Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Sarkazma e Boratit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12596)
Postuar nga Balerina datë 21 Shkurt 2007 - 06:47:
Citim:
Po citoj ato që tha Ana
thashe shyqyr qe iu kthye mendja dhe nuk e beri per Shqiperine kete film.
Haha, edhe mua me shkoi mendja nje gje e tille. Do te ishte shume fyese, dhe me vjen keq per Kazaket.
Per mua ishte nje film brilant, ironi e holle, sarkazem, por jo e tepruar. Vetem ajo skena kur po ziheshin nudo Borat me Azamat ishte,ehhmm, "oreks-sjellese", e neveritshme.
Gjithsesi, filmi me ka shtuar jeten. Kam qeshur aq shume, saqe nuk e mbaj mend te kem qeshur per ndonje film tjeter. Skena qe me ka pelqyer me shume ishte ajo e darkes formale, kur i thote ai burri Boratit " I am retired" dhe Borat ia kthen "Mentally or physically?"
Ose kur pyeti ne mund te rrinte prositututa aty si pa te keq.
Pastaj, kur u takua me grupin e zezakeve adoleshente dhe ata e mesuan si te fliste slang, o zot ca gallate. Kur shkoi pastaj tek hoteli te kerkonte nje dhome qe tha :" We need somewhere to park our black a$$es for the night" dhe pastaj kur doli "he was a player hater".
Ka shume batuta te tjera te cilat e meritojne te permenden, por jane shume. Overall, me ka pelqyer jashte mase.
Per te gjithe ata qe nuk e kane pare, mund ta ndiqni ketu (plus edhe shume filma te tjere te fundit), pa nevojen qe t'i beni download: www.peekvid.com
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.