Forumi Horizont | Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
Shume gjera ndodhin ne jete. Asnjehere nuk e dime cfare do te ndodhi pastaj. Por vjen nje moment kur je i detyruar te vihesh ne marredhenie shoqerore me shume njerez. Ngjan dicka shume interesante, por ne te vertete nuk eshte shume. Sepse arrin te kuptosh qe njerezit nuk qenkan te gjithe ashtu sic ti i mendoje me pare, te mire dhe te dashur. Do te thoja qe kam arritur ne nje perfundim krejt te kundert.
Prandaj dhe po shkruaj ketu sonte, ne nje nate me shi e ere kur shpirti im eshte prekur nga trishtimi. Ndoshta njerezit nuk kane kohe te merren me mua dhe me ndjenjat e mia( sepse ne nje bote amerikane ndjenjat nuk kane rendesi) prandaj dhe une preferoj ekranin e kompjuterit( i cili eshte teper gjentil sepse me dhuron nje faqe per te shfryre mendimet e mia)
A e keni provuar te jeni vetem??? Vetem fare, ne nje vend qe nuk e njihni dhe qe nuk eshte Shqiperia??
Eshte nje ndiesi e urryer qe nuk arrin ta largosh as me alkool, as me duhan dhe as me.... ah nuk e di me ka ngelur pa provuar vetem vdekja. Mbase ajo e largon, por nuk e di....
Do te doja te qaja dhe me lot ne sy te pyesja Zotin: Cfare po behet me jeten time??? Ku kam humbur une ??? Nuk po arrij te gjej me veten ne kete bote te stermadhe( ndersa une jam teper e vogel).
Nuk po kuptoj cfare po ndodh. Nuk me kishte ndodhur ndonjehere te ndihesha e humbur dhe e vdekur. Tamam, e vdekur.
Apo nuk kam vdekur akoma perderisa ky trishtim po me torturon??
Nuk e di por sot qenkam keq dhe me duket sikur brenda meje ka vetem zbrazetire dhe asgje tjeter. Bosh.........Zbrazetire......lot.....humbje.....dhimbje....dhe vetmi.
ps. me falni qe ditari im sonte nuk ka nota letrare
Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.