Forumi Horizont | Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Jo mer burre se nuk eshte kaq i thjeshte muhabeti. Avokatet dhe gjykatesit bazohen ne argumente dhe interpretime te koklavitura qe shpesh nuk ndjekin "senso comune". Fjala vjen heqja e pergjegjesise nga te semuret mendore, qe dikur i digjnin ne turren e druve. Ose interdizione (heqja e te drejtes per shitje-blerje te nje familjari te paafte ose qe luan shume bixhoz). Me llogjiken tone te thjeshte i bie qe askush nuk te heq dot lirine ekonomike, por me llogjiken e drejtesise kjo mund te behet (dhe do shpetonte shume familje shqiptare).
Avokatet e firmes italiane do kene qene i zoti ndersa gjykatesi ose avokati i familjes shqiptare nuk kane paraqit argumentet e duhura. Ne drejtesi puna eshte kush paraqet argumentet me te forta. Nje fjali apo nje reference e sakte te ben fitimtar. Ne Milano psh i hapen gjyq nje gjykatesi per mungese disipline pse kritikoi parlamentin. Avokati i tij ne gjyq iu referua nje sentence te gjykates se larte amerikane qe thoshte se liria e fjales ka lindur per te folur keq per shtetin, sepse per te folur mire ishin oborrotaret. Me kte argument fitoi gjyqin.
Avokatet majmen ne çdo rast, por fakti qe lajmi beri buje tani eshte pozitiv per familjen shqiptare. Ideja qe mund te dale ne gjyq me qarte eshte:
1. Padrejtesia ka ndodhur ne Itali, sepse jeta e punetorit humbi ne Itali. Demi i shkaktuar i perket territorit dhe ligjeve italiane, pavaresisht ku jeton familja e tij. Nese familja jetonte ne Shqiperi kur ndodhi fakti, domethene se punetori po punonte ne kushte te renduara sepse larg familjes... Nese familja jetonte ne Itali atehere dhe sot jeton ne Shqiperi, kjo ka ndodhur qarte sepse kryefamiljari vdiq ne aksident.
2. Diferenca e kostos se jetes mes Italise dhe Shqiperise nuk eshte kurre 10 here me pak. Mund te tregohet qe kostoja e jetes ne Shqiperi sipas statistikave X nuk konfirmohet nga statistikat Y. E dime te gjithe qe nuk kushton Shqiperia 10 here me pak se Italia, kush jane kta legene qe bejne kto statistika?
Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.