Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga durrsake_topolake datë 28 Tetor 2005 - 16:29:

Ej e di, sot me erdhi ne mend rruga e portit, lavazhi i makines, dhe dita e shtune. S’e mbaj mend sa grade ishin por sigurisht bente shume vape e teksa mbaja fjalimet e mia te pafundme ti ia kepute nje te qeshure kur thashe se flija gjimnone nga ana e majte. Jo, sigurisht s’ishte pozicioni qesharak, por me shume gjithe ajo procedure qe une beja para se te kthehesha nga kjo ane.- Ok dielli me ka rene ne koke edhe tek mua krijon te njejtin efekt qe shkakton nje e dehur e keqe. Normal qe ti qeshje sepse faktikisht menyra se si e shpjegoja ishte pak komike.
Sigurisht, s’e kishe vene re, por une rri nga ana e kundert (ana djathte) qofte edhe vetem per nje sekond, por eshte dicka qe une duhet te bej patjeter perndryshe sme ze gjumi. S’e di ne eshte dicka psikologjike mendore apo thjesht forca e zakonit, ate qe di eshte qe e bej gjithmone dhe qe rri nga kjo ane proporcionalisht me lumturine, merzitjen, mendimet e mia apo me gjumin tim. Ti ben pjese tek 3 te parat radhehere edhe tek e 4ta.Me pas kthehem nga ana e majte fus doren poshte jastekut bej nje pozicion piruete te ngrire me kembet e pastaj jam ne boten e endrrave.

Mbreme teksa rrija pikerisht nga ana e majte(mos qesh!) po mendoja pak dhe e di cfare ? Kohet e fundit jam bere Mendjemadhe duke menduar se une jam bota jote e qe cdo gje sillet perqark meje. Me e keqja eshte se me pelqen shume kjo gje. Me pelqen se kjo gje me krijon nje lloj sigurie, nuk e ngacmoj me trurin per idera idiote. Tani me pelqen ti shoh gjerat vetem nen optiken e qartesise. Dashuria ime, nese ke qene pak prone e endrres time e irracionalitetit e impulsivitet tim tani je vetem “prone” e imja dhe e asgjeje tjeter.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.