Forumi Horizont Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)


Postuar nga shelgu datë 27 Korrik 2012 - 22:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jam dakort se ky shkrim nuk i pershtatet titullit.
Edhe ketu ne Itali para disa kohesh u trajtua gjere kjo çeshtje identike "mi vergonio essere italiano". Me pak fjale do thoja se difekte dhe probleme te çastit apo kohes, te dy apo tre personave nuk ka te beje me ate te qenit shqiptar, biles edhe krenar.
Pse jemi te varfer nuk eshte e thene se nuk duhet te jemi krenare por natyrisht nuk duhet as t'ia bejme mu apo as si dhia e zgjebosur me bishtin perpjete. Edhe dhite e pazgjebosura e mbajne bishtin perpjete nga natyra.
Pjesa e pare e shkrimit mund te trajtonte gabimin qe qendron me ideologjise se imponuar dhe realitetit. Ne u lindem e u rritem me kete ideologji te nje krenarie kombetare qe i sherbente pushtetit te asaj kohe. Te indokrinuar sa me ska e kishim dhe e kemi akoma te veshtire ta besojme qe jo vetem kjo krenari nuk egziston por mbajme gjalle nje ide fallso te nje pseudo krenarie qe gjithnje nuk egziston.
A duhet te jemi krenare qe jemi shqiptare? Une them po, por secili ta peshoje sipas hesapit te vet.
Nuk ka asgje ne bote qe me heq kete krenari te te qenit shqiptar, por as per inat te turkut, grekut shkaut apo gjermanit e italianit.
Duket sikurse nuk shkon persa thashe mesiper!?
Mua nuk me duket aspak keshtu.
Pse?
Sepse nese neser atdheu ka nevoje per mua une do shkoj e ti sherbej e nuk do bej si disa tellalle qe na shpuan timpanet e vesheve apo na qorruan syte me shkrimet e tyre patriotike dhe kur vjen puna perballe te huajve behen me keq se ata qenet langaraqer, minj dhe zhapike. Pikerisht ata.



Piktor, ka dy koncepte qe une mendoj se jane te ndryshme: "te jesh patriot" dhe "te jesh krenar per patriotizmin" qe ke.

Njeriu duhet te jete krenar per gjera qe i arrin vete dhe jo per ato qe i vijne rastesisht.
Psh kjo kojshija jeme eshte krenare qe ka mbaruar shkollen me te gjitha notat 10-ta. Ndjenje e ligjshme.
Por ajo nuk ka pse te jete krenare qe eshte qifute, sepse mund te ishte edhe cigane (edhe ciganet jane shume krenare).

Pompimi i ndjenjes se krenarise kombetare, dhe ti e the shume bukur me shembullin italian, eshte nje gabim dhe per me teper eshte mjet qe perdoret per te manipuluar miletin.
Patriotizmi eshte gje tjeter dhe sigurisht qe eshte ndjenje e ligjshme, shume e fuqishme deri ne sublimitet.


  Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.