Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Eshte e cuditeshme sesi cdogje eshte kthyer ne dicka qe eshte mbi koken e nivelit mesatar,"mbi mendje-vogelsine".Thjeshte nje shikim dhe kuptohemi,tashme mbas kaq shume kohesh,kemi zhvilluar fjalorin tone te vogel...Jemi une dhe ti,e verteta eshte imja dhe e jotja,asnje e vertete e rreme tjeter nuk mund te infiltroje ne murin e padukshem qe kemi ndertuar ne.Eshte po ai mur qe na ka bere tere kesaj kohe si mburoje ndaj keqkuptimeve qe mund te shkaktoheshin nga mungesa e besimit.Per cfare mosbesimi flitet njehere ketu?Per ate mosbesim qe s'ka egzistuar ndonjehere?
Besimi...nje nga gjerat esenciale ne cdogje.Eshte gjeja me e bukur ne bote kur njeh dike,ose te njeh dikush aq shume sa do ishte ne gjendje direkt te thoshte nese do arrije te beje dicka apo nese eshte thjeshte nje fantazi e semure.
Ndihem mjaft e lumtur kur perballem me situata ne jeten time reale ku aq shume njerez me "ngrohin shpatullat" me besimin e tyre te verber.Ndihem aq me fat qe jeta me ka dhene shance per te njohur njerez te tille.
"Armiqte gjykojne,miqte degjojne" thote nje thenie e urte.
Nje dite,dikush me tha:"besimin ne fillim njerezve jepju totalisht,me pas,nga veprimet e tyre mbaje ne ate nivel ose zbrite".Nuk e di sesa kam arritur ne dicka te tille,jam ajo qe ju le miqeve kartat e mia bankare pa asnje problem ne dore,celesat e mi,celularin,canten e dores,e me raste ju le ne vesh dhe ngjarjet me personale te jetes time...fundja,eshte po ai besimi im qe i be te kuptojne sa shume vleresoj ate qe ato kane bere gjate viteve te tere me mua.
Natyrisht,do kete perhere njerez qe do abuzojne me besimin qe ju jap,natyrisht,do kete njerez qe do shpifin e bejne fytyren e tyre shoshe ngaqe dicka te tille s'do e arrinin asnjehere vete...por ky eshte nje cmim qe ja ka vlere pasi kam njohur aq shume njerez te mrekullueshem ne jete.
Tashme kam arritur te kuptoj pse-ne e humneres te madhe ne mes "elites" dhe mases ne Shqiperi,arsyen se pse kjo elite intelektuale po ngushton rrethet e saja cdodite e me teper...Nuk mund te kete vlera jo-materiale tek njerezit qe kane si shqetesim kryesor ditor materializmin(sjelljen e bukes ne tavoline).Aq me pak do respektojne ato vlera,aq me shume do vene ne funksion hipokrizine e normave popullore...aq me pak do arrijne te bejne pjese ne rrethe njerezish ku pikerisht ato vlera non-materialiste respektohen aq shume.
Me vjen keq qe sa me teper qe njoh njerez,aq me shume ve re qe jam duke perdorur nje mase standard per ti vleresuar,por fundja,eshte nje mase qe ka funksionuar ne 95% te rasteve.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.