Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Kam filluar te urrej gjumin , qe me shpie ne krahe dafinash enderrore , duke me krijuar keshtu rrengje iluzive per te me futur ne nje vorbull te ndryshme prej realiteti. Mundohem te fle sa me pak , te mbyll sa me pak syte realitetit tim ,jetes time, vetes time dhe gjithckaje tjeter qe zinxhiroset ne hallkat saj , duke ecur nen ritmet e shpejtesise dhe pagjumesise qe me karakterizon se fundmi. Cdo nate ndjek ritualin e zakonshem te ajrosjes shpirterore , ne orare kur edhe yjet perfiken ne pergjumje. Cdo nate e "shaloj" shpirtin ne degezat e ajrit te paster dhe krejtesisht timin qe mundohem ta perthith pa asnje filtrim. Ndihem si Padrone e mbremjes kur dal ne dritare dhe shoh braktisjen totale te jetes nga vete njerezit, ne rruget e shkreta dhe dritat e fikura qe i kthejne pallatet ne ndertesa fantazmorike. Cuditem se si vetdijshem e kalojme nje pjese te mire te jetes sone ne gjume , duke u lazdruar me endrrat , ne nje kohe qe shume mire mundemi te rrime me syte hapur dhe te lazdrohemi me jeten dhe me veten.
Kati
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.