Forumi Horizont Gjithsej 251 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Vajmedet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18769)


Postuar nga Vizioner datë 30 Tetor 2014 - 18:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Vizioner, pershendetje.

Po mire do ishte te ishte e vlefshme nje ditore se shteti vec me taksa mbahet.



Pershendetje Petter,

Ne parim, nuk jam dhe une kunder por, ne praktike mendoj duhet pare ndryshe. Duhet pare experienca e Gjermanise: per 60 vjet krijoji standarte te larta rrugesh-Autostradash dhe, prap mbas 60 vjetesh kerkon vetem te huajve te paguajne, popullin e vet nuk e ngacmon sepse, eshte ky popull gjerman me ane te taksave te ndryshme qe paguan, ben te mundur investimin per ndertimin e rrugeve te reja dhe miembajtjen e tyre.

Synimi i nje qeverie duhet te jete qe, popullin e vet ta taksoje sa me pak e mundur aq me shume kur qeveria nuk i ka krijuar levizjen ne rruge me standarte sigurie etj.
Ne Shqiperi hecen gomari ne mes te "Autostrades"!!! A do kete takse atehere dhe per kete mjet qarkullimi ne Autostrade?!

Antigonizmi tjeter eshte, sic e shoh se, rrufet aktuale jane ndertuar me taksat e marre nga populli tani, vjen nje firme private, per ta mirembajt (!!!) dhe kerkon ta vjeli dyfish popullin???!!!
Eshte e papranueshme! Eshte korrupsion, per mendimin tim.

Format duhet te jene te tjera, por jo kjo.Edhe ne aspektin psikollogjik, kjo eshte e gabuar.

Ja forma qe paraqes une dhe qe funksiinon ketu ne disa fusha:

1-Shteti duhet te krijoje vete ndermarrjen e mirembatjeve te rrugeve.
Ne kete forme ka me mire dhe me te garantuar kontrollin e mirembajtjes se rruges, pergjegjesise se cilesise si dhe kontrollin mbi investimin.
RRUGET JANE DHE NGELEN prone kombetare, nuk mund ti jepen nje privati nen kontroll. Privati merr Eurot dhe iken nga syte kembet, privati nuk ka ate pergjegjesi sic duhet ta kete shteti per veprat kombetare fe cilat jane ne funksion-sherbim te mases/popullit.
Marrim shembullin me absurd: privati-firma merr Eurot dhe as ben pune. Shteti i heq te drejten, vjen firma tjeter, merr Eurot dhe ben te njejten gje si e para e keshtu me rradhe, perfundimi=Chaos.
Gjermani si shtet ka monopolin/pronari i rrugeve, qarkullimit hekurrudhor, Postes, Energjise dhe disa te tjera.
Para 10 vjetesh pra, mbas 50 vjet Demokraci, liroji monopolin e Energjise POR, edhe vete mbajti pjese si pronar plus firmave private qe u hapen duke plotesuar kushtet qe i vuri shteti. Po keshtu per Posten dhe qarkullimin ku para 5 vjetesh liroji ti behet konkurence trenit nga firma private transpori.
Cfare do te thote kjo? Per 50 e ca vjet disa fusha me karakter kombetar i mbajti vete me tre synime: a) popullit i siguronte drita 24 ore dhe pergjegjesine e mbante vete, b) investjmet i bente vete dhe i kontrollonte vete, c) fitimet i fuste ne arken e shtetit dhe i perdorte nje pjese te saje ne fusha te tjera te nevojshme.

Pra, kjo politike e solli gjermanin ketu ku eshte sot, mbas 60 vjetesh (Gjermania Federale eshte krijuar ne 49-ten, besoj se e dini kete ).

Shqiperia, edhe pse jemi ne vitin 2014, eshte akoma te pakten 50 vjet mbas Gjermanise.

Prandaj une jam kundra atije 5,-euroshi ne kushtet e Shqiperise dhe ne varesi te nivelit ekonomik qe ka masa e popullit.

Nuk mund ti kerkosh nje Shqiptari 5,-€ ne dite kur i jep rruge pa standarte minimale qarkullimi dhe po kryesore kur nje rroge mesatare eehte ke 250-300 Euro dhe ai te paguaji per te levizur tek keto rruge 22 dite X 5 =110 Euro !!!! Mora 22 dite se i lasge 8 dite pushim, sipas rregullit



P.S.Sorri per disa gabime, shkronja ne vend jo te duhur por ja qe tastatura e celularit eshte e vogel dhe gishtat i mije prekin dy shkroja ne nhe kohe dhe per dreq fiksohet e gabuara


  Gjithsej 251 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.