Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 110 111 112 113 114 115 116 117 118 [119] Trego 119 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- Me care losnit juve kur keni qene te vegjel? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4444)
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Lojrat kane qene te shumta dhe mund te permend disa:
1. Luftash! 2 grupe me nga 4-5 vete dhe lufte (piiiiiiuuuu...tatatatata...piuuuuuuuuuu...efekti Chuck Norris e compagnia bella :p). I vetmi problem nese kishte nje anallim loje e hajde te gjeje se nga ishin shperndare te gjithe per te rifilluar lojen
2. Topa luftash me topa 100 leksh (ata qe i mbajne mend mund te kuptojne mire se pse i permend)! Keshillohen ata qe e lexojne kete shkrim te mos e provojn me sepse praktikisht aty ku ngjiste topi te binte edhe lekura
gjithsesi, zor se gjejen topa 100 leksh sot (i vetmi top qe edhe po ti ikte nei llokem, ruante formen akoma
)
3. kala dibrance (alias orthigamorthi)! mjere kush ishte i fundit e mjere nese kishe kundershtare te peshes se rende. Argetimi dhe thyerja e kurrizit e siguruar. Persona qe vareshin gati me rene dhe nga fillimi tjetri qe thonte "mos e thuj se po bin"...2 numra te shkruar keshtu qe te mos e gjenin kurre se cili numer ishte
4. loje me sferat e kuzhinetave. nje trekendesh me 4-5 kopsa dhe nje vije rreth nja 3 metra larg. i vetmi problem kur binte zilja per leksion dhe suleshin te gjithe per te mbare kopsat nga trekendeshi. Pastaj ishin edhe ata qe futeshin, luanin, humbnin dhe ne fund ste linin te largoheshe sepse donin te ktheheshin tek numri i kopsave qe kishin ne fillim
5. Territoresh. Nje rreth i ndare ne pjese dhe nje shkop qe e hidhje ne ajer dhe therrisje emrin e njerit. Ky duhet te kapte shkopin dhe te te prekte. Nese fitonte mund te merrte pjese nga territori jot. Nuk eshte problem shume loja por ka pase legena () qe te linin nje territor sa per te vendosur njeren kembe dhe tjetren e mbaje ne ajer
6. Mundje. Fiksim ne lagje. Inot ne kulm kur te mundnin, gati edhe me qajt nga inoti.
7. futbolli natyrisht qe nuk llogaritej sepse luhej perdite.
etj etj...
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 110 111 112 113 114 115 116 117 118 [119] Trego 119 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.