Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 108 109 110 111 112 113 114 115 116 [117] 118 119 120 121 122 123 124 125 126 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 03 Shkurt 2008 - 01:54:

..

Cdo nate vi e prehem ne qetesine qe me dhuron ti Hene ,sepse u lodha dhe u dermova duke mbledhur dramcat e vetes neper shfletimi kujtimesh. Vinka nje moment ku dhe zemra jote te rendoka aq shume sa te duash t'ia ngulesh thojnte dhe ta shkulesh prej kraherorit........Nuk na mbtei gja tjeter vecse te endemi rrugeve te qiellit,te gjuajme henen dhe te mjaftohemi duke rrokur ndonje yll shprese se mos takohemi "rastesisht" rrugeve ne Ne anen tjeter te henes.....Une vazhdoj te te pres atje ,e shtrire ne trotuaret e kujtimeve tona ,e lyer dhe e "zhgrryer" ne mjaltin e dashurise tende. Te pres atje, e ulur kembekryq ne anen tjeter te henes, brenda vetes tende ne cdo frymemarrje,ne cdo rrahje zemre dhe ne cdo pulsion mendimi apo ndjenje.... ! E di, brenda syve ke "mbyllur" ngjyrat e ndjenjave tona dhe hunda s'te ndjen arome tjeter,pervecse ate te shpirtit tim.... E di ,qe endesh rrugeve si i zene ne gracke nga monotonia dhe vetmia e diteve te tua pa mua....ndjenjat dhe dashuria ta zune lirine ne "kurth" ia prene krahet........nejse ..se u lodha dhe u dermova duke mbledhur dramcat e vetes neper shlfetimi kujtimesh....

007


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 108 109 110 111 112 113 114 115 116 [117] 118 119 120 121 122 123 124 125 126 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.