| Forumi Horizont | Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Ndersa me shpejt hip shkallet sa me shume i afrohem kesaj dhome zemra fillon e me rreh fort imagjinoj shikim tend ate shikim qe me ka hyre ne zemer dhe ka prishur ate qetesi qe kisha kohe qe e kisha ,ate shikim qe me fton ne nje marrezi qe dhe pse se dua per momenten (cmendem ta kem kur jam larg teje) , ai shikim qe tani se duroj dot dhe sapo ti me shikon ul koken e drojtur sepse e di qe syte e mi shprehin ate qe une dua dhe pse kaloj nete duke pohuar te kunderten .
Sa here te ndiej qe me kalon afer cdo gje brenda meje ka filluar te dridhet sikur te kete ftohte dhe pse ne kete dhome ku jemi une dhe ti me kalimin e oreve ajri sa vjen e ngrohet
Imagjinoj zerin tend po kaq te ngrohte sa ky ajer i kesaj dhome sa e sa here une fantazoj qe ky ze te me peshperise ne vesh fjale fjale te embla qe me bejne te dridhet cdo gje dhe zeri im tek te pershendes .
Imagjinoj pyetjet e tua e pergjigjet e mia imagjinoj qe ne nje cast ti te mbyllesh kete dere dhe te leme jashte cdo gje qe na rrethon jetet tona... fatet tona... qetesine tone te rreme keshtjellat prej rere te genjeshtrave qe jemi te lumtur ,besnike... qe jemi te plotesuar ...e te humbin ne nje puthje plot zjarr e plot deshire te atyre puthjeve qe sa e sa here i shmangemi per te mos lenduar te tjere sikur te lendosh veten nuk ka rendesi ne kete jete .
Dua te humbas ne krahet e tu per tu rigjetur perseri vetvetja dua te ndiej prekjen e buzeve te tua mbi cdo pjese te trupit tim dua te ndiej shtrengimin tend dua te ndiej ty brenda meje e te provoj ato emocione qe dua po kam frike tja pohoj vetes imagjino ti them ty ...Dua te mbaj per nje cast syte hapur mbi ty pa menduar asgje pa menduar se kjo puthje kjo ndienje eshte mekat dhe pse eshte eshte shume i embel ky mekat... me terheq ky mekat ...dua ta bej kete mekat dua ...imagjinoj te hyj brenda dhe te afrohem ti je ulur dhe me shikon sikur e prisje kete gje sikur e dije qe kishte ardh momenti me merr fytyren ne duar dhe ndiej buzet e tua qe me kerkojne te miat e une ndiej qe nese sdo me puthesh kete moment cdo gje do zhduket do te venit do te iki ..hyj brenda(dhe kjo nuk eshte imagjinate) ti je ulur dhe une pasi te pershendes nisem e shkoj e hap dritaren dua qe kjo ngrohtesi qe gjendet ne kete dhome te iki nga zerat e njeresve borite e maqinave zhurma e autobuze dhe une me nje ze te ulet qe ndoshta as vete se degjoj te them "dhe sa kohe do duroj kete gjendje e do fantazoj "....ti si per cudi pergjigjesh ...varet nga ty ...
| Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.