| Forumi Horizont | Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit » Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)
-E hene.
Rruazat e bardha rane perdhe`, tek po vishja trikon gjysemgolfi te zeze.
Sot u vesha krejt ne zi.Si gjithmone , kur zgjohem me nerva dicka do me ndodhe gjate dites.
Mbreme enderrova sikur dikush hyri ne dhomen e gjumit.Ishte ora 4"
e mengjesit.Nga ankthi i frikes, nuk vura me gjume ne sy.S`kisha guxim
as te ndizja abazhurin.(Sa frikacake jam!Jam betuar qe nuk fle me pa abazhur ndezur!Ne djall te veje kursimi i energjise.
Gjumi nuk zevendesohet me ndonje ushqim tjeter per trupin apo shpirtin!)
Kafene e piva vetem ne oborr.Cigaren gjithashtu.Nuk pata kohe te enderroj
bukur.Trishtimi ka ikur nga une, ose me qartesisht s`dua t`i nenshtrohem me trishtesise se kafte!
I buzeqesha pasqyres tek po krihja floket e bute.Per pak u kujtova se ishte vetem nje cope xham ku une po zgerdhihesha kot se koti.
I telefonova Denises...
Ajo ishte zgjuar e qeshur.Si gjithmone e dashur.Me ftoi per kaffe`, por s`me premtonte koha.
U pershendetem neper telat e zerit dhe une fillova fluturimin me sy hapur
drejt hapesires se ajrit mengjesor.
Sa ftohte...
| Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit » Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.