Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Odeonet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10777)


Postuar nga Odeon datë 05 Mars 2006 - 05:32:

Nuk eshte pershkruar mbase kaq mire sa sot nje Odeon qe preferon me shume nga te tjerat ngjyrat e pyllit dhe lulet e vjeshtes qe po vdes e zverdhelluar, sepse keto ngjyra tregojne dicka me te bukur nga ajo qe mund te tregoje natyra, qe une nen deget e medha plot gjethe te arrave ndihem si ne shtepine time, ketu ne mal mbase une provoj gezimin me te madh. Kur takohem me keto liqene te vegjel te vecuar prej te cileve duket sikur vetmia vete me shikon me syte e saj, qe une e dashuroj kete qetesi te hirte te perendimit te mjegullt. C`do shkemb I hirte ketu eshte si nje deshmitar I mbijetuar nga e shkuara, I etur per te folur.
Po dicka nga nje Odeon eshte pershkruar sigurisht ne keto qe folem por pasqyra e natyres nuk thote asgje mbi faktin qe po ky Odeon me gjithe ndjeshmerine e tij idilike (dhe jo “pavarsisht nga ajo”) mund te jete pa dashuri, kurnac e fodull.
Qe marr vesh nga keto gjera, kam vene ndienjen me te ngrohte per jeten e fushes ne gojen e ne shpirtin e nje romantiku.


Dito.


  Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.