Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 16:24:

Poezi nga Odise Kote

Vriteni kete vetmi vrasese…

Myshqeve shtresore dhe
Dyerve me rrjeta merimange
Ju jep sise shurdheria.

Mbi qelqe te thyera
Ecen dita…

Gjel i vetem lafshegjakosur
Molisur mbi hu gardhi
Ne mesin e fushes

Mjaullima vajtonjese macesh
Pjell muzgu

Krrau krrau
Diku thyhet nje tra
Tromaks lakuriqet e pergjumur.

Po ne shtratin e meitit
Perse s degjohet e qara…?
E qara plasese?!


O…o…o..


O zhurma njerezore
Vriteni kete vetmi vrasese!


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.