Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Re: Nuk munda...
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
I thyej castet pa ty
dhe i flak tutje,jane pa vlere
pa ty malli eshte dhimbje pa fund
pa ty malli frymen ta merr.
U kenaqe?!
Ja u ktheva serish...
Nese te merr malli per mua
me gjen neper vargje poezish.
.Sonte mora fryme thelle...Dhe heshta.Vendosa te bllokoj dhe une
dejet e gjakut qe silleshin neper shpirt duke me ngacmuar kujtesen time!
Nata ra kaq shpejt.Nate ne shpirt.Erresire ne kujtime.Erresire...
Gjithe te mirat Shpirti im.Stacioni ja ku eshte.Me duhet te zbres...
Mire u pafshim udheve te kujtese!Pac fat Shpirti IM!PAC FAT!....
Te ledhatoj enderrat ashtu me sy mbyllur...Ti fle embelsisht, ashtu sic me pelqen mua...
Fle pa u ndjere...
Te veshtroj dhe jashte dhomes sone,engjejt na bejne serenata ninullash
dhe duan qe ne te dy te mos ndahemi mengjesit te bardhe...
por serish te rrime shtrenguar ne mendje dhe ne shpirt,ne trup dhe ne poeme...
Fli engjelli im...E di se po mendon per mua...
Nuk dua me nete pa ty! Nuk dua me te mbyll syte e te perpelitem ne ethe, nga mendimet e mija te cmendura. Me lejo sot te jem me ty.Me bej pak vend prane vetes tende, hapi krahet e me perqafo fort fort, me shtrengo e mos me ler me kurre te iki . Me ler ta ve koken ne gjoksin tend, dhe te ndjej si lozin gishtat e tu me floket e mi. Me ler te degjoj zemren qe te rreh, dhe ngadale te te prek e t'e them sa shume te kam nevoje. Dua edhe sikur, per nje here te vetme, te marr fryme nga fryma jote. Dua te qesh ne buzen tende, e te qaj ne syrin tend. Dua,dua...sa shume qe dua..♥♥♥
Here here...
Jam fishkellim e eres
ajo qe i jep dritherimen gjetheve ,
qe perkedhel lekuren tende ,
qe grindet me qerpiket e tu...
Dhe pastaj lind nje lot...
Sthote asnje fjale ,
dhe ne e quajm mall...
Jam heshtje qe te shurdhon
fjale e verber qe sdi ku shkon
jeton pa lindur kurre
ndersa ti e ndjen
qe te rreshket mbi lekure.
Here here jam imazh
si mirazh qe mashtron
dhe ti kerkon ta mbytesh
ti kerkon ta shtrengosh fort
ne perqafimin tend te ngrohte.
Ps: Nje perqafim te ngrohte per te gjithe miqte e mi ne forum...me kish marre malli...Here here kthehem tju bej vizite...gjithe te mirat... A'S
Ditet e mia pa ty jane te ftohta akull....
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Miremengjesi Dita ime!
Te gjithe jemi te vrare shpirterisht,ashtu sic i vret syte drita femijes se porsalindur!
-Te gjithe dashurojme,-por jo me te njejten madheshti e respekt
per ndjenjat tona!-"Hajt se gjithcka do bahet mire Shpirt!"
E une prita te binte ndonje rrufe ne zemer,-por nuk me erdhi shigjeta
e ndjenjave te tua.Kot me thoje se ishe ketu.Ti S`ke bere asnje cap per
mua.Thjesht te pelqente te genjeje nje Shpirt te Dashuruar.Ndersa une te besoja.
Zemra ishte terbuar pas emrit tend,zerit dhe te qeshures tende
sa po pelcicja pak nga pak!
Kurre s`u takuam,-as do takohemi!Kurre s`u prekem,-as do prekemi!
Kurre s`u puthem ,-as do puthemi.Te tjerat as qe do mundem t`i fantazoj!
Ne fund vjen lajmi qe s`duhej te vinte...si nje zinxhir qe keputet rendeshem
ashtu u keput e gjithe qenia ime.
Ishte thjeshte nje fund i parapergatitur,-tani e kuptoj qellimin e trillimit tend
o Shpirti im!
Mos te kesh frike nga ndjenjat e mia!TI kurre s`i dashurove pastertisht!
Mos ki frike nga fjalet e mia Shpirti im!Ti kurre s`e besove se flisja dhe me Veten per TY...
POr,-iku dhe ky mendim ;-ndonse zgjohem serish me te njejtin emen ne tru,ne shpirt dhe ne zemer.Ti u bere serish sot,thjeshte Dita ime...
Ditet e mia pa Ty....
Jane nje shekull i tere pa prezencen Tende fizike,por...asnje second nuk jame pa Ty ne mendje!
Ne kete diten time pa ty jam e lumtur....
Pershendetje miqte e mi te dashur u riktheva per te ju pershendetur dhe per te lexuar shpirtrat tuaj fisnik!
good to see you pleshte noshta sme mban mend por une ste kam harruar
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.