Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 110 111 112 113 114 115 116 117 118 [119] 120 121 122 123 124 125 126 127 128 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga eng_girl datë 14 Tetor 2006 - 04:48:

Bekuar qofte mendimi qe lindi nje moment erresire, qe rremoi thelle per te gjetur ndjenjen e cila nuk mund ti perkase tokes me shume se ferrit.
Vetem ne dimensione te reja... Humbur mes erresires dhe mjegulles ne boten pa cepa. Pjese e sferes qe truri u perpoq ta mposhte, por nuk ia doli dot dhe e lindi. Lindur per aq kohe sa mund te matet me minuta, por qe kujtesa do ta ruaje me shekuj. Minuta qe ndjehen te pafundme. Shekuj qe do jene te rende per tu ripertypur serish. Asgje asgjekundi; as prane meje, as larg meje, as brenda meje. Ndalo! Ndalo! Ndalo! ... Nd...boll...u lodha...me lodhe. Po sikur ta vras, do te ndaloje? Ndoshta mund te ike bashke me floket...ta provoj! Prit...mos ishte arsyeja kjo qe sapo hyri ne valle? Hemm... nuk jam e sigurte...

Faleminderit dhimbja ime qe me kujton se vazhdoj te ndjej, qe me ben te humb ne mendime qe shume pak arrijne ti kuptojne, qe me ben te kuptoj ndjenjat a atyre qe nuk dine si te perballin ndjenjat e veta.
Faleminderit kujtdo dhe gjithckaje qe me ben te provoj cdo lloj ndjenje. Faleminderit qe fluturoj pafund permes kenaqesish jo te natyres njerezore dhe qe humb ne skutat me te errta te trurit tim. Faleminderit qe me bere te shikoj bukuri ne dhimbje dhe fatkeqesi ne kenaqesi.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 110 111 112 113 114 115 116 117 118 [119] 120 121 122 123 124 125 126 127 128 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.