Forumi Horizont Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)


Postuar nga Fajtori datë 29 Nëntor 2010 - 00:41:

Itali, pranga shqiptarit, kapet me 33 kg heroinë

Firence

Policia italiane publikon detaje të superoperacionit antidrogë të pak ditëve më parë në Firence.
Duke iu referuar mediave, në pranga ka përfunduar 23-vjecari shqiptar Marenglen Saliu, në apartamentin e të cilit u gjetën 33 kg drogë e llojit heroinë.Sipas policisë italiane droga u sekuestrua në një apartmanet në Firence, me nje vlere prej 3.8 mln euro e gatshme per t’u shpërndarë.

Gjatë operacionit të policisë mësohet se një prej efektivëve ka mbetur i plagosur, gjatë ndjekjes për arrestimin e 23 vjecarit shqiptar. Droga u zbulua gjatë një kontrolli të skuadrës lëvizëse në jug të qytetit të Firences, pas denoncimeve të shumta të banorëve të pallatit, për hyrje e dalje të dyshimta në apartament.

Krahas drogës gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe një pajisje e vecantë e cila shërbente për të peshuar e më pas paketuar drogën në doza të caktuara. Sipas policisë italiane 23-vjecari shqiptare Marenglen Saliu ishte i pajisur me një pasaportë false, arrestimi i tij u krye rreth orës 03:00 të mëngjesit, në momentin e hyrjes në pallatin ku banonte.

Në momentin e arrestimit Saliu ka mohuar se jetonte në atë zonë, por gjate kontrollit, policia gjeti pikerisht celësat e apartamentit ku u sekuestrua edhe sasia e drogës. Gjithashtu në apartament policia sekuestroi edhe një pistoletë dhe 14000 euro. Ndërkaq hetimet vijojnë në pistën e një trafiku ndërkombëtar drogë nga Shqipëria.


  Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.