Forumi Horizont | Gjithsej 242 faqe: « E parë ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit » Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Komente... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17050)
Edi Rama, me shansin historik ne dore dhe dy fjale te tjera...
Deklarata e Edi Rames per te hapur kutite,pa me te voglen terheqje pas,eshte nje nder kapital qe do t'i mbetet Shqiperise, ne historine e saj demokratike.
E verteta, pas kesaj hapje kutish,eshte nje tjeter mundesi per te ditur si te ndeshkohet rende mashtrimi, nese veretohet,(pika 9 e europianeve) dhe te ecet perpara duke vendosur nje ligj qe kutite, kur kontestohen nga parti politike dhe 10 a 20 perqind e zgjedhesve, me komision special dhe avokati, kutite hapur,hapen....
Natyrisht, kjo do te jete ecje perpara,por pa kete klase te vjeter politike,ramiziste, ku dy merhume, njeri kryeminister e tjetri zevendes kryeminister,prodhuan maskarade,bllokim total,papergjegjshmeri dhe, pikerisht nga ky ngerç i tyre,duhet te vij dhe ndeshkimi politik, nese shqiptaret dine te kuptojne dhe te largojne maskaraden 20 vjeçare...
Edi Rama, me forcon besimin se kjo do te behet dhe, ne teresi edhe emigracioni shqiptar i testuar nga Agjencia e shtypit Europa 1,Genova, Itali,pret hapjen e kutive sepse 90 perqind e tyre,ne Genova, Rome, Milano, Bolonja,shprehen hapur se zgjehjet jane te manipuluara dhe qeveria aktuale eshte nje qeveri ilegjitime...(trasmetuar ne Radio Due, publikuar ne gazetat "La Stampa""Corriera della Sera"Lego" Janar 2010...
I ketij testimi besoj se eshte edhe mendimi i emigranteve ne Greqi, dhe me kete rast,pershendes mikun tim te vjeter,nje nga iniciatoret e pare te Fresh,ne Berat,Ilir Konomi, qe me pershendet, ne kete rubrike,me nje koment te shkelqyer.
Desha t'i rikujtoj sakrificen e tij dhe gjakun e dershur nga kelyshet e shpellarit Berishe,ne vitet 9o,qe ate kohe prodhuan jo vetem vulg politik,por dhe dhune karshi mendimit te lire.
Gazeta "Berati",qe une pata nderin ta drejtoj, i dashur Ilir Konomi, ka edhe emrin tend te gdhendur mire dhe opsionet e tua qytetare dhe demokratike...Do ritakohemi, mesiguri...
Nderkohe, nje "vezhgusi" me drejtim tjeter,i them se eshte e drejte e tij te thote ato qe thote,dhe une e respektoi fjalen e lire, por desha t'a sqaroj se metaforat qe une perdor dhe shpesh jane edhe agresive, jane gjithmone ne kontekst te veprimtarise qe zhvilohet dhe veprimtareve kushdo qofshin keta.
Gazetaria moderne nuk eshte nje furçe piktori ku te vendosen ngjyrat e spektrave politike, por nje arme,per te goditur te keqen...
E keshilloj vezhguesin, te ndjek gazetarin e pavarur italian, mikun tim Vitorio Zgarbi, ne TV, (RAI-2,KANALE 5)dhe te degjoje se si shprehet, pershembull,per Aleksadra Musolinin..."Capra! Capra! Capra!Capra!...!(..perkthehet Dhi!..Dhi!...)ne shtyp,por edhe balle perballe.
Po keshtu edhe i mirnjohuri i "L'Anno Zero!" Marco Travalio...degjoje, nese di italisht, se ç'epitete te ashpra, vulgare,perdor per kryeministrin, kur ky e meriton...
Zgjohu, gjumash, nese je gazetar!
Sa per kritiken perse perdor une "Pal Melyshin" qe, sinqerisht, une e respektoj,sepse ai ka qene vertete, nje hero i heshtur; por une e perdor ne kontekst te asaj qe prodhoi dje dhe vazhdon sot, e vjetra ,ne Shqiperi; qe eshte nje maskarade e tmerrshme e politikes,per te penguar lirine normale dhe demokracine...
Natyrisht,perdoret ky sinonim nga une por, realisht, ate e ka gjetur dhe thene, me mençuri,nje figure e larte, shume e respektuar e artit shqiptar,Pellumb Kulla.
Me te njejtin kontekst,bukur, e quajti edhe Meta,Berishen, para zgjedhjeve,Hamza Kastriot...Por, skaloi dite e, çuditerisht, ai Meta, nuk u rendit me "Skenderbeun", por shkoi pikerisht tek Hamzaj...Mos genjej une?..
Dhe kjo eshte, ne te vertete, nje loje e vjeter e diktuar mire, ne erresirat e politikes se nates tiranase...
Ndaj "Pal Melyshi",ky sinonim i shkelqyer politiko-artistik qe acaron "vezhguesin" eshte, ne fakt, nje realitet i vjeter ramizist ne PD dhe ne shume politikane te qelbur,djathtas por dhe majtas.
Ai,"Pal Melyshi" i Ramizit,figurativisht,eshte kthyer ne kancer shqiptar qe duhet "operuar" dhe Rama ka shansin historik ta bej,duke hapur kutite e vjedhjes, per te mire te Shqiperise!
Luan Shmilli,gazetar dhe Drejtor i sektorit te jashtem ne Agjencine e shtypit Europa 1, Genova, Itali
Gjithsej 242 faqe: « E parë ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit » Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.