Forumi Horizont Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 15 Gusht 2005 - 04:51:

Citim:
Po citoj ato që tha wydra


sabi, harrove te shkruash me duket qe ai femija shpetoi besoj, apo jo

per mendimin tim, s'duhet ngaterruar mrekullia me rastesine. Po te qe se nje person ne miliarda perjeton nje mrekulli (ose me sakte, cfare i duket atij se eshte mrekulli), atehere qenka pak i cuditshem muhabeti. Zoti ka fuqi te beje mrekulli, por nuk i ben ato shpesh, qe mos i ngreje mendjen njerezve te zakonshem. I ben ato here pas here, tek njerez te rastesishem, si nje i pasur qe ecen ne rruge inkognito ne nje lagje te varferish dhe u le nga nje flori disa te varferve qe i zgjedh vete. Perse e ben kete gje? Qe te shohin te tjeret dhe te thone: uaaa, sa i mire ai i pasuri, me qe u jep te tjereve florinj, me siguri eshte i pasur... (nderkohe i pasuri me nje kosto te vogel kalon kohen dhe defrehet duke u hequr si i meshirshem)

Nqs gjera te tilla jane mrekullira te cilat i ben zoti, atehere e llogjikshme eshte te mendosh se keto gjera u ndodhin njerezve te mire. S'ka gje me te pavertete, shume rastesira te cuditshme (te cilat subjektivisht futen ne kategorine e mrekullive) i ndodhin gjithashtu dhe njerezve qe me pak e meritojne ate.

Konkluzioni? Dikush bie nga kati i shtate dhe nuk vdes, dikush rrezohet duke i hipur autobuzit ne stacion dhe vdes. Rastesira, koincidenca, i ka jeta. Ndryshe do cmendeshim nga merzia.

Nejse, per mendimin tim fakti qe bota ka shume te keqija e padrejtesi etj etj nuk eshte prove qe te vertetoje mungesen e zotit, ama nga ana tjeter dhe mrekullirat (fus ketu dhe tere "profetet" e vertete e jo te vertete te cilet kane pasur "vegime" etj) nuk me duken fare prova qe vertetojne egzistencen e zotit.

Nga ana tjeter, fete jane plot me dogma dhe asnjera s'eshte perfekte. Nqs dikush qe eshte skeptik ne lidhje me zotin, perpiqet te kuptoje egzistencen e tij me ane te dogmave te feve te ndryshme, atehere ky person duhet patjeter te biere ne kompromis duke i pranuar disa gjera te fese si aksioma dhe te drejta te padiskutueshme (ketu futen dhe shume gjera komplet te pallogjikshme dhe jo shume ne rregull me te drejtat e njeriut, qe cdo fe i ka). Rrugezgjidhja tjeter do ishte thjesht qe te mos besonte ne zot fjale per fjale sic urdherojne librat e shenjte, por ne besimin e tij te udhehiqet nga gjera te tjera (gjykimi vetjak, ndergjegja, ndjenjat, etj).





une u hodha nga kati i dyte kur isha 13 vjec, edhe thash se me iken kemben. Por nga kati i gjashte? edhe macja humb tre jete.
por une do te thoja qe varet se si e shikon ngjarjen edhe jeten tende, e shikon si nje veprim i Zotit, apo e shikon si rastesi.

Nuk eshte e thene qe mrekullia te identifikohet si i vdekuri te ngjallet, ose uji te kthehet ne vere. Ka shume mrekulli qe ndodhin cdo dite por me nivele te ulta.

Per mendimin tim qe e shikoj jeten por edhe boten si nje veprim i Zotit, do ta quaja si mrekulli. PYETE NENEN E ASAJ GOCES, cmendon PER NGJARJEN?????

Pyeti ata qe ishin ne prani, cmendojne?

Ne Rijad shperthyen tre fugona te mbushur me ekzploziv tek banesat ku jetonin amerikanet!!!! (para dy vjeteve me duket) Ndertesat rane pertoke, por asnje amerikan nuk vdiq se kishin ikur me festuar nje vend tjeter rastesisht.

Pyeti ata cmendojne per te? Mrekullite nuk do te dalin perball syve por ne shume raste duhet ti kerkosh.

Jezusit e pyesnin shume qe te fluturoje ne qiell e te pershendese Zotin ose s'do e besojne.
Jezusi ju kunderpergjigj po gjith ata mrekulli qe ju tregova une pse si pranuat. Si do e pranosh kete mrekulli. Besimi ne Zot nuk vjen nga mrekullite eshte thjesht te FORCOJE besimin ne Zot, gjithashtu edhe shenje e Zotit qe Ai EGZISTON!


  Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.