. Momentet te shendrrojne lehtazi, te transformojne ne dicka te huaj e ti as qe e ve re. Ti transformohesh, frymemarrja perkarshi transformohet...edhe momenti humbet, shkrihet gurgullimshen ne momentin qe vjen...koha asnjehere s'humbet e megjithate ne zhdervjelljen e saj ne humbasim kaq shume...
Ps. Diabolic, te kam thene ndonjehere sa me pelqen si shkruan?
Po ndonjehere te kam thene se duhet te shkruash ndonje roman nje dite?
Do te ishte kenaqesi ta lexoja.
Pershendetje!
Ti erdhe duke celur lulet , dhe u bere vesa e tyre.
U zgjova edhe une atje ku mengjesi ishe ti
dhe ne preherin tend une preha friket , mahisa plaget , mohova erresiren .
E ngrita koken dhe pesha e se kaluares nuk u ndie me papritur ,
te pash ne sy dhe ne syte e tu njoha lumturine,
atje gjeta driten atje nuk kishte vec diell as terr as ferr , as tmerr.
Atje gjeta buzeqeshjen , tenden , timen, te vete botes
dhe krahet hapa kerkova te fluturoj , engjejt me paten zili
e mora rrugen me zemer,mendje , deshire , neper endrra
endrrat , deshirat , zemra me sillnin per tek ti.
Dhe i uleras botes ,ne zerin tim vibron agimi
agimi i nje ndjenje qe me mbush me jete
kam hapur velat , anija ime lundron mbi ndjenja
lundron e qete e ska tallaz ta trembe, ska frike ta step.
Un jam ketu , marr fryme thelle, hapat hedh
kridhem ne detin e pafund te qenies tende
neper lendinat me tulipan te trupit tend
neper buzet e tua kult i puthjes.
Tani cmendurisht ti je pjese e imja,
pafundesisht imja,perjetesisht imja
une do te jetoj ne buzeqeshjen tende
ndersa ti do te jesh buzeqeshja ime.
Ps:Sa me kish malli Ilirius e dashur per fjalen tende .Si gjithmon je e mrekullueshme .
Vetem prej teje e kam hedhur kete poezi ketu ...
Shpresoj se shprejti ne mos nje roman te lexosh nje liber me poezi nga une, ashti si shpresoj edhe une te kem neper duar nje liber tendin dhe te them me mburrje e ka shkruar nje mikja ime ...
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
, shpresoj qe nga gushti te botoj librin tim te pare, te pakten keshtu jane planet pastaj si dihet...
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
erdhi gushti diabolik si po shkojne punimet ..ke nevoje per ndihme baji nje za shoqnise ....
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.