Forumi Horizont Gjithsej 3077 faqe: « E parë ... « 1179 1180 1181 1182 1183 1184 1185 1186 1187 [1188] 1189 1190 1191 1192 1193 1194 1195 1196 1197 » ... E fundit »
Trego 3077 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16654)


Postuar nga ~Enigme~ datë 20 Maj 2009 - 02:05:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Puna mire, restoranti plot edhe pse kohe te keqija ......... pjatat i lan kompjuterri tani, une merem vetem me tiganet dhe tenxheret ............ .

Rendesi ka qe s'ka falimentuar

Tashi ketu tema nuk eshte c'po beni po mqs lexova ne internet poezi te Kadarese po bashkengjit poezine...


Koha e pamjaftueshme

S'kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t'më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s'mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s'e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t'ju bëj të gjithëve e do ik.


  Gjithsej 3077 faqe: « E parë ... « 1179 1180 1181 1182 1183 1184 1185 1186 1187 [1188] 1189 1190 1191 1192 1193 1194 1195 1196 1197 » ... E fundit »
Trego 3077 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.